Flamuri ka disa ditë që është i shqetësuar për ambasadorin amerikan. Megjithëse burrë në moshë të thyer dhe me pak kohë qëndrimi në Shqipëri, ai ka lënë në hije gjithë shtabin elektoral të PD-së. Nëse ai Burri bën një takim në ditë, ambasadori bën tri takime në ditë, bile ndonjëherë dhe jashtë Tirane. I shqetësuar shkoi në zyrë të Jozit për tu konsultuar si mund të lehtësohej nga kjo barrë e madhe ambasadori.
– Nuk di ça me të thanë mar Flamur se na ka korit krejt na ka turpëru si parti e si personalitete. I kam thanë atij Burrit me mbledhë kryesinë e me caktu kandidatin, po s’më ndigjoi. Shkoi ambasadori, e shpalli para kryesisë. Ti e din mar Flamur se unë nuk du me e pa Lul Bashën me sy, por s’ban me na marrë iniciativën ambasadori. Duheshim me e promovu na si kandidat e jo ai. Se ky Lul Basha asht një plehun do me na tregu na, që ju s’më doni, po unë kam ambasadorin.
– Po pra, po gabim ishte ajo, po ai Burri më tha nuk e mbledhim dot kryesinë se nuk ka kryesi të re. Po u mblodh kryesi e vjetër, duhet të vij dhe Biberaj, Mustafaj, Stringa dhe këta pisat e tjerë që kemi heqë qafe. Kështu që nuk e mbledhim dot kryesinë.
– Po si mar Flamur se mbledhim kryesinë e të na i caktojnë ambasadorët kandidatët? Po a i ke pa mar Flamur që ngelën qytet më qytet duke u taku me kandidatët tanë e duke i shpallë kandidatë. Kta të OSBE dhe ambasadori amerikan janë ba si kryesia e vogël e PD-së kur mblidheshim një herë koha me atë Burrin e vendosnim gjithçka. I tash mblidhen kta e na caktojnë kandidatët.
– Po pra po, e di këtë, është rrezik i madh se po dalim jashtë loje, i thashë atij Burrit tani që e shpalli ambasadori këtë Lul Bashën, a ta shpallim dhe ne…? Jo, prit, tha, se ka fjalë që do tërhiqet ky Ed Rama. Po u tërhoq, e shpallim, po nuk u tërhoq, duhet me u mendu.
– Jo, s’ban me u mendu. Jo i tash ne s’kena me hy në luftë me SHBA për Lul Bashën. E ka caktu ambasadori amerikan kandidat, të shkojë në luftë. Bile i ka caktu detyrë me ba dhe debat. Të shkojë në debat. Jo, nuk prishena ma me Amerikën. Jena prish njëherë. Ma se bëjmë atë gabim. E ka caktu ambasadori të shkojë në luftë aty.
– Po pra po, ashtu them dhe unë. Po si t’ia bëjmë ta lehtësojmë këtë ambasadorin nga puna se ngeli përditë me dalë nga dy- tri herë.
– S’kena ç’ka me i ba Flamur. Ashtë nejri punëtor, i disiplinum, njeri që e ka me pasion politikën. Amerikanët janë të sinqertë Flamur. E ka vendosë që do jetë me këtë Burrin dhe nuk tërhiqet. Mos ja merr ters.
– Jo, unë s’e kam aty hallin se ne mirë na bën, por ta ruajmë se do vij fushata dhe do na duhet. E ka nisë shumë fort.
– Po ça me i ba Flamur. Ne s’kena mundësi me i caktu atij një ditë pushim. Si me ja ba me shpallë ndonjë ditë pushimi…?
– Po pra, po. Për shembull siç kemi aët “Ditën pa makina” një herë në vit, të shpallim dhe një “Ditë pa ambasadorët” një herë në vit. Të paktën të bëjë një ditë pushim.
– Shumë mirë të ka shku menia. Kjo është e tana. Ket duhet me ba. Dhe lehtësona pak dhe atë plehnën nuk e mbështet çdo ditë. Se unë ma problem kam se mbështet atë plehnën se sa që e kena na n’favor.
– Po dihet ajo po s’kemi ç’i bëjmë, isha nga ai Burri qëparë. Po shkoj dhe një herë t’ia them me takt këtë propozimin.
– A ishe përnjimen a? Si dukej, a ishte në formë?
– Po. Po flisnim për këtë botën arabe. Po shikonim BBC Ëorld dhe po fliste presidenti i Jemenit. Aty ishin vra disa demonstrues me snajper nga godina qeveritare dhe presidenti po thoshte se nuk i ka vrarë policia, po i ka vrarë vetë opozita. Filloi të qeshte me lot. Është burrë i mirë ky, më tha. E njoh shumë mirë. I kena shitë armë. Asht burrë i mirë. Më tha, Sali, si ja bëre ti me ato demonstrata. Thashë atë që ndodhi, po mos e merr përsipër, i thashë. Thuaj një dorë e zezë i ka vrarë. E tha. Burrë i mirë shumë. Babaxhan burrë. Hahaha. Pastaj filloi një lajm për Libinë. Gadafi kishte shpall armëpushim për rebelët… dhe donte paqe me ndërkombëtarët. Çfarë koincidence mor Flamur, tha. Dhe unë më 18 Mars kam kërku forcat ndërkombëtare më ‘97. Dhe ky në të njëjtën datë. Sa shumë ngjamë si popuj… por ky bravo i qoftë, rezistoi. Ata të tjerët ikën si minj. Ky qëndroi. Është kush është, po qëndroi. Jo, kjo ka rëndësi. Nejse, ata do ndërhyjnë tani, u pa puna. Po interesant, në të njëjtën datë i ndodhi…
– Paski ba muhabete të thella. Unë të pyeta a ishte në humor me kandidatët a jo?
– Nuk e jepte veten akoma për Lul Bashën se e di që ta them ty unë. Ma shmangte bisedën. Vetëm për ambasadorët fliste. I adhuronte. Atë të OSBE nuk e lëshonte nga goja. Më tha që ai i pari kishte shumë qejf Sarandën, por këtë s’e kemi pyetë kë ka më shumë qejf, tha. Duhet me e pyetë dhe ta çojmë aty. Dhe për këtë amerikanin foli me superlativa. Po përpiqem t’ia them këtë punën e Ditës Pushim për Ambasadorët. Ishalla s’e merr për ters.
Comments are closed.
Nderkombetaret jane bere teper bajate me nderhyrjet e hapura partiake.Ne nuk e dime,jemi popull,por nje pyetje na mundon:Nuk duhet te merret ndonje me ta?Mos duhen denoncuar ne qeverite qe i kane derguar?Ku eshte roli i tyre moderator?ata po i hedhin benzine krizes!Opozita duhet ta zgjidh kete situate.Ne se nuk ka zgjidhje,le te pranohet fati i cjapit kur shkon te kasapi.Te ulet koka e te mbyllet goja,qe Saliu te mbreteroj i qete!!!
Sic duket Edi ne takimin me ate perfaqsuesin amerikan qe erdhi pas Kantrimen do kete lene pershtypje te keqi
ja , se EDi nuk di te argumentoje fare pozicinoin ne te cilen gjendet opozita ,ndaj edhe ai beri nje takim me Blushin dhe Islamin
per te pare nese ata ishin me te afte se Edit dhe nga an tjeter ai i ka thene Ambasadoirt amerikan perkrah Kryeminsitrin se keta te opozites jane …..mbushesa topi
Ndaj dhe ambasadori perkrah Salen ——- PS-ja duhet ta largoje Edin nga kreu , sepse Edi nuk di te beje opozite , nuk di te flasi –
–Edi di vetem te beje hartime per te mbajt fjalime , por ne debate argumentuese EDI eshte zero me xhufke ….