Sandri dje më në fund u përzje në fushatë. Dështimi i tryezës së parë të Lul-it me intelektualët e PD-së ishte e patolerueshme. Megjithëse intelektualët i kishin marrë pyetjet që do t’i bënin Lul-it, edhe Lul-i, edhe ata i ngatërruan tekstet. Dje Sandri e mori vetë përsipër përgatitjen e Lulit.
– Dëgjo, i tha. Ata ca k… janë, po ti do bësh sikur i respekton. Se ata janë si këta analistët që paguaj unë kot ore, po s’ke ç’i bën. Tani dëgjo mua ti, lëri këta filozofët. Jepi përgjigje secilit me emër si i bëhet qejfi. Për shembull kur ta hapësh fjalimin do thuash “Jam i lumtur që takohem sot me kryeqytetarët e Tiranës”. Po u the këtë, fluturojnë nga gëzimi ata se k… janë, e di unë. Le ato femrat që janë mos u zot. Pastaj krefi pak më shumë dhe thuaju “ju jeni Asambleje Intelektuale e Qytetit”…
– Po sikur të them Senati i Tiranës, tha Luli.
– Po mirë mo, thuaj dhe Senati, po shumica janë k… aty dhe nuk e dinë fare ç’është Senati.
– Jo mo jo se e dinë, tha Luli. Senati po u them.
– E mirë, thuaju Senati. Vari trapin sikur dinë gjë ata. Tani dëgjo. Fola pak dhe me ca njerëz që marrin vesh, të parit do t’i përgjigjesh atij Luarasit se ai është pak më fin nga ata. Prit pak si ma thanë emrin e një filozofi, prit.. . Monteskje më duket, a diçka e tillë. Thuaj “bazuar tek Monteskje filozofia ime është t’i heq kompetencat bashkisë së madhe, t’ua jap bashkive të vogla”.
– Po mos na tallin ngaqë ne i kemi marrë dhe trojet bashkisë së madhe dhe ia kemi dhënë qeverisë?
– Po vari leshtë se s’dinë gjë ata, po hë, i tha Sandri. Prit ça më ka shënu këtu ky burri.. po… thuaj “do të emëroj një nënkryetar të bashkisë vetëm për çështjet e demokracisë lokale”. Nejse, ide idiote qenka po kështu ma ka shkruar. Se i bëhet qejfi dhe këtij Sotiraqit po the këto se ai do gjëra me komunitet.
Pastaj do thuash diçka për medien. Do hapin TV e Bashkisë. Po të thanë ku do t’i gjesh fondet, thuaj do më vënë kanale falas televizione private. Hajt se kemi ABC mos e rruj. Pastaj ka marrë ky djali nga programi i Olldashit dhe Ngjelës këtë Tiranën policentrike, kështu ma ka shkruar, s’e di, thuaje dhe këtë.
-E di, e di, e mbaj mend këtë, tha Luli. Do them do ta ribëjmë Tiranën e Xhamllëkut apo të Laprakës, Kombinatit apo Ali Demit, ne njohim Tiranën e re dhe Brrakën.
Tani kujdes se do të çajë trapin dhe ai Civici. Atij do t’i përgjigjesh se do të themeloj “bashkinë si aktori kryesor ekonomik në qytet”. Mos e sqaro shumë si e çfarë se dhe ai s’merr shumë vesh, po futja këtë. Këtu do hedhësh dhe idenë e atij “brandit” ekonomik. Ore, ç’është ky brandi se kam dëgju dhe Fevzon që thotë emisioni im është brand?
– Eh, e di, e di d.m.th markë e njohur, shumë mirë, s’ka problem, e di.
– OK, shumë mirë. Pastaj ke këtë Dhori Kulen. Me këtë kujdes se duan ta vrasin këta privatët. Fol në përgjithësi që do ta bëjmë Tiranën qytet universitar. Pastaj këtyre piktorëve Osekut dhe Shimës premtoju që do tu blesh ndonjë pikturë, do hapi bashkia ankand për piktura, thuaj. Ai Oseku mund ta hajë se Shima i shet jashtë s’e rruan shumë. Ky këtu ma ka shkru thuaj Lulit të organizojë “ANKANDI I PERVITSHEM I VEPRAVE TE ARTIT”, po ti quaje si të duash. Thuaj do marrim Kombinatin e Autotraktorëve dhe do ta bëjmë ekspozitë. Prit si e ka quajt ky “Kolonia e artit e Tiranës”. Nejse, këtë mund ta marr unë njëherë me koncesion dhe ua jap atyre me qera. S’qenka ide e keqe. E marr si Kinostudion të gjithën. Këtij Halim Kosovës duhet t’i heqësh këtë merakun e çekut të foshnjës që jepet ditën që lind. Thuaj do t’ia japim nënës para se të lindë që t’ia japë mjekut kur lind si bakshish. Ky quhet konservatorizmi i mëshirshëm sipas presidentit Bush, që mendon dhe për mjekun dhe për fëmijën. Iku dhe kjo. Prit tjetër ça më ka shënu këtu ky… Po. Do ta dhurosh rrogën e parë për PNUD. Ngjan pak si Pacolli kjo, po vari trapin. Kështu ma ka shkruar. Po nuk e deshën ata të PNUD, e merr fondacioni i Lirisë. S’ka problem. Të krijosh idenë që je pro bamirësive.
Gjëja më e rënd është ky premtimi për planin rregullues dhe një vit pa leje ndërtimi. Kjo na intereson patjetër sa të mbaroj unë dhe Zamiri pallatin që ta shesim të mos ndërtohet tjetër. Bile po nuk u shit e shtyjmë moratoriumin. Këtë na e ke borxh ne. Aty premtoja Besnik Alisë.
Tani do thuash një gjë dhe për këtë Lubonjën. Tani unë e di që e ke pak bezdi po ma bë këtë nder se më çmendi që Lul Basha nuk sulmon dot Bashkim Ulajn, do ndërtojë pallate me këta të Standard-it se janë ndërtues e broçkulla të tilla. I thashë ata të Standard-it s’i lë unë të ngrenë kokë. Bashkim Ulajt s’kam ç’i bëj as unë e jo më Luli, se është Familja pas. Ti premtoji Lubonjës që Tirana ka shpresë. Ai nuk të vjen në Forum, por ka bërë një shkrim tek Panorama, a ka shpresë Tirana. Ti i rregullon vetë fjalët, thuaj ka shpresë dhe duket sikur ka qenë dhe Lubonja në takim. Çmendet fare Edi Rama. Ah, po, këtu përgjigju dhe Lames se dhe ai e ka problem. I është bërë fiksim që kur ka dhënë ato lejet e ndërtimit në Golem që duhet ruajtur mjedisi. E ka si plagë në ndërgjegje. Atij i duhet thënë përgjigje patjetër dhe duhet respektuar më shumë se të tjerët. Thuaji Tirana do të ketë një listë të pandryshueshme të trashëgimisë kulturore. Do kemi një “Itinerar turistik” të zonës së Tiranës, thuaj një farë guide. Bile jepja atij fare ta shtypi se pa punë është. Ah, po, janë dhe këto gratë aty po s’di ç’tu thuash atyre. Futja këtë punën e pemëve se kanë qejf lulet gratë. Thuaj unë do të shpall Tiranën e “1 miliard pemëve” Nejse mbaj këto si pika kryesore një herë. Po ët doli gjë tjetër flasim. Po mos ki merak se unë këto pyetje kam shpërndarë.
Comments are closed.
ORE ANTENA me teper kujdes me kete hapjen e thesit se do na e ktheni Bashen ne nje Don Kishot,dhe pasi te marre dallge do na e ktheje edhe Don Kishotin ne personazhin e perralles ruse “Me urdher te peshkut dhe me dashjen e Bashes…!.”dhe keshtu Tirana do behet nje prralle prrallore!!!!
Qe eshte Luli donkishot as e luan topi fare.
Po qe eshte dhe Frangaj nje kopje bastarde Goebelsi hitlerian as kete se luan topi.
Bandit 100% Frangaj pasi vodhi pasurine e pronareve te vet u lidh me diktatorin Sali dhe po i sherben atij sic i sherbente Goebelesi Hitlerit.
Dhe si bandit nuk po vjedh pasuri ebrenjsh si beri Goebelsi po po vjedh parate e shqiptareve dhe tokat e shqiptareve.
Frangaj eshte de fakto ministri i propagandes se diktatures se Berishes.
Gjynahet qe ka bere ky njeri ja kalojne qindra banditeve te tjere qe me koke ne torbe luajten drogen prostitucionin, armet, se ky vjedh rehat nga shteti dhe ska bande rivale qe te kacafytet me te.