Flamuri, probleme me stafin e Bashës për financat e fushatës

1 Prill 2011, 20:42Antena TEMA

Në PD ka nisur sherri mes Flamurit dhe stafit të Bashës për lekët e fushatës. Një letër anonime nga stafi i Bashës për zyrën e Berishës bën të ditur se Flamuri ka marr shuma të pallogaritshme paresh nga shumë kandidatë për kryetarë komunash dhe bashkish dhe tani po monopolizon mbledhjen e lekëve për fushatë elektorale. Në disa dyqane në Tiranë apo në disa firma paraqiten njerëz me autorizim nga Flamuri për të mbledhur lek në emër të PD-së për fushatën. Kjo ka shqetësuar stafin e Bashës, i cili realisht ka nevojë për pare. Akoma më shumë është bërë e prekshme sherri mes një djali që përfaqëson lëvizjen Zgjohu dhe Flamurit e Visit, të cilët shpërndajnë lekët në emër të tij, kur ai mori vesh që deri tani në emër të tij janë ndarë rreth 1 milionë dollarë.

Ai burri sapo mori letrën, e thirri Flamurin.

-Dëgjo, i tha. Basha do ketë llogarinë e vet, njerëzit e vet dhe ju s’do përziheni me lekët. Ti do shkosh të mbledhësh lek vetëm aty ku të nis unë. Jo, ta dish mirë këtë se kjo është punë delikate. Dhe këtë punën e Zgjohu-t ma zgjidh shpejt. Ose nisni një fushatë kundër Mjaft-it, çoni kontrolle financiare dhe nxirrni fatura, ose nuk dua të dalë asnjë letër nga shkojnë dhe ku vijnë pare. Dhe po të tërheq vërejtjen se po sabotoni fushatën e Bashës, por duhet ta dini se ai është fitimtari… Mirë, ik tani.

Flamuri doli i tronditur. Këmbët e çuan tek Jozi.

– E kemi keq punën, tha. Ai burri është nxehur se ky plehra i ka thënë që ne po e sabotojmë.

– Po mar, e pashë qysh dje në TV Klan unë që donte me na injoru. A ndive çka tha. Tha që Bashën e kisha kandidat dhe më 2007, por e ruajta  se më duhej për projektin e rrugës. E nin a jo? E ka rujtë. Se e ka ditë që hupë. Marre ish me thanë të drejtën. D.m.th Bashën e ka rujtë, e Olldashin s’e paska rujtë. Dhe rrenë e madhe projekti i rrugës, mbasi pas fushatës Bashën e hoqi fill nga rruga, e çoi Ministër të Jashtëm.

– Po pra, po, e pashë. Dhe unë u çudita. Më duket se është nevrikosur me ne. I kishin çu një letër që ne mbledhim lek në emër të Bashës dhe nuk ia japim atij.

– Ashtu, ai plehra e ka ba. Thuj që ka lek boll nga ato që ka vjedhë ai, s’ka nevojë për ne. Ka shku ka marrë zyra tek Torre Drini, pagun gjithë mediet dhe gazetarët dhe nga tri rroga për fushatë, mban një staf të tanë “analistësh” me paga prej mijëra eurosh dhe bën sikur s’ka lek. Plehna.

– E di, e di këtë, po si t’ia bëjmë që mos të thellohet kjo punë se mua po më thirri dhe një herë ai burri, mora fund. Le që kanë shpifur sikur kam marrë pare për kryetarë komunash dhe bashkish. Janë këta plehrat që s’kanë fitu që hapin llafe. Unë kam qenë korrekt. U kam marrë pare të trive, për shembull, atyre që s’kanë fitu ua kam kthy, atij që ka fitu s’kam pse ja kthej.

– Hajt mar se s’po na bëhet vonë ç’ka shkruajnë ata spiuna. Po kjo mar që ka ba, që e ka nda PD në dy pjesë, një PD e vjetër këtu tek selia, dhe një PD e re aty tek Torre Drini. Kjo s’ka ba vaki kund. Me marrë kandidati i PD-së zyra jashtë PD asht marre. Don me tregu që s’ka nevojë për ne.

– Mirë, mirë, po si t’ia bëj unë që të zbutet ai burri. Se është hapë keq kjo punë e pareve.

– Lene mor mos vrit mendje për to. Letra anonime. Sa letra kanë ba për mu prej Shkodre, i kam hedhë në kosh. Krejt pallatet që bahen në Shkodër mua m’i ngjisin e unë s’i kam mbaru akoma të mijat. Leni mar të shkrujnë ç’të dun. A e din ti mor që ky Lul Basha po ndërton dhe në Vlorë. Mu në Ujë të Ftohtë e ka vjehrri i tij pallatin, krejt mbi ujë. E ai Burri thotë nuk lejojmë pallate 100 metra afër ujit, ai ka ndërtu mbi ujë krejt. Ka me na e marrë ftyrën ai ne.

– O Jozi, lëri këto po si t’ia bëjmë kësaj punës së pareve. Na ka vënë keq para. Ka ble gjithë medien. Gjithë këta që hiqen si gazetarë të rëndësishëm marrin pare tek ai. Gjithë TV, dhe ayo që nuk i shikon njeri, kanë marrë nga 100 mijë për fushatën kesh. Gjithë gazetat dhe TV i ka në dorë. Ka me na mbyt.

– Lene mor si do na mbysë ai ne? As pyesim për të. Më keq që përdor pare se do zihen gazetarët mes veti kush ka marrë më shumë dhe do ta shajnë prapë. Hajt mos u bë merak. Ti mos i jep llogari kujt për pare. Mblidhi ato pare se do vij Kuvendi i PD-së dhe na duhen me ba ndonjë punë se ai plehën do me ma zanë venin. Ka hapë llaf që du të fitoj pak më shumë se Olldashi dhe të bëhem nënkryetar i parë i PD-së. Ndaj e shtyni dhe ky Kuvendin pas zgjedhjeve. Ku ku, kena dy vjet që nuk zgjedhna dot nji kryesi.

– D.m.th ti thua të mos shqetësohem. Po kam frikë se po na vë para si grup. Do mbarojnë zgjedhjet, do vënë këta në poste kyçe dhe do na zbojnë. E kupton ti se ç’ndodh në Shqipëri apo jo? Kam pesë vjet që emëroj çdo drejtor, çdo sekretare, çdo kryetar komune dhe bashkie, dhe fare papritur të jem vetë pa punë. Si mund të ndjehen këta qindra mijëra njerëz pa mua?

– Hajt mar se s’ka me ndodhë. Ti shmangiu pak atij Burrit dhe mos bjer shumë në sy tek paret. Me të tjerat merrem vetë. Ka me e pa si ka me dalë në Tiranë, i rrum e i qethun, as ka me e marrë vesh ç’i kena ba.

Lini një Përgjigje