Flamuri nën presion nga Fahriu për arrestimet

11 Mars 2011, 19:54Antena TEMA

Arrestimet e djeshme e kapën në befasi Flamurin. Puçistja duket se filloi të hakmerrej pikërisht kur të gjithë e kishin harruar historinë e naftës kontrabandë. I pari që e mori në telefon i alarmuar ishte Fahriu.

– Flamur, kanë arrestu një mikun tim mo burrë, këtë Fishekun, është alamet djali, më i pastër nuk bëhet, na ka ndihmuar gjithmonë. E ka bërë ajo plehra nga inati im.

– Çfarë thu mo burrë? As unë, as ai Burri nuk dimë gjë. Vetëm po e ka bërë ajo shoqja e bulevardit me kokë të vet.

– Ajo e ka bërë mo burrë, mos e diskuto. E kanë me mua, mos e diskuto se ai rrinte natë e ditë me mua. Njeri më të mirë nuk kam njohur. Sa herë kemi pasë hall, aty kemi trokitur.

– Çfarë thu mo burrë, si mund të arrestohen njerëzit pa ditur gjë unë dhe ai burri. Dhe po ka ndodhur, ta dish, s’e ke prej nesh.

– Po e di mo burrë që s’e kam prej jush, po si i bëhet sikur ta lëshojë policia dhe të çoj avokatin. Ai është biznesmen.

– Nuk e di, ja të flas me atë Burrin. Po bisedoje një herë me Gonin se nga ai varet policia.

– Po ça Goni thua ti, ata me Gonin e kanë, Gonin duan të arrestojnë. Janë punë të thella këto Flamur. Kanë arrestuar një djalë patriot, një njeri që ka qenë zemër e shqiptarisë. E gjitha është lojë e ndyrë, janë në lojë grekët dhe serbët.

– A thu mo burrë grekë dhe serbë, unë them ne nuk dimë gjë, ti na çon në Greqi dhe Serbi.

– Shiko se është lojë e madhe kjo. Ka mundësi mund të arrestojnë dhe një tjetër nga Kukësi se është miku yt.

– Çfarë thu mo burrë se më çudite. Ja të flas me atë burrin dhe të kthej përgjigje.

Mori atë burrin në telefon, po nuk e ngriti. I dërgoi mesazh që kanë arrestu dy njerëzit tanë dhe Goni është në rrezik, por nuk mori përgjigje. S’dinte ç’të bënte. Mori prapë Fahriun.

– Dëgjo, fola me atë Burrin, tha, dhe ti ke të drejtë, por ne s’do flasim një herë për një herë. Ata le të futen brenda pastaj i nxjerrim në Apel se ata i kemi tanët. Asaj shoqes së bulevardit duhet me i rënë ta bëjmë copa. Jo, se e ka bërë nga inati. Ke shumë të drejtë që mund të jetë ndonjë lojë serbo- greke. Ma tha dhe Ben Imami pak se ka qenë para ca kohësh për darkë me Fazlliçin dhe ai i kish thënë që serbët duan të futen në tregun e karburanteve dhe kanë disa pengesa.

– Jo, jo, mos e ngatërro Fazlliçin me serbët. Ai është burrë i mirë, është një patriot i vërtetë shqiptar. Janë serbë të tjerë ata që na kanë inat, jo, nuk është ai.

– Nejse, kot e thashë se mu kujtua, nuk thashë që Fazlliçi është antishqiptar, por që merr vesh nga punët e serbëve këtu.

– Dëgjo Flamur, kjo që po të them është serioze dhe siç ta them unë. Ata të dy që po arrestohen janë njerëzit më të mirë që kemi. Po i lëshuam këtë radhë, do na i arrestojnë të gjithë. Shiko, unë kam pasë mikun tim tek Drejtoria e Kontrollit të Karburanteve. Ka qenë djalë flori. Shiko si funksionon. Unë këtë Fishekun e kisha mik. Ky përziente naftën me virgjine, se tani tregu shqiptar kështu është lëmsh. E ndante në pika të ndryshme në vend. Më thoshte mua p.sh që në Elbasan, Rrogozhinë dhe Durrës tek filan karburant ke naftë të përzier. Ja thosha unë këtij miku tim. Dërgonte inspektorët ai dhe i kapte mat shitësat me naftë të përzierë. Duhej gjobë e rëndë. Po ata njerëz të gjallë ishin, i luteshin aman mos na vërë gjobë, sa lek do. Ai miku ka qenë një djalë i ndershëm dhe patriot. S’merrte kurrë para. Shko ndihmo gazetën 55, u thoshte, dhe ta kam falë. Vinin tek unë. Dhe kishim një kod në telefon. I thosha unë, ka ardhur ky i karburantit nga Durrësi, do të blejë dhjetë mijë gazeta, t’ia jap? Jepja, më thoshte ai. Këto ishin dhjetë mijë euro që m’i jepte ai mua. Dhe nga përgjimet që ka bërë ajo shoqja e bulevardit në gjithë telefonat e mia s’gjen dot asnjë shkelje se unë dal sikur shes gazeta, jo sikur marr lek. Ma ka mësu Kile Goreja këtë variant se ashtu e bëjmë kur marrim ndonjë lek nga këta të postës.

– Ore, ju mirë e paskeni pasë kodin, po mua ky tjetri që më ka pas gënjy me arra dhe raki për Vit të Ri, tha Flamuri i dëshpëruar.

– Nejse Flamur, kjo është shumë serioze. Ne duhet t’i nxjerrim patjetër. Kështu na e bëjnë gjithmonë para zgjedhjeve. Harrove ç’bënë më 2009-ën, më nxorën vajzën ortake me Delijorgjin dy muaj para. Po kanë për ta parë këta më 8 Maj, se mendojnë se mbaroi me kaq nafta virgjine. Prit, prit se kanë për ta parë.

4 komente në “Flamuri nën presion nga Fahriu për arrestimet”

  1. devolliu says:

    Së shpejti më kokën tënde e të Zenit o mafioz Balliu, që të shpëtojë Shqipëria nga ju kuçedrat e pangopura të të çmendurit të Viçidolit, Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.

  2. Robert says:

    O Mero i ke pas te bukura kte Antenen brenda familjes po e ke prish doren kohet e fundit.

  3. Dino USA says:

    La Piovra!

  4. Gjozhevinja-kukuuu says:

    fahriu nuk di ku te coje milionat e eurove, elefanti i piset qe qelbet erë bajge, nuk qenka lodhur duke vajtur me kunaten se burrin e saj e derguan ambasador ne turqi.
    BAHRI FAZLLIU nuk ngopet me para te pista, si elefant i piset qe eshte se i pelqen te shtrihet e ferkohet si derrat mbi tufat e parave. nje pjese te mire ja jep edhe te birit (Klevis Balliu), nje bullafiq injorant gjithaq i piset qe brredh me miliona lart e poshte e qe gjoja e ka derguar per shkolle ne angli po ky s’di as dy fjale ne anglisht. qindra-mijera euro shpenzon djali i Balliut nga ato qe vjedh i ati prej sherbimeve qe i ben Partise!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje