Flamuri mori dje një letër tronditëse. Muhamer Gadafi, udhëheqësi i revolucionit libian, i ka shkruar një letër Sali Berishës, në të cilën e paralajmëron atë se po bie viktimë e atyre që duan të mbështesin rebelimin dhe prishjen e rendit kushtetues. Në letër vihet theksi tek roli negativ dhe destruktiv që po luan në këtë histori ministri ynë i mbrojtjes, Arben Imami, i cili i ka shprehur gatishmërinë e tij NATO-s që tu bashkohet forcave të aleancës në Libi në rast ndërhyrje ushtarake. Flamuri lexonte letrën i tronditur dhe nuk ishte i bindur si ishte, mirë apo keq për atë burrin. Ja teksti i letrës:
“I nderuar udhëheqësi i revolucionit demokratik shqiptar Saleh Berisha. Mësova nga kanalet diplomatike se Shqipëria, të cilën unë e adhuroj si vend vëlla mysliman, ka shprehur gatishmërinë që t’u bashkohet forcave të NATO kundër meje. Udhëheqës të tillë historikë si unë dhe Ti, natyrisht që nuk na impresionojnë ndërhyrjet ndërkombëtare, por miqtë tanë të përbashkët më sugjeruan të të dërgoj këtë letër konfidenciale për të kuptuar se si qëndron e vërteta.
Ju e dini se një president amerikan, i quajtur Ronald Regan, dhe më pas një tjetër me emrin Xhorxh Bush, kanë sulmuar deri dhe shtëpinë time duke tentuar të më vrasin. Por fryma e revolucionit nuk mund të vritet. Ja ku jam gjallë prapë. E kam përjetuar me shqetësim kur një president tjetër amerikan ka dashur të të heqë qafe ty dhe familjen tuaj në vitin 1997 dhe jam lutur për ty që të shpëtoje. Ti më pas pe punën tënd edhe bëre kompromis me ta, kurse unë nuk ua fal kurrë. Sidoqoftë jam i sigurt se të dy e kemi të qartë me kë kemi të bëjmë. Unë e kam parë me vëmendje se ata po tentojnë paralelisht të bëjnë me mua atë që bëjnë dhe me ty. Së pari duan të na mbushin mendjen se kur njerëzit protestojnë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë, nuk duhet të vrasësh. Kjo do të thotë që ata persona paguhen prej tyre dhe janë thjesht vegla të tyre për të na rrëzuar. Më erdhi mirë që të dy kishim një përgjigje të qartë për ata plehra. “Jo tre, jo treqind, por mijëra mund të vriten po shkelën në dyert e institucioneve”. Më erdhi mirë që edhe pa u konsultuar kishim të ënjtën përgjigje për veglat e tyre.
E dyta që sajojnë pas vrasjeve janë thirrjet për paqe dhe dialog. Njësoj si ty dhe mua duan të më fusin në bisedime me rebelët. Në këtë pikë jam i qartë që nuk do përfundoj kurrë. Po ashtu kam besim dhe tek ty.
E treta gjë e poshtër është se duan të na krahasojnë me Ben Alinë dhe Mubarakun. Dihet që nuk kemi asnjë ngjashmëri. Ata ishin kukulla amerikane të vendosur aty jashtë dëshirës së popujve të tyre, kurse unë dhe ti kemi ardhur në pushtet jashtë dëshirës së amerikanëve, por me vullnet të popullit. Kjo na bën shumë të ndryshëm nga ata lepuj frikacakë që dorëzuan pushtetin me dy pushkë dhe dhjetë të vrarë.
E katërta që duan të na sulmojnë është familja. E kam parë që edhe në rastin tuaj, edhe në rastin tim, merren shumë me pasuritë e fëmijëve tanë. Kjo është një shëmti e madhe. Ata i kanë fituar pasuritë me djersë dhe merita, kurse ata duan të krijojnë idenë se kanë përdorur pushtetin tonë. Nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi ne të dy e dimë mirë se po përdorim pushtetin e pareve të tyre për të rregulluar punët tona.
Për gjithë këto arsye i dashur Saleh, po të shkruaj për të tërhequr vëmendjen se një Ministri juaj i Mbrojtjes, Ar Ben Imam, po punon pas krahëve të tua, njësoj si disa ministra të mi që u bashkuan me rebelët. Ai ka firmosur që ushtria shqiptare t’i bashkohet NATO-s kundër meje. Njerëz të tillë si Ministri juaj Ar Ben Imam, janë përkrahës të rebelimeve në gjithë botën dhe kanë ambiciet e tyre të sëmura që i realizojnë përmes luftës. Ambasadori im në Shqipëri më ka treguar se ky njeri ka udhëhequr një rebelim të armatosur edhe kundër jush derisa në vend kanë ardhur forcat e NATO-s në vitin 1997. Të njëjtën gjë tani dëshiron ta bëjë dhe në Libi. Të sugjeroj të mos kesh besim tek një njeri që ka bërë njëherë rebelim dhe që nga emri i ngjan Ben Alisë. Së dyti, desha të të kujtoj se edhe kundërshtari im kryesor në Libi është një Imam, nga këta që paguan Al Qaida këtu për të përmbysur arritjet e revolucionit. Për gjithë këto arsye mendoj se është mirë të mos bësh gabimin tim që i besova Ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë dhe sot janë me rebelët. Unë të sugjeroj që ministrin Ar Ben Imam, ta largosh nga kabineti dhe ta marrësh vetë kontrollin mbi ushtrinë në këto momente të vështira. Të siguroj se mirënjohja ime nuk do të mungojë. Edhe pse këta të degjeneruarit e Perëndimit kanë vendosë embargo kundër vendit tim, unë kam besim se ti di si ta thyesh embargon dhe të shkëmbejmë pasuritë tona kombëtare me njëri- tjetrin siç është nafta dhe armët.
Me respekt,
Udhëheqësi i revolucionit Muhamer Gadafi”,
Flamuri e lexonte dhe nuk ngopej.
– Po që ka të drejtë, thoshte me vete dhe pastaj i trembur shikonte rrotull mos e kishte dëgjuar njeri. Fakti që posta ja kishte dërguar Flamurit për informim letrën, do të thoshte që i duhej përcjellë ndonjë mesazh Imamit. –Po që nuk e ka keq, vazhdonte të mendonte me vete, po që nuk e ka keq… ja njësoj ua kanë bërë të dyve këta amerikanët. I trullosur nga letra u ul në kolltuk dhe hapi Tv Klanin të shikojë lajmet. Dhe ja lajmi bombë. Ai Burri ua kishte përplasë në fytyrë disa amerikanëve të Institutit Demokratik punën e puçit të shtetit duke fajësuar prapë kryeprokuroren.
– Ç’ua bëri mirë, tha me vete, se ai amerikani që erdhi para një jave i dha ultimatum gjoja. Po fole më kundër saj, prishemi bashkë, i paskësh thënë. A ç’ia bëri mirë, tha me vete. Po ua mbajti, le të prishen… Po që s’e ka keq ky në letër, i erdhi prapë në mendje.
Comments are closed.
FLAMUR ,tani qe po te shkruaj jam i siugurte se nuk me shikon njeri ,si ”pucist”qe jam, jam futur ne nje bunker si vendi me i sigurte jam mire deri tani qe te shkruaj besoj se korjeri do vije gjalle a vdekur te dorezoj letren ne dore. Larte madherija e tij S ‘HALE’ BERISHA ME TE DREJTE ESHTE I SHQETESUAR,,,, .djemte kane dale nga udha e zotit ju ka mare mendjen QOFTELARGU,,dhe Myfyterve dhe Imamerve , DUHET PRERE VESHI,,, ai di mire nga keto pune,”DOKTORE” eshte, di ai si ndimohen shoket ne kohe embargo , ka pervoje ti e di si e ndihmoj BIG BROTHER kur i mbeten tanket pa nafte . saper ”KARDAFIN” nuk ka dhe shume faj i tha qe nuk ndertohet haleja kur te vin shurra ,,,epame ne 21 janar di lartmadhnia etij S’HALE BERISHA, si shtohen ,,JETIMET,,,,,,,