Lajmi se presidenti Obama kishte nisur një fushatë për të ndaluar talljen, e befasoi shumë Flamurin. E lexoi dhe nuk ngopej. “Presidenti amerikan ka zbuluar përpara një audience të përbërë kryesisht nga fëmijë se kur ka qenë i vogël, e tallnin shpesh për faktin se kishte veshë të mëdhenj, por edhe për emrin. Obama nisi një fushatë për të ndaluar talljen. Shumë të rinj shkojnë edhe drejt vetëvrasjes për shkak se tallen në shkollë me ta. Një në tre fëmijë vuan pasojat e talljes”.
Duhet ta bëj dhe ai burri urgjent, tha. Po të duan le ta kundërshtojnë. U themi që jeni kundër politikës amerikane. Fantastike. Ta bëjmë urgjent, tha. Ai burri mund të tregojë plot histori nga fëmijëria kur e kanë tallur. P.sh një herë ka treguar se nuk kishte top kur ishte i vogël dhe e vetmja lojë që kishte ishte të hipte në kalë. Dhe shokët e tallnin se i thoshin kush luan me kafshë, është kafshar. Por jeta tregoi që ai nuk zbriti kurrë nga kali, tha Flamuri me vete. Pastaj ju kujtuan historitë e tij si fëmijë, kur nuk e kishte ndërruar ende emrin dhe e kishte Feim dhe shokët që e tallnin duke i kënduar këngën e komedisë së prefektit, “O Feim, O Feim, puna jote aferim, gomar ti, gomar kush të vuni, sot a nesër kërcet druni”. Duhet ta bëjmë patjetër dhe ne këtë nisëm, tha. E para që mbyllet si rubrikë është Antena brenda Familjes. Ngrihet ai Burri mban një fjalim në mbledhje qeverie dhe thotë kush bën ndryshe nga çfarë kërkon presidenti i SHBA është armik i kombit shqiptar. Pastaj e mendoi pak më gjatë dhe tha pse të mos e fusin dhe në rregullore të parlamentit, ku të thuhet se askush nuk ka të drejtë të tallet me deputetin. Po u fut kjo, pastaj unë flas çdo seancë, tha me vete dhe më shikojnë njerëzit. Tani nuk flas dot se më tallin.
Po i bëheshin lëmsh në kokë të gjitha detajet. D.m.th kishte disa propozime. E para që ai Burri të propozonte që gazetat të mos tallnin më politikanët. Të ndalohej Fiks fare dhe Antena brenda Familjes. E dyta, ajo gruaja të fuste në rregullore të parlamentit që të mos tallej më asnjë deputet. Kush tallte shokun, përjashtohej gjashtë muaj nga Kuvendi. E treta, ndalohej tallja dhe në parti. Kush tallej me të dërguarin e kryetarit në parti, nuk lejohej të hynte për gjashtë muaj.
Ja bëri propozimet atij Burrit dhe ju dukën interesante.
Shiko, tha, duhet ta ndalojmë talljen. Burrat nuk tallen, burrat akuzojnë. Shiko, është tjetër gjë t’i thuash tjetrit hapur çfarë të këqija, ka tjetër gjë ta tallësh. Jo, këtë do ta ndalojmë e ke drejt. Edhe këtë punën e parlamentit drejt e ke. S’mund të tallen ata të më thonë mua aty Sali, Sali Gërdeci, e ku di unë çfarë shpifin. Jo, duhet ndaluar, ke të drejtë.
– Po nga partia Doktor, a ta ndalojmë?
– Partia,… pse, kush tall në parti?
– Po ja ai i lavazhit “Nano Ik” tallet me këta deputetët, kur shkojnë të lajn makinën dhe u thotë më ka thënë Doktori mos tu lë të hyni në parti veç në parking.
– Ashtu,… mirë, dakord, mirë, shiko ai nuk është i partisë, edhe mund të tallet. Ata që janë të strukturave të mos tallen.
– Duhet të bëjmë diçka Doktor se ka shumë ndjeshmëri. Ja takova atë të Ora Neës dhe më tha që e ka tallur Sandri i ka thënë blije këtë licencën e TV Channel 1 se kam folë me Doktorin dhe ai i shkreti e ka blerë. Sa e vuri në punë Sandri i ka thënë KKRT t’ia heqin licencën. Ai i shkreti e mori seriozisht dhe protestoi, por Sandri nxori Mesilën dhe e përgënjeshtroi. Tha që është gabim që ja heqin. Tani ai më merr mua Doktor dhe më thotë është tallje kjo apo jo? Çfarë t’i them unë?
– Jo Flamur, nuk është tallje. Është serioze. Ai zotëria e ka një TV. Duhet ta vërë një herë tamam në dispozicion të parin që të hyjë tek i dyti. S’mund ta marrë të dytin pa dhënë prova tamam me të parin.
– E kuptova, d.m.th nuk është tallje. Se këtë ka merak ai. Po është tallje, tha, ka punë me mua Sandri.
– Jo, jo, kjo është serioze. Tjetër çfarë reagimesh ka?
– Më kanë ardhë letra plot Doktor. Ja më thonë kjo që Doktori priti këta fakirat e Gërdecit tallje është apo serioze?
– Serioze Flamur. U kena zënë tokën dhe ua kemi ndotë, duhet me i shpërbly. Jo, është serioze. Nuk tallem me viktimat unë. Jo, është serioze.
– Një tjetër pyet Doktor, kjo kandidatura e Lul Bashës tallje është apo serioze?
– Serioze Flamur. Shiko pse është serioze, ta them unë ty. S’do ta kisha vendos kurrë po të mos ndodhte 21 janari. Pas asaj ngjarje ai normal që duhet të ikte. Po unë s’mund ta dorëzoja. Rrugë më të mirë se me ikë me zgjedhje nuk ka. Jo, kjo është shumë serioze. Këtë kam luftuar gjithë jetën. Politikani duhet të dalë me zgjedhje nga politika. Ndryshe nuk kthehet më kurrë.
– Kam dhe një pyetje Doktor, po është pak personale mos e merr për keq se më pyesin njerëzit. Unë jam Numri 2 në PD apo Jozefina? Se mua më thonë që ai tallet me ty?
– Flamur, nuk është tallje, është serioze. Ti je Numri 2 imi në PD. D.m.th je mbi partinë. Ata të tjerët zihen për poste partiake. Ti ke karrierë tjetër. Ti je unë aty. Jo, është serioze kjo.
– Faleminderit Doktor. Unë them ta nisim sa më shpejt këtë fushatën kundër talljes se na çmenden. Po të duan le ta kundërshtojnë se nxjerrim ambasadorin t’i bëjë të flasin me vete.
Comments are closed.
Po mire qe behet fjale per postet dhe Flamuri eshte dakord qe zevendeson doktorin , por per veglat si ia bejne per ta bere punen sa me mire.
– Doktor,…mos ma merr per keq…nuk e them une por e thone ata,shumica e shqiptareve,…sikur ti …je i cmendur…Jo, nuk e them une,e thone ata…
Tani,si ta marrim kete doktor…merret kjo si e vertete???
Une propozoj qe te mos i tolerojme,doktor…
– Degjo,Flamur,une them te mos nxitohemi…Shiko…Mbase eshte me mire qe ta marrim si te vertete,por he per he,le te presim…
Jo,jo,nuk kam se si te ta spjegoj,vetem po te them dicka ne konfidence…dhe po deshe,kuptoje…
Afrohu,shiko:
Flamur,kam degjuar qe te cmendurit nuk para i burgosin…