Ambasada e SHBA kishte njoftuar për një ndihmë për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër, shumica e të cilave ishin fidanë kastraveci, por kishte mes tyre dhe fidanë domatesh dhe specash. Ndihma ishte e konsiderueshme për fermerët e zonës së Nënshkodrës, dhe Flamurit ju desh të merrej me organizmin e shpërndarjes së tyre. Këtu nisën dhe problemet për të.
Më e shqetësuara ishte Jozi.
– Ku ku mar Flamur çka na ka bo gazi i botës ky ambasadori me i kto ndihma?
– Po pse, mua më duken të kënaqur njerëzit, i tha Flamuri. Kam shku në Obot, në Velipojë, gjithandej janë të kënaqur. Kanë ardhur në kohë, tamam kur mbillen perimet dhe janë cilësore.
– Ça po thu mar Flamur. Ti menon se janë keq për fidana ata a? Po a e din ti mar Flamur se ne na e bajnë sherrin ata të qytetit. Ata ku me i mbjell kastravecat, në ballkona? A e din mar Flamur çka më thanë dje në Shkodër. Më thanë me u nda fidana kastraveci krejt shpijave në kat të parë prej Parruce e deri afër qendrës se kastraveci don lagështinë dhe ata shpresojnë me u përmbyt përsëri dhe kanë ujë boll. Kurse kateve nga i dyti e lart me u nda domate dhe speca me i mbjell në ballkone.
– Ah, s’ke ç’i bën, i tha Flamuri. I kanë këto shkodranët. Po këta të zonës së fshatrave ishin të kënaqur.
– Po ça i du ata unë mar Flamur. Ata votojnë për Tomën, nuk votojnë për ne. Qyteti që voton për ne, na ka myt në barcaleta. Unë po dyshoj për ni gjë tjetër. Kam frikë se ma ka ba ky Lul Basha se ky ashtë i lidhun fort me ta.
– Po jo, nuk besoj. Ky është ambasadori më i balancuar që ka pasë SHBA në Tiranë ndonjëherë. Ky respekton tamam grupet brenda pushtetit. Ku kemi pasë ne ambasador të tillë që të jetë kaq i balancuar mes teje dhe Lulit. Ja, shikoje. Të solli ty fidana kastraveci në Shkodër, të nesërmen shkon takon policët që ruajnë Lul Bashën. Shumë i kujdesshëm. Jo si ata të parët që merreshin vetëm me atë Burrin dhe nuk kuptohej me kë ishin brenda pushtetit.
– Po mar po, po i ktu e kam hallin un. Se kur shkon takon policat e Bashës dhe u thotë mos kini frikë nga FRESSH asht krejt në rregull, duket qartë se është me Bashën, po kur u çon kastraveca dhe mollatarta në Shkodër duket se ma ka pak me hile mua.
– Po çfarë mollatarta thu se ai ka çu kastraveca, domate dhe speca.
– I ato pra, domate, çfarë i thoni ju se na Shkodër i kena thanë mollatarta. Keshin krejt shkodranët me mua. Ku ku ç’na ka ba. A e din mor ca më ka thënë dje njani në telefon. “Oj Jozi, tha. Thuaj këtij ambasadorit që është nxitu me ndihmat. I kish mbjellë diku në Tiranë ku nuk përmbytet e të na i kish sjellë veç kokrrat kur të piqeshin se nuk i dihet ujit”. Ku ku ca më ka gjetë.
– Epo ai nuk do mbajë gojën e shkodranëve. Ata keq tu çosh ndihma, keq mos tu çosh, tha Flamuri i nxehur. Unë po flas për një gjë të madhe, për një debat intelektual. Po flas për vlerat e ambasadorit që është i balancuar. Kemi 20 vjet që na vijnë ambasadorë të njëanshëm. O me Berishën, o kundër Berishës. Ky është i vetmi që e ka kuptuar se me kë duhet të jetë. Ta them unë ty. Ky e ka ndarë mendjen. Jam ambasador në Shqipëri? Po! Atëherë dihet që ambasadorët janë me qeverinë. Në rregull. Tani kujdes ka thënë. Brenda qeverisë ka grupe rivale? Ka, i kanë thënë në ambasadë. Atëherë duhet të jemi të paanshëm, ka thënë. Duhet t’i respektojmë të gjitha grupet brenda qeverisë. Dhe i ka respektu. Jo, s’ke ç’i thu. Ty të ka respektu. Lulin e ka respektu. Krejt i ka respektu. Unë po jam i kënaqur se po qe se respektojnë atë Burrin, unë i respektuar jam. Ky po që është diplomat. Jo, këta e ka ky. Ky nuk bën lojëra si ata të tjerët, jo, duhet me respektu edhe qeverinë, edhe opozitën. Jo. Ky është i qartë. Është me qeverinë, por është i paanshëm brenda grupeve. Këtë e ka ky.
– Po mar Flamur, po, por kam frikë se ata që ka afër nuk ia shpjegojnë mirë rëndësinë tonë. Kena humb konkavet krejt. E kam pasë marr inat atë ambasadë prej atij të parit që bënte letra publike kundër meje dhe s’kam shku ma. Duhet me i vendos dhe një herë kontaktet se nuk ban me i gënjy ai plehra për ne. Nuk më del e keqja kush i ka thanë me çu kastraveca në Shkodër. Se asht pak me hile. Donë me u thanë dhe shkodranëve kastraveca. Jam e bindun që ambasadori e ka bërë me sinqeritet, por aty brenda ka hedhë helm dikush. Se ai duket burrë i mirë boll. I qeshur, i pafajshëm. Krejt i mirë asht. Po dikush e ka manipulu. Kam frikë se ky plehra, Luli mund të jetë tallë. I ka thënë shkodranët janë kastraveca a diçka të tillë, dhe atij i ka mbetë në mendje dhe ka dërgu ndihma në kastraveca.
– Mua nuk më duket ashtu. E ke marrë inat kot. Unë jam vetë nga fshati. Fshatarët ku ta gjejnë një fidan të sigurt. Ti do me marrë fidana nga Fiqoja i Vorës me bë misra pa kokërr pastaj?
– Ça po thu mar Flamur. Ti kujton se shkodranët mezi që po presin me shitë kastraveca a? Ku ku me dalë në pazar katunarët e me thanë: hajde kastraveca Shkodre, hajde kastraveca me farë amerikane, ku ku ç’na ka gjetë. A e dinë mar Flamur ça kanë me ba ata karagjozë. Mbaje mend i këtu po nuk kanë me qit tabela në pazar kur të bahen kastravecat “Kastraveca Arvizu”. Ku ku Flamur, e bajnë ata dhe ai plehra pastaj ka me raportu në ambasadë që e kanë ba Jozi se ka inat ambasadën. Ku ku ç’ma ka gjetë me këta kastraveca. Kam kenë që 19 vjeçe tek Instituti i Misrit, Orizit dhe Perimeve, por gjithmonë kena kenë të kujdesshëm me kastravecat. Ma ka pasë thanë drejtori im, ka kenë burrë i njoftun shumë, më ka pasë thanë gjithmonë: provo pa frikë çdo gjë që bëj unë ktu dhe janë ma të mirët, veç për kastravecin mos më shaj se kaq bëhet, s’bëhet ma mirë. Ku ku ç’na ka bë me kta kastraveca.
– Nuk di pse je fut kaq në panik. Unë nuk shikoj asgjë të keqe. Të është fiksu keq me këtë kastravecin se ngaqë je në qytet e përfytyron veten duke e ble dhe duke e marrë në dorë, kurse kënaqësia e fshatarëve është kur e mbjellin. Ambasadori e ka gjetë tamam. Ti përfytyron shkodranët duke shitë “Kastravecat Arvizu”, kurse unë dhe ambasadori përfytyrojmë gëzimin e fshatarëve duke e mbjellë atë. Është krejt ndryshe. Nejse s’po të zgjas me këto, por po të them që je mërzitë kot. S’ke për të gjetë ambasador më të paanshëm dhe më të sinqertë amerikan për ne. Kaq i balancuar dhe i paanshëm me gjithë grupet brenda pushtetit s’ka me shkelë kurrë njeri në këtë vend.
Comments are closed.
Si nuk e kuptoj fare une kete kokrren e idiotes kur flet? Aq me teper edhe ketu ne gazete, ne shkrimet per te. Nje pyetje kot – Flamuri mos eshte gje ai kokmushka e Fahriut?
Jozi i njeh mire kastravecat qe prej Institutit te Misrit haahah sa e shpifur eshte kjo mor aman, edhe kastravecat vyshken para kesaj. Super-injorante.
Flamuri eshte deputet o “durrsaku_gjerman”, Flamur Noka, njekohesisht edhe sekretar organizativ me duket tek PD-ja.
flamuri eshte kokrra e injorntit rrinte para konvikteve dhe hante fara
Beri ca greva dhe e mori SALA . Me gomar mashkull nuk gjen SALA eshte lule para ketij