Lul Basha e kishte thënë dje me gjysëm zëri se ai vetë nuk ishte dakord me prishjen e Piramidës, dhe se do të përpiqej të bënte ç’ishte e mundur të mos prishej. I pari që mori lajmin me sms ishte Flamuri, i cili nuk po shihte fare Lulin, pasi po dëgjonte sy e vesh ambasadorin Arvizu. Kur mori sms-në, nuk u besoi syve. Mori Sandrin në telefon dhe ai ia konfirmoi.
-Po, sapo e tha, i pohoi Sandri. Po mos e shqetëso se e kemi menduar. Kemi folë dhe me Doktorin.
Flamuri nuk foli. U trondit dhe më shumë. Ja dërgoi sms-në Jozit. Për një sekondë ajo e kërkoi në zyrë pasi nuk fliste dot në telefon.
Bashkë me Jozin në zyrë ishin dhe stafi i saj. Të gjithë ishin duke parë ambasadorin. Flamuri ja shpjegoi dhe ato që i tha Sandri. Jozi u bë spec e kuqe.
– Unë kët nuk e pranoj Flamur. Jo Berisha, po kushdo me kanë, unë nuk e pranoj. Pse nuk ka me nder b… ai plehën të fitojë dhe duhet ne me u ba urë me na shkelë ai?! Jo, unë s’e baj. Ju bani ça të doni. Unë tenderin e parlamentit nuk e anuloj. Unë kam bërë tender, kanë konkurru kompanitë më të mëdha të botës, kena mbrojtë tenderin nga përfoljet e Ed Ramës, i tash nuk ia bëj kët nder Lul Bashës si me u puq qielli me tokën.
– Nuk e di, po më tha Sandri që ka folë me atë Burrin. Si t’ia bëjmë?
– Si t’ia bëjmë? Pse mor për atë plehën do skuqena na? Ai për me humbë ka. E çfarë na ngelet ne, as bashkinë nuk e marrim, as Piramidën nuk e prishim. Po të paktën të bëjna një gja.
– Të drejtë ke ti, po ja që ia kanë mbushur mendjen që duhet me e prishë. Puna është si me ia bë që as ai të mos nxehet dhe as Luli të mos na detyrojë me u tërheqë?
– Si me u tërhjek mar Flamur? Duhet së pari ai burri me u tërhjek e me anullu VKM. Ka ba VKM mar Flamur dhe a e din ti kush ka kenë i vetmi që ka folë në mbledhje të qeverisë? Vetëm Luli mar ka fl. Vetëm ai ka thënë duhet me u prishë nga themelet ajo ndyrësirë. Dhe ai e din ku e ka pasë hallin mar Flamur? E ka pasë se bashkë me Fahri Balliun kanë pasë marrë tenderin e Piramidës me një firmë mashtruese nga Saranda dhe kanë dëmtu kollonat e Piramidës dhe ajo rrezikon me u shembë. Kanë dashtë me mbulu prishjen reale të Piramidës me anti-komunizëm. Po ai është plehën. I tash do me mbulu humbjen e vet me shpëtu gjoja Piramidën. E ka ba kastile. E din se do humbasë, e din se unë s’do tërhiqena, dhe do me më fajësu mu pas humbjes që ai humbi se unë ia prisha Piramidën.
– Ou, nuk e dija. Pse, ky ka folë në mbledhje qeverie për ta prishë?
– I vetmi mar Flamur që ka folë që duhet me u prishë ka kenë ai. Masanej erdhi VKM në parlament. E diskutume në grup parlamentar. I vetmi që u ngrit kundër ishte Gazmend Oketa dhe foli si zotni, se foli dhe si inxhinier. A e din mar Flamur çfarë ndodhi? Pas mbledhjes ishim tek Berisha për kafe dhe ky i tha Berishës që ndaj Gaz Oketës duhen marrë masa se foli kundër vijës së partisë. Donte me e përjashtu Gaz Oketën pse tha që s’duhet me u prishë Piramida. E tash ç’të bëjmë na? I tash duhet me ba Gaz Oketën kryetar partie dhe Lul Bashën nënkryetar se po po mbrojnë varrin e Enver Hoxhës? Jo mar s’kam me i lanë gjallë.
– D.m.th ky e paska votu dhe në parlament ligjin?
– E ka votu? Ky nuk të linte rradhë se donte me u qujt propozuesi mar Flamur. Ç’kena hjek ne me kët s’ka hjek njeri. I kishin thanë se fiton pikë me Piramidën se harrohet 21 janari dhe nuk të linte rradhë me folë. I tash i ka dal sondazhi 37 mijë vota pas Edi Ramës dhe ban si komunist. Ai asht me nder pa b… mar Flamur. Ku- ku na për dpetetin që kena.
– I di të gjitha këto Jozi po si me ja bë atij burrit, se ai i paska dhënë leje.
– Ai tallet mar Flamur. Ai don që Luli me marrë do vota më shumë se Olldashi dhe e me e vënë Lulin në vend tem si njeriu që ka marrë rezultatin më të lartë në Tiranë. Kaq e ka gjithë merakun ai. Ai e din që nuk fiton Lli, e lejon me folë broçkulla, na poshtëron ne të gjithëve me i mbajtë iso Lulit dhe masandaj e ven Lulin në vend tonë. Ai e ka në terezi mar Flamur se gur shahu na ka. Po unë s’kam me e leju.
– Po si t’ia bëjmë se Sandri tha e di ai Burri. Si t’i them unë tani? Apo të bëj sikur s’e kam digju?
– Ashtu baj ma mirë. Po na e hapi vetë bisedën kena me ba sikur s’kena digju gjë dhe do vazhdojmë punën. Unë hëngra gjithë të shamet për tenderin dhe mezi e rregullume me ja dhënë atij që tha Grosruk, që do na jap certifikatën e zgjedhjeve, ky don me shpëtu me nder b… e vet duke na shti ne në dhe të gjallë. Jo mar se nuk e lejojna ne at’ të bëjë ç’të dojë.
Comments are closed.
e bukur kjo!!!!!!!
Kur me dhemb koka dhe i kerkoj vajzes nje aspirine me thote: Kot demton stomakun, hap Temen dhe lexo antenen dhe te iken dhembja e kokes.
ps. mos e merni antireklame per aspirinen.