Flamuri sqarohet me shtabin e Bashës për programin e vjedhur

16 Prill 2011, 20:44Antena TEMA

?Ka disa ditë që Lulëzim Basha po ankohet publikisht se po i vjedhin idetë e fushatës. Ankesat janë bërë aq të shumta sa Flamurit ju desh të mbante një qëndrim për këtë çështje. Për këtë vendosi të marrë kontakt me shtabin e Bashës. Kërkoi numrin e telefonit të tyre, por nuk ia jepte njeri. Edhe pse ju desh të arrinte deri atje sa të prezantohej që jam Flamuri, sërish nuk ja dhanë telefonin.

-Po të jesh Flamuri i vërtetë, vjen tek zyra, i tha një vajzë përtej telefonit. Unë nuk ta njoh zërin dhe s’të jap dot hollësi.

-Si moj të vij unë tek zyra juaj, ndërkohë që unë jam në zyrat e partisë, i tha Flamuri. Ejani urgjent, për gjysëm ore të jeni tek zyra tek partia.

Pas gjysëm ore shtabi i Bashës ishte para derës së PD-së. Roja nuk u hapte derën.

-Jemi të shtabit të Lul Bashës, i tha i pari.

-Si e ke emrin ti, e pyeti roja.

-Edi Lesi, i tha djali.

-Shko mo pirdhu, i shtabit Lul Bashës ti. Ti je socialist, nuk të njoh unë! Jam i vjetër këtu unë çuno, s’mi hedh dot këto ti.

Djali tentoi ta sqaronte, por ishte e kotë.

U hodh nj vajzë tjetër dhe i tha ta hapte derën se nuk ishte serioze, pasi ato ishin vërtet të shtabit të Lulit.

-Ik moj goce se qenke kalama ti, i tha roja. I njoh njerëzit e PD-së, s’ju kam parë ndonjë herë këtu ju. Më thoni ca emra që punojnë me Lulin t’ju lë brenda.

-Po ja, çdo darkë mblidhemi tek shtabi, vjen Artur Zheji, Henri Çili, Frrok Çupi, konsultohemi….

-E shef pra që jeni komunista të qelbun. Ik këtej mos tu shoh këtu, i tha roja. E ditsha që jeni komunista.

Situata u bë e rëndë derisa ju desh Flamurit të zbriste poshtë dhe tu printe për tek zyra.

Goca bionde me një bllok në dorë që ecte pas Flamurit, zuri hundët se vinte një erë e rëndë nga banjat.

-Ua qyqja, tha. Mirë që s’kena marrë zyra këtu se do kishim vdekë.

Flamuri e dëgjoi, por nuk reagoi.

Sapo u ulën në zyrë, filloi drejt e në temë.

-Si është puna, tha, me këtë shqetësimin që keni për vjedhje idesh?

-Po ja, tha vajza, Luli ka hedhur i pari idenë e qytetit policentrik, tani e thotë dhe Rama, si t’ia bëjmë?

-Oj gocë, Luli ka bërë gabim që vjedh ide dhe nuk i citon, tha Flamuri. Që Rama të mos e përdorë këtë ide, Luli duhet të thotë që PD e ka pasë këtë ide që në fushatën e 2003-it. Ashtu ua zë gojën.

-Ua, pse ti mendon që dhe Luli e ka vjedhur, tha vajza.

-Jo, Luli e ka marrë nga PD, por mendon se e ka shpikur vetë. Tjetër?

-Po ja, Luli ka hedh idenë e gjelbërimit të qytetit dhe mbjelljes së pemëve.

-Lëre këtë se e ka nga fushata e vitit 2000 e Mustafajt. Tjetër?

-Po ja, ka këtë idenë e tramvajit dhe Unazës së madhe…

-Lëre se këtë e ka marrë nga Olldashi më 2007-ën. Tjetër?

-Po ja ka këtë idenë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qendrës së Tiranës.

-Le se kjo është ide e vjetër e Mustafajt më 2000-in. Tani u dhje kjo se i dhamë leje Fevzos dhe Bashkim Ulajt mbi kështjellën e Toptanëve. Tjetër?

-Po ja na kanë vjedh këtë idenë e furnizimit me ujë të pijshëm…

-Lërë këtë se është ideja që ka bërë avokati në fushatë më 2003in. Tjetër?

-Po në përgjithësi këto kishim, tha vajza.

-Shiko moj vajzë. Mos më shqetësoni për këto gjëra. Unë e kuptoj që ju s’keni lidhje me PD, dhe Basha s‘është marrë kurrë me fushatë lokale në Tiranë, por mos na bëni gazi i botës. Këto që thoni ju, Basha i ka marrë nga paraardhësit e vet…

-Ua, pse, ju thoni që Basha vjedh?

-Nuk thashë vjedh, po merr se ne jemi një shtëpi. Megjithëse ai ka marrë shtëpi të re tani. Ishalla i shkon për mbarë.

-Po si i bëhet zoti Flamur, i tha vajza, se ne s’kemi asnjë ide tjetër, këto që kemi ne i thotë dhe Rama.

– S’kam ç’të bëj moj gocë. Shpijini ndonjë ide tuajën që s’e ka thënë njeri, dhe po ua vodhën ejani më thoni mua se ankohem unë. Tani mbaruam se kam dhe ca probleme të tjera. Mirë Tirana që po shkon për lesh, po po na ik dhe Bathorja. Ky kandidati jonë, s’i mjaftojnë që ka bë pare, po do të zërë dhe dashnore në bashki. Hajt të merremi dhe me kusuret e tij tani kur t’ia plasin ndonjë video.

-Ua, qyqja, tha biondja. Luli nuk bën gjëra të tilla. Me thënë të drejtën nuk kemi asnjë ankesë.

-Mirë, mirë, ashtu qoftë, por në këtë rast nuk duhen pyetur vetëm femrat. Tani dilni me kujdes se mos nxehet roja se është nga ata demokratët e çmendur që ka 20 vjet tek dera dhe u di me PS-në. I bëj unë telefon tu hapë derën, por ecni me kujdes.

 

 

1 komente në “Flamuri sqarohet me shtabin e Bashës për programin e vjedhur”

  1. MEMEDHETARI says:

    – A deshiron Luli qe te mos ja vjedhin idete? Le te premtoje idete e veta origjinale…
    – Per shembull?,pyeti Edi Lesi.
    – Ja,le te thote qe per te mbajtur paster Tiranen,do ndaloje protestat e dhunshme demokratike.Do bashkepunoje ngushte me policine dhe Garden per zbatimin e ketij vendimi…
    Shtabi i Bashes …shqeu syte… ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje