Flamuri po lexonte dje me ëndje një shkrim të Artur Zhejit në gazetën MAPO. E lexonte dhe nuk u besonte syve. Tani po kthjellohej për gjithë padrejtësitë që PD i kishte bërë Zhejit. Paska qenë dhe drejtor konsensual lajmesh, thoshte me vete, dhe s’e kemi ditur. Më shumë u çudit që Zheji paska qenë dhe pro PD, sidomos në fushata zgjedhjesh. E kapi një ndjenjë pendese që nuk e kishte vlerësuar si duhet këtë njeri. Thirri në telefon kryeredaktorin e RD dhe i kërkoi urgjent gjithë shkrimet e RD për Zhejin në kohën e zgjedhjeve të vitit 2005.
– Me sa mbaj mend unë, një shkrim kemi bërë, i tha kryeredaktori.
– Atë që keni, s’ka problem, ma nis, tha Flamuri, se dua t’i kërkoj ndjesë.
Pas pesë minutash kishte mbi tavolinë gazetën. Filloi të lexojë shkrimin.
Zoti Zheji, ju lutem tërhiqeni autobusin e RTSH nga oborri i PD!
Nga Astrit Patozi
U bënë disa ditë që në oborrin e Partisë Demokratike qëndron i palëvizshëm dhe stoik një ndër autobusët e Radio-Televizionit Shqiptar. Shfaqja e tij diku nga data 6 korrik ka qenë një befasi e madhe jo vetëm për zyrtarët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj të shumtë, por edhe për qarqet mediatike, të cilat e përcollën me ironi, si një nga ngjarjet më komike që shoqërojnë ndërrimin e pushtetit në Shqipëri.
Zoti Zheji, ju lutem të jepni urdhër të tërhiqet autobusi i RTSH-së nga oborri i Partisë Demokratike, sepse makinat e kanë të vështirë të parkojnë dhe rruga në shesh është ngushtuar shumë. Nuk themi gjë për pasqyrimin diametralisht të njëanshëm të fushatave që RTSH ka bërë në këto 8 vjet. Nuk kemi ndërmend të ankohemi fare për monologun tënd disaorësh në ditën e zgjedhjeve dhe për mungesën e lidhjeve të drejtpërdrejta me forcën kryesore të opozitës. E kemi harruar mungesën e autobusit në kongresin e Partisë Demokratike, në hapjen dhe mbylljen e fushatës së saj elektorale të këtyre zgjedhjeve, i kemi bërë hasha lajmet tmerrësisht të njëanshme të RTSH, minutazhin dhe cilësinë e tyre gjithnjë në favor të qeverisë dhe të kryeministrit të rrëzuar nga zgjedhjet e 3 korrikut. Për vite e vite me radhë…
Zoti Zheji, ju lutem urdhëroji ata punonjës të gjorë që të marrin autobusin dhe të kthehen në punë, sepse po mbushen 10 ditë që luajnë tavëll në oborrin e Partisë Demokratike. I kam parë vetë se si i hedhin zaret të ulur brenda autobusit, qull në djersë nga vapa, e cila shtohet për shkak të ekspozimit të automjetit në diell. Unë nuk di që instalimi i tij të ketë vlejtur për ndonjë gjë, pasi nuk kam parë këto ditë që RTSH të transmetojë “live” ndonjë dalje publike të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Qofsha i gabuar për këtë, por edhe nëse ju keni dhënë ndonjë konferencë shtypi nga selia e PD, besoj se do të më ndjeni për pasaktësinë. Sepse unë, zoti Zheji, e kam humbur prej kohësh shpresën se ju, pra RTSH, mund të jepni në mënyrë të paanshme zërin e Partisë Demokratike dhe e kam shumë të vështirë që ta drejtoj telekomandën tek kanali publik që ju drejtoni.
Bëjeni këtë edhe për faktin se autobusi është goxha voluminoz dhe zë shumë vend, duke e vështirësuar shumë qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve, madje dhe të atyre që kalojnë rastësisht e nuk i lidh asgjë me selinë e Partisë Demokratike apo me pushtetin e saj. Mbi të gjitha, duhet ta dini, zoti Zheji, se tashmë janë larguar prej andej të gjithë autobusët dhe furgonët e transmetimit të drejtpërdrejtë të televizioneve të tjera. Ka ikur edhe “Klan”-i, edhe “Shijak” TV, edhe “Alsat”, edhe “Vizion Plus”, edhe të tjerë që ishin instaluar pranë selisë së PD disa ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut. Sepse nuk pritet më asnjë befasi, zgjedhjet kanë mbaruar dhe fituesi është shpallur. Këtë e di tashmë i madh e i vogël në të gjithë Shqipërinë.
Zoti Zheji, ju lutemi tërhiqeni autobusin e RTSH nga oborri i selisë së PD, që njerëzit të kalojnë lirshëm dhe të qetë. Ata ndoshta nuk duan ta dinë fare se kush është fituesi. Por edhe ata që kanë fituar, nuk është se kanë pritur shfaqjen e autobusit të RTSH për ta besuar arritjen e tyre.
Prandaj, zoti Zheji, shpresoj se ju do ta dëgjoni lutjen time të sinqertë.
Tiranë, 9 korrik 2005.
Pasi e mbaroi së lexuari, Flamuri filloi të qeshte me vete.
-Po ky qenka lajm i madh, tha. D.m.th kë mbështet ky, humbet. Hajt pra për hajër, ja kemi falë të gjitha, mjafton ta hajë ky Basha që e paguan.
Comments are closed.
Ky Zheji eshte nje karrierist i keq. Para zjgedhjeve 2009 shante Saliun 2 4 ore ne dite, kurse tani pasi u be drejtor i ATSH eshte pozicionuar me rolin e nje avokati permanent te qeverise. Qesharak, burracak i pasuportueshem. Metamorfoza me e qarte e nje tipiku karrierist te pavlere
Zheji eshte legen.Shembulli me i keq kur drejtonte fantazmen me emrin TVSH.
Ne nje emision te Fevzos,Bushati i tha Zhejit:Une nuk jam nga ata qe paguhen nene dore!.Me vjen keq per kete njeri qe eshte shdrruar ne nje puthadores e ne nje i perdorur.Eshte kthyer ne nje njelloses i pameshirshem i familjes se nderuar “ZHEJI”.Nuk e kuptoj se nga ka ngjare.Eshte kthyer si puna e kalit qe kush i afron hime,ky fut koken ne trajse.Si leshator qe eshte ka filluar ti “ngjaj’ Karl MARKSIT.Eshte kthyer ne nje figure “poliedrike”Mer vesh nga te gjitha:qe nga politika,ekonomia deri tek monstrucionet e grave.I GJITHEANDEJSHEM,SHKURT HESAPI :I TESHTIRE.
Mire Zheji qe ha vaktin e rradhes,por shkrimi i Patozit eshte i pari qe e lexova ne jeten time,dhe shkak u be Antena e Flamurit.Keka legen dhe qy Fatozi…Tallet me Fantozzin!