Iliri çeli dje fushatën elektorale në Tiranë. Edhe pse fushata nuk ka nisur zyrtarisht, Iliri tentoi të bëjë një test se si do pritej nga njerëzit dalja e tij publike. U takua me Flamurin dhe Fahriun qysh në mëngjes. Tri ishin problemet kryesore. Slogani i LSI për këto zgjedhje, akuzat ndaj Edit dhe mbështetja ndaj Lulit.
I pari e mori fjalën Fahriu.
– Unë mendoj që duhet të jetë një gjë e fortë që të mbahet mend gjatë në këtë vend, tha. Unë nuk besoj se ka një ngjarje më të madhe se kjo aleancë në historinë e kombit tonë. Është e para herë që e majta e vërtetë dhe e djathta e vërtetë bashkëpunojnë mes tyre kundër sigurimsave dhe perversëve. Kjo duhet theksuar.
– Po le o Fari çfarë sigurimsa thua, i tha Iliri, se dhe ata pak sigurimsa që më kanë mbetur në parti më tremben dhe ikin.
– Jo, e ke gabim Ilir. Ata oficerë sigurimi që ke ti në parti kanë qenë patriotë, kanë luftuar për Shqipërinë. Ata që kanë ikë me PS kanë qenë ose homoseksualë, ose spiunë dyfish. I di ca gjëra unë, po prit se do dalin në fushatë. Tani një gjë kam merak unë. Ky Luli duhet të forcohet shumë si figurë dhe tregohet qartë se aleanca LSI- PD e nxjerr atë fitues të sigurt. Duhet thënë çfarë i bashkon të majtët dhe të djathtët në Tiranë rreth Lulit.
– Po kjo zgjidhet, tha Meta. Do t’i bie fort unë akuzave për korrupsion. Do them çfarë na bashkon ne me Lul Bashën. A e mbani mend si e akuzoi prokuroria politike se ai është fajtor për 200 milionë euro të çuara dëm sipas tyre në rrugën Rrëshen- Kalimash? Natyrisht që e mbani. Ata deshën që të mos i kishte Luli në dorë ata pare po ata. Dhe si përfundoi akuza? Asgjë, një vrimë në ujë. Ata nuk guxuan as ta çonin në gjyq. I keni dëgjuar si më akuzojnë mua se për 7 minuta kam përmendë 700 milionë euro pazare në qeveri? Natyrisht e keni dëgjuar. Ata kanë zili se në vend tim me bllok në dorë duan të jenë ata. Po e dini si do përfundojnë? Ua them unë. Njësoj siç përfundoi dosja Basha…. ja pra kjo është ajo që ne na bashkon me Lul Bashën dhe ndaj duhet të votojmë për të. Unë ftoj burrat dhe gratë e Tiranës t’ia japin Bashës dhe Xhixhos. Nuk do të zhgënjehen. E bukur ë, si të duket vëlla…?
– E fortë është, tha Fahriu. Po duhen dhe teza të tjera…
– Kam unë dhe të tjera. Prit, do kap të dytën. E dini ju çfarë na bashkon ne me Lul Bashën? Ju e mbani mend sa paragjykime ka pasë në rajon për serbët dhe investimet e tyre në Shqipëri? Unë kam qenë i pari që kam tentuar të thyej këtë akull qysh në vitin 2001, por nuk arrita. Lul Basha i solli ata në Tiranë dhe falë tij ne kemi sot investitorë serb në gjithë sektorët, në energji, në rrugë, në tregti armësh dhe skrapi, bile ku përfshihen dhe miq tanë ish diplomat të një vendi mik perëndimor. Mua deshën të më godasin si proverb, por nuk mundën. As Lul Bashën nuk do mund ta godasin. Ai është njeriu që ka punuar për paqen në rajon, kundër terroristëve, kundër atyre që vrasin të pafajshëm, dhe ka forcuar miqësinë me miqtë tanë në veri. Ja pse ne jemi aleatë me Lul Bashën dhe duhet ta votojmë atë… Mirë e thashë mo gjigant?
– Shiko, mirë e the, po kam frikë se nuk kuptohet kjo puna që keni bërë me serbët se paragjykohet. Sikur ta thuash miq nga rajoni, tha Fariu.
– Po jo mo flori, mirë është kështu se duhet t’i trondisim këta. I madh je…
Flamuri po dëgjonte i shastisur.
– Po mirë, pyeti papritur, ku do ta bësh mbledhjen se më duhet të dërgoj njerëzit?
– Tek Pallati i Kongreseve, tha Iliri.
– Mirë, po të dërgoj nja 500 vetë, po mos e përsërit shumë çfarë bashkë LSI-në me Lulin, po thuaj çfarë na bashkon ne me Lulin se mërziten ata njerëzit dhe ikin.
– Pse mo flori, ç’kanë me LSI ata?
– Po asgjë mo burrë, po u ka mbetë zakon nga e kaluara dhe s’ngjit akoma. Ç’ke ti, thuaj Ne, njësoj është.
– Mirë mo flori, si të duash ti. Po gjigante do jetë ë.ë.ë.ë.ë..
– Duhet dhe ndonjë gjë tjetër e fortë, tha Fahriu.
– Ka plot mo flori. Ja do them çfarë na bashkon ne me Lul Bashën… mbrojtja e institucioneve. Policia shqiptare vetëm në kohë time dhe në kohë të Lul Bashës ka qëlluar mbi njerëz që kanë sulmuar institucionet. Ja pse duhet të votojmë për të…
– Kjo është pak delikate, tha Flamuri, duhet të thuash me kujdes. Se aty në sallë ato që të çoj unë janë militantë të PD-së dhe e kanë akoma inatin që ke vrarë njerëz në Bajram Curri. Se problemi jonë është që këta militantët janë me PD, po jo me Lulin. Prandaj bëj pak kujdes.
– Po ç’ke ti mo flori, e ndryshoj muhabetin si duhet unë e di vetë. Tani për sloganin na thuaj ndonjë gjë, çfarë të vëmë?
– Unë them “LSI – Pasuri!”, tha Fahriu. Ka kuptimin që i bëni njerëzit e pasur.
– I madh je flori, u hodh Meta nga gëzimi. Apo jo mo gjigant, iu drejtua Flamurit.
– Unë them “Mbro Metën, mbro të vërtetën”, tha Flamuri.
– Jo, jo, se duket si parullë mbrojtëse, tha Fahriu. Duhet sulmuese. LSI- Pasuri shkon më shumë.
– Po ndonjë gjë kundër Ramës çfarë të themi o flori, pyeti Meta.
– Po ja ti themi “vota për Ramën na heq nga duart Tiranën” ka kuptim që s’do kemi mundësi të bëjmë ndonjë punë në Tiranë po s’fituam, tha Fahriu.
– Gjigant je o flori, rrofsh, i tha Meta, duke i mbajtur shënimet në bllok. Pasi pështyu dy herë mbi gishtin e madh, shënoi diçka dhe në fletën tjetër dhe e mbylli.
Comments are closed.
LSI = LIDHJA E SALIUT E ILIRIT = HAJDUTËRI