Dje në emisionin Opinion u ndërprenë papritur dritat dhe Lul Bashës ju pre fjala në gojë. Gjeneratori nuk funksionoi menjëherë dhe skena u zhyt në errësirë. Sandri, i cili po ndiqte ambasadorin Arvizu tek Top Story, nuk kuptoi gjë fare. Fevzo vazhdonte të bënte alarm në studio, por asgjë. Sandri u shkund kur i mbërriti mesazhi i parë nga Bejtja.
-O vllai, po mirë që na është nxi faqja me ato që japim, po na nxini dhe ekranin tani?
-Ç’ka ky k… që më dërgon SMS, tha Sandri që kishte ngritur zërin e Top Story se donte të dëgjonte ambasadorin. Pastaj mbërrin SMS e dytë. “O Sandër, po ça bëhet mo burrë i dheut, na rroftë që mbështesim qeverinë”. Ky ishte Fevzo. Diçka kish ndodhur. E kthen TV nga Klani dhe shikon një ekran në errësirë. I alarmuar ngrihet duke ulëritur. Mori kompaninë CEZ. Në telefon i doli një femër.
– Moj ti ku… e m…, mua gjete të më heqësh dritat ti, po unë vij atje u shkri të gjallë me gjithë ata pederat çek që kanë mbush xhepat me lek e bëjnë si të pavarur tani…
– Më falni zotëri, kush jeni ju që flisni kështu se do t’ju denoncoj në polici, i tha vajza.
– Shko moj shurrë, do më denoncosh mua ti se vij aty të marr në furgon e të rras në rajon…
– Ua, qyqja, tha vajza dhe uli telefonin.
Sandi u kujtua që u nxeh kot me atë se as që e dinte kush ishte. Hodhi sytë jashtë dhe gjithë Kinostudio kishte drita. Televizioni i vëllait të Lirisë kishte drita. Ora Neës kishte drita. Vetëm tek godina e Klanit nuk kishte.
U tërbua. Zbriti poshtë me ulërima dhe gjeti tek kabina elektrike një tufë elektricistësh. E lidhën dhe dritat u rikthyen. Sandri filloi të ulëriste. Elektricisti ia bënte me shenjë të sqaronte, po Sandri nuk ndalej. Më në fund e la të fliste.
– Shef, më lër të të sqaroj, i tha.
– Çfarë të më sqarosh mo shkërdhatë, i tha, shkon fik dritat në mes të fushatës…
– Shef, kemi problem me linjën. Kur kena instalu kabinën e kishim për një godinë. Tani ti ke bërë katër godina dhe ke akoma këtë lidhje. Nuk mban linja, s’kam ç’i bëj. Duhet me bë kabinë për çdo godinë.
Sandri heshti pak, kruajti kokën dhe nuk foli.
-Po mirë, sot e gjetët ju t’i lidhni gjithë godinat me një kabull? Pse nuk latë vetëm këtë godinë në linjë?
-Po ngelet pa drita dhe ABC shef, i tha elektricisti.
-Po vari k.. atyre, kush i shikon ata, sa më prishin mua paret kot. Se dhe ky b…q… që është në studio më premtoi lekët për ABC dhe akoma s’ka dhënë veç dy milionë eurove.
-Po plot paska dhënë shef. Me 60 mijë euro bëhet një kabinë, bëjmë nga një për çdo godinë. Bile bëjmë dhe një për këtë godinën që po i merr Shijak TV.
-Jo mo, nuk harxhoj lek për atë një herë për njëherë, e mora që mos ta kenë ata Shijakut se na bëhen ferr nëpër këmbë këtu. Nuk i duroj dot.
– Po mirë shef, i tha elektricisti. Ndoshta e bëjmë pas 8 majit kur të fitojë shef Luli… që të marrësh dhe leje ndërtimi për atë.
– Kush do fitojë mo?
– Lul Basha, i tha elektricisti i sigurt se atë donte të dëgjonte Sandri.
– Lul Basha fiton k… por unë s’harxhoj lek se s’më duhet. E dua sa për rrugë dhe nuk i dua nëpër këmbë ata këtu se bëjnë si kompetentë sikur janë të djathtë dhe me Doktorin dhe orë e minutë kujtojnë kohën kur isha unë kundër Doktorit. Ndaj nuk i duroj dot.
– Si shef, i tha elektricisti, ti thua nuk fiton shef Luli?
– Po ku të fitojë o k…, është 35 mijë vota para ai tjetri në Tiranë. Po vari leshtë atij, më rregullo dritat mos më ikin më se më bie autoriteti tek njerëzit. Aq e pati dhe Sandri thonë, po i heqin dritat. Dhe fillon merr tatëpjetën pastaj po të doli nami që nuk ta var njeri. Ikën dritat në stadium, shkarkova Dhalësin unë, tani që ikën këtu, dikush duhet ta hajë që ta marrin vesh njerëzit që jam i fortë.
– Po kë të heqim shef se ata janë privatë?
– Le të jenë mo privatë, të bëjnë një kokë turku, ndryshe mua më kanë në shpinë. Nuk e lë veten unë të tallen njerëzit me mua sikur s’kam pushtet. Se nuk më plas fare për Lul Bashën se ai për lesh ka shku, po s’dua të shkoj dhe unë për lesh.
Comments are closed.
Kur e lexon kete seri te Antenes, te duket sikur e ke para syve si ne nje film personazhin e Sandrit. Pershkrimet e Sandrit dhe fjalorit te ndyre qe ai perdor rregullisht jane aq reale sa Mero duhet t’i mbledhe keto seri te Antenes dhe te beje nje roman realist. Botimi i romanit duhet te behet pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe te kete si titull “Shkelqimi dhe renia e Sandrit prej Lezhe”.