Flamuri tallet me skandalin e Lulit tek intelektualët

13 Prill 2011, 19:55Antena TEMA

Flamuri u njoftua i pari për skandalin e Lulit. Ky i fundit kishte shkuar me një material 10 faqe për t’iu përgjigjur pyetjeve të intelektualëve në takimin e dytë me ta. Por sa hyri brenda, pa se atmosfera ishte diçka më ndryshe, ishte jo serioze. Disa njerëz po lexonin gazetën Tema dhe po qeshnin, ndërsa një nga anëtarët e shtabit nxitoi ta merrte mënjanë dhe ta sqaronte.

– Ka ndodhur një problem, i tha. Ato përgjigjet që ne të kemi bërë gati, i paska botuar Tema tek rubrika “Antena brenda familjes”. Duhet t’i ndryshosh pak.

– Si t’i ndryshoj, ku kam kohë unë t’i ndryshoj, tha Basha dhe ju mek zëri. Kush ka spiunuar, kush, duhet gjetur tani urgjent, kush ka spiunuar, shiko, duhet gjetur tani patjetër…

– S’ka spiunuar njeri, i tha këshilltari, po ta shpjegojmë ne pastaj…

– Jo, e dua tani. Jo, nuk flas po s’ma shpjeguat. E dua tani kush ka spiunuar.

– Askush, i tha këshilltari. Ja të ta shpjegoj unë. Ti e di që jemi katër vetë që merremi me fjalimet e tua?

– Po, e di, i tha Luli.

– Ti e di që ne vijmë nga e majta. Kemi punu tek Koha Jonë, Shekulli dhe gazeta të tjera të majta?

– Po, e di, i tha Luli.

– Ti e di që deri më 2007 kemi qenë me Edi Ramën…?

– Nejse, s’ka rëndësi kjo, tha Luli.

– Ka, ka, i tha këshilltari, se ne nuk dinim ç’të ët shkruanim ty në fjalimin e sotëm dhe hapëm premtimet e Olldashit dhe Ngjelës. Ca ide nga njëri, ca nga tjetri dhe ta bëmë fjalimin. Tani të njëjtën gjë paskan bërë dhe ata të gazetës dhe jemi përplasë pa dashje.

Luli u bë dhe më keq në fytyrë. Disa nga intelektualët zunë të qeshnin pak. Sidoqoftë takimi filloi dhe Luli u përpoq të përqendrohej.

Filloi pyetja e parë dhe pritej përgjigja. Luli hapi materialin dhe pa shënimin e verdhë: Mos e lexo fjalë për fjalë, ndrysho një gjë…

Luli u pre ne fytyrë dhe filloi të fliste disa fjali pa kuptim derisa arriti ta përmbledhë idenë që kishte me fjalë pak më ndryshe. Ngriti kokën dhe disa nga paneli po qeshnin.

Vazhdoi pyetja e dytë. E njëjta situatë. Kështu deri në fund. Luli e humbi krejt qetësinë. U çua dhe shumë nervoz i tha këshilltarit se do mbanin përgjegjësi për këtë.

Flamurit ia tregonin skenën dhe po kënaqej.

– Sa mirë e gjeti b…, tha, se do të bëjë parti tjetër. Na ka ikë nga partia dhe paska marrë zyra të reja. Le që ka hapë fjalë se i ka fitu zgjedhjet se ka fansa në Facebook. Të ishte për Facebook kisha konkurru vetë se kam gjithë ato kërkesa. Vetëm ata që duan punë sikur të bëhen fansat e mi, bëhen një milionë vetë, se aq është papunësia.

– Shef Flamuri, të shikoje ti si u bë stafi i tij, vrer, dhe akuzonin PD se thoshin që këta të PD-së i japin materiale Temës.

– Hë, çfarë b..q… Më akuzon mua. Ne e kemi gazetë armike se ka sha Doktorin se ia ka punu atij shkërdhatës. As na plas fare për të. Po kështu është kur i ke të gjithë të majtë në staf, do bësh gafa të tilla. Ai do të mundë PD-në me ata që ka lënë pa punë Edi Rama. Se ai s’ka garë me Ramën, e ka me ne, e di unë. Po mirë e paska gjetë. Ishallah ia bëjnë prapë.

Lini një Përgjigje