Tek -tuk në Tiranë
Ka nisur fushata
Njerëzit pyesin shokët:
Ç’tha sot Lul gallata?
Dëgjova dhe unë
Dhe krejt u haraksa
Luli do të na heqë
Plot taksa!
O Lul kompetenti
Si s’e kishim ditur
Në një det me taksa
Tirana është mbytur
Edhe ti o trim
Të na marrësh hakun
Se shoku Edvin
Na paska pirë gjakun
Ti hiq veç një taksë
Veç një takse or mik
Atë të TV-së
Që i thonë Publik
Për taksat e tjera
Fol po deshe kot
Por atë takse turpi
Nuk e durojmë dot
Thua mijëra njerëz
Do futesh në punë
Mos ja fut katundit
Se s’jemi majmunë
Mos bej sikur s’di
S’merr erë nga bashkia
Se vendet e punës
I hap qeveria
Bej demagogji
Dil nëpër qytet
Por me terezi
S’ke imunitet
Këto qe them unë
Nuk janë thashetheme
Ti me drejtësinë
I ke ca probleme
S’ke imunitet
Nuk je si më parë
Je i akuzuar
Se ke vrarë shqiptarë
Postuar nga [email protected]
Comments are closed.
Bravo djalit nga Fieri qe paska thurrur keto vargje!
Te lumte !keni boll material frymezimi.