Flamuri ndërmjetëson një sherr mes një pukjani dhe Lul Bashës

5 Prill 2011, 19:11Antena TEMA

Lul-i u gjend dje fare papritur para një rreziku fizik për jetën. Historia ishte sa komike dhe tragjike. Stafi i tij ka akses të plotë mbi të dhënat personale të qytetarëve që kanë aplikuar për pasaporta biometrike. Një nga zonjushat e stafit të tij u ka marrë gjithë qytetarëve të Tiranës numrin e telefonit që kanë depozituar kur kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti. Tani këto numra i përdor për fushatë. Fillimisht ka vendosur që t’u dërgojë një mesazh falenderimi nga Lul-i atyre që kanë ditëlindjen këtë muaj. Pastaj telefonat do përdoren dhe për fushatë promocionale. Ngatërresa e tmerrshme ndodhi dje. Prenga, një pukjan nga këta që kanë bërë pasaportizimin këtë muaj në Laprakë, u zgjua papritur nga gjumi në orën 12 të natës. Në telefonin e gruas së tij, Martës, mbërrin një SMS. Prenga u trondit. Pa nga gruaja, po flinte për shtatë palë qejfe. Tinëz kapi telefonin e saj dhe hapi SMS-në. Marta e shkretë nuk i kish dërguar kurrë asnjërit SMS. Të vetmet SMS që kish, ishin ofertat e AMC që mbërrinin në telefon dhe një SMS nga telefoni 0672008383.

Mesazhi shkruante:

“Përshëndetje e dashur Marta. Me rastin e ditëlindjes suaj dua t’iu uroj Gëzuar Ditëlindjen! Jetë të gjatë shëndet dhe mbarësi për ju dhe familjen tuaj. Përzemërsisht Lulëzim Basha”

– Heu, tha Prenga me vete. Vetë ky i dërgon SMS grus seme për ditëlindje dhe unë që e kam burrë as e që e kam uru sot se më ka dalë prej mendje se na e hoqën trunin 4 fëmijët? Heu, si bre e njeh ky Martën teme, ja din dhe ditëlindjen. Po kjo një javë ka që shkon tek minibashkia se na ka premtu ai Bogdani me na dhënë 20 mijë lek këtë muaj për fushatë. Heu, po ku e njofti grun time kaq afër ai që ja q… atë nanë ku ta ketë… heu se ma prishi gjakun biri i kurvës se kam me i shku nesër bash aty në shtab me ja numëru në lule të ballit.

Hodhi një herë sytë nga Marta. Ajo po flinte për qejf të vet.

– Heu, a thu ma ka nguc gruen, tha me vete, a është krejt kot. I zemëruar e ngriti Martën e shkretë nga gjumi. Marta e llahtarisur dëgjonte ulërimat e Prengës dhe shihte SMS.

– Lexoje, lexoje, thotë “e dashur Marta”. Kur u bane e dashura e këtij ti? Unë s’ta di ditëlindjen e ky ta din? Fol, ça ke ba me ta?

– Kurrgjë vallahi, për atë Zot se e kam pa ndonjë herë me sy. Çfarë ditëlindje, unë s’e kam sot ditëlindjen? Veç ashtu e ka shënu baba se ka ra tre muj me vonesë në qytet pasi kam le. As unë se di që e kam sot. Ku me e ditë ai?

– Po si ka mundësi, ulërinte Prenga me thikën në njërën dorë dhe celularin në dorën tjetër.

– Vallai s’di gjë, më vrit për atë Zot po s’di gjë ku e ka ditë. Unë kurrë s’kam festu ditëlindje me ty, e ngela me më uru ky. Ai ishallah s’më rren për ato 200 mijë lekët se kena fëmijët pa bukë.

Prenga u bind pak nga pak, por gjumi s’e zuri më. Sapo u zbardh, u nis për tek PD-ja. Priti e priti e s’po vinte njeri.

– A kanë fushatë këta njerëz a jo, tha, kur dalin në punë këta. Kaloi ora 7, 8, 9, asgjë. Aty rreth orës dhjetë para PD-së shfaqet Flamuri. Zbriti nga makina me kokën lart, pa hedhur sytë anash nga njerëzit që e prisnin dhe futet brenda. Prenga vrapoi dhe e kapi për krahu tek dera.

– Kam një punë me ty, i tha, se më kanë thanë që je Dyshi i PD-së.

– S’kam kohë, i tha Flamuri.

– Vallahi e gjen kohën ndryshe të ik koka, i tha Prenga që ishte ende i xhindosur me SMS-në. Qe, i tha. Ma lexo këtë dhe ma zgjidh i tash këtë hall ndryshe ndahena me gjak.

Flamuri e lexoi dhe s’i besonte syve.

– Çfarë idioti që është ky, kam thënë unë, tha. Ja na fut dhe në ngatërresa tani. Pastaj u kthy nga Prenga.

– Mos u mërzit zotëri. Është një mesazh rutinë që ua dërgon të gjithëve që kanë ditëlindjen sot Lul Basha. I kam thënë që këto janë idiotësi po nuk dëgjon….

– Or ti çun, ku e din ai bre ditëlindjen e grus teme se as unë dhe as gruja s’e din mirë kur e ka.

– Po ti ke të drejtë, i tha Flamuri, po ai nuk është tek partia jonë. Ne e kena qitë prej partie për këto punë dhe ka marrë zyra aty afër Drejtorisë së Burgjeve. I kena thënë ose fito, ose aty ngjitur e ke drejtorin e burgjeve.

– Çfarë burgu mor se atij i duhet q.. nëna duhet vra, m’i ka qu mesazh grus në mes të natës.

– Or zotëri, mos u nxeh kot se është idiot, i tha Flamuri. Si e ke emrin?

– Prengë.

– Dëgjo Prengë. Mos u nxeh për këtë se s’të ka faj as gruaja, as Lul Basha. Gruaja s’di gjë fare për këtë punë, kurse Lul Basha s’di gjë fare si bëhet fushata. S’ka pranu as të rrijë në zyra tona, ka marrë zyra më vete. Mendon se do bëjë parti të re pas zgjedhjeve dhe të jetë ai Dyshi dhe jo unë. Ka për ta bërë lesh.

– Or të bëjë ç’të dojë, po grus teme pse i bie më qafë?

– Lere mor Prengë se puna e gruas tënde zgjidhet, por la nam se u dërgon gjithë socialistëve SMS vetëm se u ka marrë telefonat nga ata të SAGEM-it që bëjnë pasaportat. Po mos u mërzit se më 8 maj zgjidhet çështja.

– Si ka me u zgjidh, pyeti Prenga.

– Lul Basha shkon në të s’ëmës, humbet, dhe gruas tënde s’i vijnë më SMS. Tash deri më 8 Maj të durojë se mund t’i vijnë lloj lloj SMS, deri dhe fjalë që s’ke për t’i kuptuar. Po mos ja vë re. Kështu e kanë këta bythëpambukët që s’janë mësuar të bëjnë fushatë. Po ke ndonjë hall, eja tek unë. As mos harxho energji të shkosh të rrahësh Bashën. Vetë e ka marrë zyrën afër Drejtorisë së Burgjeve.

2 komente në “Flamuri ndërmjetëson një sherr mes një pukjani dhe Lul Bashës”

  1. rexha italia says:

    ORE flamure mendoje se me ne funde e pasken kuptuar se ku e paska vendin
    VETEM LULI APO EDHE KANDIDATI PER BASHKINE E ELBASANIT
    ESHTE BERISHA QE I LAKMONE KAQE SHUME TE DY
    DRUAJE SE SHKOJNE BASHKE ME BERISHEN TE TRE AFER BURGUT
    JEPI NJE TE SHTYRE TE TREVE E RRASI MBRENDA

  2. mendertafuti says:

    Heu, tha Prenga me vete. Vetë ky i dërgon SMS grus seme për ditëlindje dhe unë që e kam burrë as e që e kam uru sot … ——Ne fakt Prenga e ka grua dhe jo burre…gruan e vet.. hahahaha.
    Lapsus,por duhet korigjuar,se keshtu mullar e marrin dhe organe te tjera te shtypit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje