Sandri është marrë dje me Kosovën. Lajmet nga Prishtina jepnin detaje të pastra të një puçi shteti ndaj kryeministrit Hashim Thaçi. Raportet delikate brenda PDK dhe sidomos dobësimi i pushtetit të tij pas zgjedhjes së Pacollit president, kanë rritur paranojën në Prishtinë për mundësinë e një grushti shteti. Sandri, i cili mezi priste një rast të tillë për t’iu gjendur pranë kryeministrit të Kosovës, i telefonoi menjëherë.
– Si është puna, kush do me të rrëzu, e pyeti.
– Po janë do lapera ktu, që po mendojnë se po më hekin me protesta. Ua kena kapë do trakte që kanë lshu përmes internetit. Kqyre çka shkrujnë: “Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna të tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe fllajerët, protesta e madhe”, thuhet në preambulën e Planit të Veprimit që mban titullin “Fushatë e shoqërisë civile për integritet të institucioneve shtetërore”.
– Çfarë thu mo burrë, po ti i q… nën këtyre me kaq shumë gjëra që u paske kapë. Ne këtu nuk u kapëm asnjë letër dhe Doktori doli lexoi tri skenare të puçit. Skenari A që do vritej Doktori në zyrë dhe do t’i vrisnin pastaj gjithë familjen. Skenari B që do rrëzonin Doktorin nga pushteti dhe do ta detyronin të arratisej në një vend mysliman dhe skenari C të fusnin në burg Doktorin, pasi kishin vrarë vetë 4 njerëz në bulevard. E kupton apo jo? Tre skenare pa asnjë copë letër. Me këtë letër që paske ti, ne fusim në burg gjysmën e opozitës.
– Jo bre se s’bën me ba arrestime, por diçka duhet më thënë se kanë trembë miletin.
– Or ti qenka k… Unë të them plasja që është komplot, ti thu s’bën me ba arrestime. Jepja një gazete, kë ke më të besuarën tënde t’ia plasë që është komplot dhe mos e rruj fare.
– Qysh bre me thanë komplot, a je ne veti se s’po ma bajnë të mijtë, Surroi po ma ban?
– Po rrasja mo Surroit, pse po të ha k… për të. Çfarë b…q.. ai. Ka inat që s’e bëtë president dhe do me rrëzu Pacollin. Unë s’e njoh nga afër vallai, po me ç’më tha Fevziu ishte i paparë. Më tha kam takuar gjysmën e presidentëve të botës, po shtëpi si ajo e atij s’kisha pa. I kish ngelë në mendje një servis vere i paparë, po ai k… s’pi verë dhe s’e kish provuar. Le pastaj që gjithë kolltuqet i kishte klas i parë. E vetmja gj që s’i kish pëlqyer ishte që s’kish librari në shtëpi. Më tha që i thashë të duhen ca libra dhe Pacolli i kish thënë se ka porositë 25 metra libra me ngjyrë kafe dhe të kuqe se shkojnë me mobiljet.
– Jo bre se s’është veç punë e Pacollit ktu, e kanë me Kosvën, e kanë me mu, e kanë me krejt çështjen shqiptare. Lere bre se shkije janë ata, i njohim krejt çka janë. Dhe ua kam thënë kurrë me ju s’bëj dialog. Po të jetë për dialog, flas me shkijet e Beogradit, jo me ju.
– Po jo mo burrë ç’ua rrit kaq shumë piacën se s’janë as shki, as lesh ata, ata duan ndonjë copë mo burrë, po vari k… mos u jep gjë nga inati. Dëgjomë mu, futi një listë puçistësh dhe rrasi brenda. E pe si ua bëri Erdogani? Ai është burrë. Se ky joni u tërhoq nga Evropa, po dhe s’kishte ndonjë letër. Po ti e paske tamam.
– Po bre, shumë janë shqetsu dhe të hujt këtu kur kanë marrë vesh. Më ka thonë ai Dell, që s’ban me i nguc gazetarët për ksi punësh se jena në demokraci. Po i thashë bre, s’asht punë demokracie këtu, Kosova është në pyetje. Kta me Kosovën e kanë, s’oshtë puna ime ktu.
– Po le mo ç’meresh me kta ambasadorët se kta k… janë krejt. Po shif bë ndonjë gjë vetë. Rrasi brenda dëgjomë mua. Ose akuzoje Surroin për kryepuçist. Minimumi ja heq ato fondet që merr nga Brukseli si diplomat privat. Se të hajnë trapin këta, hiqen si analistë. Këta janë kot fare. Po të jetë për analist, e bëj vetë, i q… robt.
– Jo bre se nuk ja hekin ata të Brukselit. Boll u kam çu mesazhe bre po s’di çka e dun atë njeri. A e din ti mor vlla çfarë plane ogurzeza ka i për krejt Kosvën…?
– Çfarë, i tha Sandri i çuditur.
– Vallahi s’du me ta thënë se ma merr për ters, por ai ka ba plan deri me u ba president. Ej, president, a e di çka do me thanë a jo? Me kanë ma i madh se unë. Ai laper me ma kalu mu, kjo krejt çmenduri asht. Ej, don me u be president e me më rrëzu mu me Pacollin. A po ndin çka po them…?
– Po mo po. E di unë atë, s’ka nevojë të ma thuash. Më ka thanë dhe Fevzo, që ka vera të mira në shtëpi, po jo si të Pacollit. Dhe shtëpinë, tha, e ka më të vogël. Po ky ka libra në shtëpi. Po, po bleu dhe Pacolli libra siç i kish premtu Fevzos, s’kanë të krahasum këta. Po le varja, mos u merr shumë me të. Rrasi brenda ata të tjerët të të marrin frikë.
– Jo bre s’di çka me ba se kta të hujt s’besojnë asgjë çka them unë. Sa hap gojën, krejt dyshojnë. S’di bre çka u ka bë ky shki atyne që besojnë këtë e jo mu. Ej a po ngon a jo? Ka dashtë me u ba president, po don me më rrëzu. A ndin çka po të them…?
– A ti qenka k… Unë të them ujku, ti më thu gjurmët. Po e dimë mor që do me u bë president, po rrasja po të them.