Flamur merr të zbardhur bisedën e Doktorit me Tan Lepurin

26 Mars 2011, 17:58Antena TEMA

I tronditur nga dekonspirimi prej policisë i dëshmisë së Tan Lepurit për bisedën me Doktorin pak para plagosjes, Flamuri u interesua dje qysh në mëngjes të merrte gjithë bisedat e zbardhura mes tyre. Goni, i cili merret me përgjimet, në fillim refuzoi t’ia jepte, por Flamuri ia mbushi mendjen se ai Burri do të mbrohet nëse ia përdorin dhe do të dijë çfarë të mbani dhe çfarë të fshini prej tyre. Goni u bind dhe i dha më në fund transkriptin e bisedës së fundit. Për të tjerat do flas vetë, tha.

Biseda.

From: Sali Berisha 0672099410 22:04

To: Tan Lepri 0682080940

Kohëzgjatja: 2 minuta

Teksti

-S.B. Të përshëndes, si të kam.. hë, si je?

-T.L. Mirë Doktor, si je ti?

-S.B. Mirë, hë ç’u bë me atë tokën…?

T.L. Mirë, po shiko Doktor, siç e kemi rregullu. Mirë janë punët. Kam folë me Hajdinin dhe dje, dhe sot. Më ka thënë që ja kam falë Sali Berishës atë tokë, veç Edi Rama mos të ndërtojë xhami para zgjedhjeve. E ka me zemër ai Doktor.

-S.B. Ashtu, mirë shumë. Dëgjo, i thuaj nga unë do ketë gjithë lehtësitë. Jo vetëm dy kullat që do, por çfarë të dojë. Por ai tokën nuk duhet ta falë, as ta ndërrojë… Jo, jo, se e dëgjova atë në TV që tha mund ta ndërroj me ata nga ana tjetër. Jo. Atë s’mund ta bëjë. Thuaj Sali Berisha nuk ka gjë me ty, çfarë kemi pasë, i kemi mbyllë, tani ai duhet të respektohet si pronar i tokës.

T.L. As mos e diskuto Doktor. Kam folë me të. Më ka thënë çfarë të dojë Doktori bëj. Ka plane të mëdha aty ai Doktor. Është ortak me Haliborton dhjetë për qind do të bëj një gjë të paparë atje. Po ky Rama e ka pengu Doktor. Dhe unë me të për atë tokë u bëra o burrë, kur e pashë që më gënjeu, as doja me i pa sytë.

S.B. Më kanë thënë Dritan, më kanë thënë. Dhe Rafi dhe Zeni më kanë thënë që është djalë i mirë, po ti e kupton tani, na duheshe armik. Hahaha, e kupton vetë ti apo jo? Nejse, mirë. Ndonjë gjë tjetër ç’ka?

T.L. Është tërbu ai Doktor kur kanë dal ata të Komunitetit dhe kanë thanë ne nuk falena mbi tokë të vjedhur, është tërbu. E ka marrë vesh që ja kam bë unë dhe është tërbu. Nuk di ç’të bëj tani Doktor se ka dhe zgjedhjet dhe pa mua s’bën dot gjë.

S.B. Ashtu..hëhë..mirë shumë. Të përshëndes. Shko thuaj Hajdinit i ka dyert e hapura. Vetëm tokën mos ta japë për xhami Edi Ramës. Pas 8 majit flasim thuaj.

T.L Mirë doktor, hajt natën. Faleminderit.

S.B. Të përshëndes…

Bie telefoni….

Flamuri e lexonte dhe nuk i besonte syve. Si shkoi kjo punë, tha. Tre muaj më parë e kishim armikun numër një, tani mikun numër një. Ndaj duhet pasë kujdes me këta vëlla s’duhet bërë sherr se ja lidhen direkt me këtë Burrin dhe të bëjnë gjëmën.

Me transkriptin në dorë po ecte drejt zyrës. Nuk dinte ç’të bënte. T’ia jepte apo jo Doktorit? Ai e dinte se e kishte bërë vetë bisedën. Po sikur ta provokonte Flamurin nëse dinte gjë apo jo dhe pastaj ti thoshte nuk është e vërtetë që kam folur? Flamuri u drodh i tëri nga ky mendim. Ç’më duhet, tha. S’po ja jap fare. Po bëj sikur nuk di gjë. Po ja jap Jozit, ta ketë.

I bëri telefon dhe shkoi në zyrë. Me duart që i dridheshin dhe fytyrën e bërë dyll, i zgjati zarfin.

– Ç’është kjo, i tha Jozi.

– Lexoje po mos i thuj njeriu se na more më qafë, i tha.

Jozi e hapi dhe po e lexonte me një frymë.

– E ka ba ai plehu, tha. Lul Basha e ka ba. Ai ja ka çu këtë bandit në zyrë. Ai ka digju që fitohet me banditë dhe mendon se fiton me këtë. Ai e ka bë. Jo, s’ka faj ai burri. E kanë futë në kurth. Duhet me e shpëtu.

– Si ta shpëtojmë, i tha Flamuri. Ai e ka bë vet. Unë them të bëjmë sikur nuk e dimë se ç’na duhet. Po sikur të thotë ai nuk kam folur, pse të dalim kot ne sikur e dimë që ka folë.

– Të drejt ke, tha Jozi. Po ai plehra e do një mësim. Ai e ka ba. Pash Zotin ai e ka ba, se Doktori s’bje në këto nivele. Kushedi çfarë i ka thanë ai. Se ai ja ka çu dhe Fazlliçin, dhe krejt këta fazlliçat e tjerë ktu. Ai ja ka çu dhe ktë. Të jesh i bindun. Ku ku ç’na ka gjetë.

2 komente në “Flamur merr të zbardhur bisedën e Doktorit me Tan Lepurin”

  1. LORA says:

    ANTENA,jeni te pakrahasueshem.Urime dhe faleminderit.

  2. rexha italia says:

    Tani po e kuptojme se berisha po e bene fushaten per lulin me kalamajte

Comments are closed.

Lini një Përgjigje