Flamuri merr në dorëzim detyrat e Lulit

24 Mars 2011, 21:46Antena TEMA

?Flamuri mori dje në dorëzim Ministrinë e Brendshme. Lul-i u përshëndet me punonjësit, policët e shërbimit dhe zëvendësit e tij dhe shkoi në zyrën e atij Burrit. Flamuri pas kësaj mblodhi ekipin drejtues të Ministrisë për t’i dhënë udhëzimet .

– Tani desha tu them dy fjalë, tha. Nuk ka rëndësi nëse do jem unë apo Halimi ministër, kjo ka pak rëndësi për ju, se atë e vendos unë vetë. Rëndësi ka që ju të vazhdoni punën dhe të dëshmoni se ministri që ikën nuk lë pas asnjë boshllëk.

– Ne nuk do ta harrojmë kurrë atë, tha zëvendësministri Peka me sytë e ulur që të mos i ndesheshin me Flamurin.

Flamuri nuk e ktheu kokën, por e kuptoi që ishte një shigjetë kundër tij.

– Nuk thashë që Lul-i nuk ka pasë merita, tha Flamuri, se ato që thuhen që ne nuk e duam Lul-in nuk janë të vërteta. E vërtetë është se ai nuk na do ne, por kjo nuk na shqetëson. E rëndësishme është që ju të vazhdoni punën.

– S’ka forcë ta ndajë Lulin nga ne, tha prapë Peka me sy të ulur mbi tavolinë.

– Po prit mo burrë, i tha Flamuri, se po të jetë për familje, unë jam familje bajraktari, se kam emrin Flamur…, kur na dole ti nga Hasi më i zoti?

– Sa për emrin, atje tek ai vendi e ke Feim, ia ktheu prapë Peka me sy të ulur, por e kishim fjalën tek zoti Ministër që ju nuk na e largoni dot as nga mendja, as nga zemra dhe as nga puna jonë.

– Po është detyrim dorëheqja, tha Flamuri, nuk po e heqim ne.

– S’ka detyrim për ne. Ne do jemi të gjithë pas atij. O fitojmë bashkë, o humbim bashkë. I kemi marrë vesh planet tuaja, ju doni ta sabotoni, por ne do jemi pas tij. Ç’e duam ne jetën po humbi Lul-i?!

– Zoti Peka, secili ka Avenirin e vet, s’ka pse e lidh me fatin e shefit, i tha Flamuri.

– Unë e kam të lidhur me shefin, tha dhe u çua. Pas tij u çuan dhe disa civilë të tjerë. Flamuri ngeli keq një moment.

– Dakord, ikni, tha, por nesër duhet të vini prapë në punë. Nuk ka shumë rëndësi nëse unë vendos të vij vetë apo të bie Halimin, e rëndësishme është që e vendos unë.

Disa civilë mbajtën këmbët. Ndërkohë Flamuri mori në telefon Gonin.

– O shefo, do vish në mbledhje ti apo jo se po mbaron mbledhja, i tha.

– Ç’punë kam unë me atë b…q…, i tha Goni. Sa kam ndërru unë si ai. Mbaro dhe eja na jep një kafe.

– Po vij, po vij. Se mos të ka ngelë qejfi me mua që po bëj mbledhje vetëm pa ty? Ti e di unë e kam thënë, edhe nëse vij vetë unë, edhe nëse dërgoj Halimin, ministër ti mbetesh. Ja kam thënë dhe atij Burrit.

– Hajde o Flamur mos na ça trapin po na jep ndonjë kafe dhe mos hyr e dil nëpër ministri se na shthur ekipin. Shiko bë ndonjë punë tjetër gjëkundi.

– Mirë i madh, ja, ika.

Civilët dhe policët po e shikonin të trembur.

– Shef Flamuri, na thuaj çfarë të bëjmë nën urdhrat tuaj, i tha një prej tyre.

– Sot s’keni ndonjë punë, tha. Duhen prerë dritat në Tiranë në orën 9 kur të fillojë intervista e Ramës, por atë e bëjnë këta të KESH.

3 komente në “Flamuri merr në dorëzim detyrat e Lulit”

  1. beso says:

    Flamurin eshte Feimi,Ceca eshte ajo goca qe e ka q-ne te ngaterruar,po Gone kush eshte?

  2. LORA says:

    Per mua,duhet et jete Agron Kulici i kontrabandes se naftes virgin.Me hamendesim per nahijen e kusareve.

  3. besojeni says:

    C’te shkruash per keta b…q… qe mendjen e kane te paraja dhe as qe duan tja dine se pasojat jane edhe mbi ata vete,se mire qe parate i fusin nen toke,po kokene tyre ku do e fusin ne kete felliqesire qe kane bere.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje