Flamuri zbulon Xheki Kenedin e PD-se

3 Mars 2011, 20:47Antena TEMA

Flamuri u trondit dje nga gazeta Standard. Zëdhënësja e Ministrit të Jashtëm kishte shkruar një shkrim për një drejtoreshë të Ministrisë së Jashtme duke tentuar të përshkruaj karakterin e saj dhe ngulte këmbë që nuk ishin takuar në zyrë ku punojnë bashkë, por në një restorant. U bë dhe më keq kur mori vesh që kjo tipja që kishte përshkruar qenkësh grua e Aldos dhe vajzë e Zhulalit. E lexoi dy- tri herë me vëmendje mos gjente ndonjë detaj kundër atij burrit, por nuk gjeti. E pa me vëmendje se mos citonte ndonjë fjalë se ç’u thoshte për shembull babi për atë Burrin, por nuk thoshte asgjë. E pa me vëmendje mos i shpëtonte ndonjë fjalë se ç’mendonte Aldo për atë Burrin ose për partinë në përgjithësi, por nuk kishte asnjë fjalë.

E rilexoi dhe një herë. Tentoi mos gjente ndonjë fjalë se ç’mendonte kjo personazhja për atë Burrin ose për politikën, por nuk gjeti asgjë. Për diplomacinë po asgjë. Filloi ta lexojë dhe një herë. U ftillua pak më shumë. Rubrika kishte një fjalë anglisht që nënkuptonte ngrënien.  – Do ketë ndonjë gjë me takt tek menyja, mendoi me vete. Babai i saj na nxiu jetën nga ‘97 derisa vdiq dhe kjo s’ka mundësi ta fshehë veten. Tek ushqimi do ta ketë, tha. U kujtua që dikush i ka thënë që mamanë e ka pas shitëse djathi në Peshkopi. Filloi ta lexojë me vëmendje. Prapë asgjë. Bile as djathë nuk paskësh në meny. Vetëm përmendte vazhdimisht një fjalë “tartuf”.

Ç’të jetë kjo, tha me vete. Kjo gazetarja thotë që qenka një gjë që i hidhet mishit përsipër. Flamuri që vjen vetë nga vendi i mishit e di shumë mirë që mishit vetëm kripë i hidhet. U përpoq të vriste mendjen. Se ç’i kujtonte diçka ky Tartufi. Kishte të bënte me letërsinë. Tani s’dinte kë të pyeste. Jozin që e kishte të vetën për halle të tilla nuk e pyeste dot se ajo s’ka lexuar asnjë libër. Patozi mund ta tallte. Solli në mendje disa emra të tjerë, por asgjë nuk i kujtohej.

Më në fund ju kujtua Ceca.

– Po pyes atë, tha. Ceca, më ndihmo pak me këtë personazhin e Tartufit, çfarë është se e kam harruar, kam vite që nuk e kam lexuar më.

-Ku di unë, vari trapin. Është një komedi e Molierit me atë emër. Seç është një personazh hipokrit ai, që tjetër thotë e tjetër mendon. Është ajo komedia që e ka pasë ndaluar Luigji XIV. D.m.th si të ta them unë, vari trapin punë hipokriti.

– Hë, hë, ma ka gjetë tamam se mu kujtua dhe mua, tha Flamuri. D.m.th punë hipokriti. Po, po, më kujtohet. Rrofsh Ceca.

– Ore, ç’u ka hipë qejfi me këto personazhe se pashë dhe atë Taqin e naftës që kishte shkruar për Faustin?

– Haha, jo, jo, atij ja shkruan Laçkoja, s’ka faj. Mua më duhet për diçka tjetër.

– E mo mirë, vari trapin se kot të pyeta, por po më çudisni. Një pyet për një që bën marreveshje me djallin, tjetri pyet për një simbol të hipokrizisë…

– Le, le, se më shpëtove, je në rregull ti, i tha Flamuri. S’kam punë me atë unë, kam hall tjetër.

E mbylli me Cecën dhe më në fund u ngrit i gëzuar në këmbë.

– E gjeta, tha më në fund. D.m.th e vetmja gjë që kuptohet nga ky shkrimi i kësaj zëdhënëses është që çifti Bumçi- Zhulali kanë qejf tartufin. Tartufi qenka hipokrit. Këta për ta maskuar e kanë bërë salcë mishi. Këtë s’ma hedhin dot. Tani i kapa. Do marr Jozin tha, dhe ngazëllhej me vete.

– E kapa, tha. E lexove?

– Jo mar Flamur, kënd ke kapë, Lul Bashën a?

– Jo, jo, Bumçin dhe Zhulalin.

– Kënd mar?

– Bumçin dhe Zhulalin. Lexo në gazetë. Ka bërë njëra e Haxhinastos një shkrim për një të Haxhinastos,  por thotë që nuk jemi takuar në zyrë të Haxhinastos, por në një restorant. E di pse e ka bërë këtë, që të shpjegojë me kod se çifti Bumçi- Zhulali na e kanë me hile, janë hipokritë.

– Çfarë thu mar Flamur se s’po të marr vesht?

– Po, po. Lexoje. Shkrim për vajzën e Zhulalit. E ka përshkruar në hollësi çfarë ha dhe si ha. Dhe vetëm një gjë kuptohet. Që do çdo drekë tartuf. A e di ti çfarë është Tartufi? Ta them unë. Është personazh i komedisë së Molierit që simbolizon hipokritin. E ka ndaluar Luigji XIV. E kanë nxjerrë kokën më në fund.

– I tash s’po të kuptoj fare mar Flamur. Si ashtë puna? Sa herë që hanë drekë kta si çift lexojnë Tartufin a?

– Jo moj, jo. Për të lexuar nuk lexojnë fare ata, por demek sa herë hanë drekë thonë që i hedhin mishit Tartuf. Dmth me takt bëjnë muhabete hipokrite.

– Ku ku mar Flamur, po tartufi asht salcë me sa e di unë, nuk ashtë libër. Noshta ashtë dhe libër, por unë për salcë e di.

– Eh, për salcë e dinë dhe ato që kanë hëngër drekë, por unë e di të vërtetën se unë lexoj libra.

– Po më çudit shumë mar Flamur. Kuku se ditkam që një salce mund t’i vihet emni i një libri. Si me kanë libër kuzhine. Ku ku cmë bane me e lexu kët shkrim.

Dhe filloi ta lexonte. Kur kërcen papritur.

-Mar Flamur ti keke idjot. Si mor të paska mbet në mendje Tartufi dhe s’të ka mbet Gjeki Kenedi. A e shef mor që kjo thotë se ngjan me Gjeki Kenedin.

-Po e pash, por s’më bëri përshtypje.?

-Si mar Flamur s’të bani përshtypje. A e din ti cdo me thanë me ngja ajo me Gjeki Kenedin. Dmth që Aldo do me u bë president. Ka qëllu me qitje të largët ajo gocë.

-Nuk e vura re këtë. Pse grua e kujt ka qenë kjo Gjeki, pyeti Flamuri.

-Jo me Gj se nuk e them dot po me Gj si Gjaketa.

-Aha Xheki. E kujt ka qenë kjo?

-Po e Kenedit mar Flamur që e vranë pasandaj e u martu me atë grekun Onasis.

-Ca me të thanë Jozi, këtë se dijsha. Po kur vritet ky Kenedi, cila parti e mori, ajo që ishte, apo tjetra. ?

-Po q’rëdnësi ka kjo mar Flamur. Rëndësi ka që ktyne plehnave ku su shkon menia. Se ka kenë kaq I fshehun ky Aldo s’më shkonte menia. Ku ku me kanë vajzë e Zhulalit si Gjeki e Aldo si Kenedi..ku ku..na ngelet vec me u ba dhe ai Taqi si Onasasi

16 komente në “Flamuri zbulon Xheki Kenedin e PD-se”

  1. ben says:

    Shkrimi qe ishte bere tek gazeta Standart per vajzen e Safet Zhulalit ose gruan e Aldo Bumcit (ku eshte marre pikenisja per humorin )te vjen per te vjelle po ta lexosh.I sugjeroj lexuesve mos ta lexojne ate shkrim se mund te thyejne cfare kane perpara.

  2. Lex Rex says:

    Gruaja e Aldo Bumcit eshte bere drejtore duke shkelur ligjin. Qe te behesh Drejtor i Pergjithshem ne MPJ duhet te kesh minimumi 10 vjet ne sherbim te jashtem. Nejse, duhet rroge e madhe qe te paguaje dado per femijen.

  3. rezart says:

    Shkrim i jashtezakonshem! Mero Baze for President!!!

  4. Dino USA says:

    Portokalli ne televizor dhe Antena ne shtyp po na ndryshojne gjendjen shpirterore.Nga gjithe ajo ngarkese sherresh dhe ndodhish makabre qe dita ngarkohet gjithnje e me shume ,bejme pak relax,ndjejme qe jeta ka dhe buzeqeshje.

  5. Andreas says:

    Ndonje ndriçim per kete Cecen, kush eshte?

    1. dymi says:

      Ka qene zedhenesja e PD, tani vari trapin.

      1. Andreas says:

        para se ti varim trapin, emrin e plote si e ka?

        1. Lex Rex says:

          Juela Mecani

    2. LORA says:

      Quhet Erla Mehilli.

      1. Andreas says:

        flm Lora. e njihja po nuk e dija qe ne perdorim te brendshem e therrisnin Cece.

        1. Lex Rex says:

          Juela Mecani mbaj mend qe perdorte ne korrespondencen me Frangaj shprehjet ”vari trapin” dhe ”katund” keshtu qe Ceca duhet te jete ajo. Megjithate edhe Lora mund te kete te drejte. E c’rendesi ka ? Vari trapin ?

  6. mendertafuti says:

    kjo eshte rubrika me e bukur e TemA-s

  7. Gjozhevinja-kukuuu says:

    “Jozin që e kishte të vetën për halle të tilla nuk e pyeste dot se ajo s’ka lexuar asnjë libër.”
    po ku di te lexoje ajo kafshe grua-burre, kokrra injorantes qe nuk meson akoma shqipen. hahaha

  8. rrapi-i-treshit says:

    sa per dijeni komentuesve
    ALDO BUMCIN e rreh gruaja Tani nuk mund te them nese e rreh kot pa shkak apo kur ben faj por di qe e rreh

  9. eli-Tiv says:

    …kot e ka Xheki i Aldos….SB ka caktuar si president Lulin……dihet qe ai nuk do te fitoj…nderkohe do na mbushi me ndjen qe zgjedhjet u bene ne rregulll…..(s’ka rendesi ne se PD do te humbi…jane vetem zgjedhje lokale….saliun e ka zgjedhur “proqesi” i vjedhes)……..E si per inat te te gjithevw Luli behet president….Tani po ju pyes kush Xheki e vertete ????
    V.O. shpesh me ka lindur pyetja …asnjehere Saliu nuk ka thene qe :-votat nuk jane vjedhur_..une ju betohem per kete !! Gjithmon thote qe opozita s’ka prova, s’me le kushtetuta, te tjeret na thone se kesaj rradhe ishem me mire.. etj.
    Pra une jam hajduti ‘ por nuk ju lashe te me kapni??!!
    Le te dali e te betohet qe nuk ka vjedhur e une dote jem e para qe do ta besoj….!!

  10. beso says:

    Mero,tartufi perdoret ne guzhine,por eshte rrenje,si rrenje plepi,apo kallami.Eshte gje e rrallle.Ka dy lloj tartufi,i zi dhe i bardhe,vjen ere si gaz natyror;pyet Taçin se ai ka qene kamarier,dhe eren e gazit natyror ka ca vjet qe ka filluar ta njohe.Tartufi i zi nuk kushton nje çmenduri,por ai i bardhi kushton qimet e kokes;nje 200 gr eshte goditur ne ankand per 50 mije euro;nuk po tallem!Por Aldo Bumçit i blen e shoqja nga ajo salsa e tartufuar,qe eshte me perberes kimike,se s’i del rroga Aldo Bumçit te haje tartuf,as nje here ne muaj;prandaj i vijne ere gazra fjalet Aldos se shkrete?Tartufin,ata qe e njohin dhe dine te hane(se duhet te dish per ca gjera,s’mjafton vetem te kesh)e grijne holle mbi mish krudo(te gjalle)ose mbi makarona,qe kamarieri ia grin me doreza te bardha;imagjinoje sa kushton nje pjate e tille?Eshte sikur te shkosh tek shefi i madh italian,Gualtiero Marchesi,dhe te kerkosh risotto me flori(se ai e ka shpikur),se floriri 24 karatesh eshte i ngrenshem;imagjinoje vete çmimin e nje pjate me risotto.Gjer tani nuk jam tallur;te gjitha keto jane te verteta!Pyesni Taçin,qe i di te gjitha;qe nga Epika e Gilgameshit e deri tek vjershat e Nerudes kunder United Fruits…E lexova shkrimin e Taçit,Mero;e kuptova qe Klani jot qenka i tmerrshem,i paskeni polet Negativitete(?!!),prandaj s’u beka Shqiperia,dhe rrezohen tynelet?!.Aman,me gjej kush ia ka gjetur Taçit kete term,se as ne italisht nuk tingellon,pa lere ne shqip qe ishte beter fare?..Une e kam me benzine makinen,Mero,po prape kur kthehem nga Shqiperia e di qe duhet te ble aditiv per pastrim injektoresh,Nje shoku im me PD,qe e ka me nafte,i nderroi pompen e naftes;e ke peshqesh nga Taçi-i thashe-se ai po djersitet shume per kapitalizmin kodosh shqiptar.Kur e pa ne ofiçine me zuri bese;militantizmi eshte i serte per tu dorezuar-duhet te paguajne nga xhepi qe te zbuten!Me Antenen,Flamurin e Jozin ke gjetur nje trio te forte,Mero,do te kerkoje Jozi copyright-in,se i kushton me shume budallalleku. PS. Kjo puna e tartufit me kujtoi nje tjeter.Shkova tek Conad tek Komuna e Parisit,dhe tek sallamerite shikoj nje produkt qe ne italisht i thone speck(mish derri i tymosur)qe shitej si bresaola(mish viçi i kofshes i stazhonuar ne vere dhe ereza),per 35 mije leke kilen.I them shiteses qe eshte gabim,se speck-u kushton dy here me pak se bresaola…Ajo ngulte kembe se ishte e njejta gje,dhe paskesh qene ne Itali,e me the e te thashe.Gruaja me terhiqte te mos harxhoja frymen kot,por une prape po sqaroja shitesen e supermarketit qe behej fjale per mish derri ne tym,e jo mish viçi ne vere te kuqe;dhe çmimi kudo ne Itali eshte dyfish me pak per derrin,sepse behej fjale per mashtrim,sikur te shesesh koçkullat per lajthi.Mu duk se me kuptoi,dhe kur u ktheva pas nje jave,pashe qe çmimi ishte po ai;dmth e kisha harxhuar frymen kot,por si konsumator sa mund te beja?Keshtu dhe puna e tartufit;ajo zonja do ta kete lexuar ne liber guzhine qe eshte interesant tartufi,dhe ka dashur ta beje interesante intervisten.Shendet te gjitheve,se ju bezdisa duke shkruar shume!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje