Flamuri në alarm për “Shamikuqen” e Kamzës

4 Maj 2011, 22:19Antena TEMA

Flamuri dje po plaste. Gjysma e Kamzës kishte zbarkuar në zyrën e tij. Lajmi se do të bëheshin publike disa sms dhe një intervistë e një punonjëse bashkie që ka pasur ngacmime seksuale nga kryetari i Bashkisë, kishte alarmuar dynjanë. Flamuri sillej vërdallë nëpër korridore dhe shante nëpër dhëmbë.

-Çfarë idioti, thoshte. I kisha thënë disa herë mos u kruaj aty ku punon, po nuk merrte vesh. Nuk i njef femrat ti, më thoshte. Po dhe ajo shumë e poshtër. Erdhi këtu, kishte shku tek Doktori, tek Jozefina, ku nuk kishte shkuar, dhe i thashë do ta ndreq unë këtë punë.

Po mendonte se çfarë duhet të bënte për t’i dalë të keqes përpara. Vendosi të kërkonte ankesën e bërë prej saj tek ai Burri. Ai ka një telefon celular ku shkojnë ankesat dhe ato ja dërgon Flamurit.

Shkoi tek sekretarja e atij Burrit.

-Dua telefonin e mesazheve, tha. Atë të ankesave nga populli. Më nxirr pak gjithë sms-të që i ankohen Doktorit për ngacmime seksuale. Dua të zbuloj diçka.

Sekretarja ja dha.

Flamuri filloi të lexonte. S’po u besonte syve çfarë shifte. Gjithë populli raportonte për çdo gjë. Po kërkonte sms-të e kësaj vajzës, po s’po i gjente. Çfarë nuk i shinin sytë mes atyre që kishin denoncuar.

-Më mirë që nuk i shikon ai Burri, tha, se po të lexojë këto një herë bëhet pesimist dhe e lë fushatën në mes. Kishte njerëz që ankoheshin se s’u dilte asistenca as për të paguar dritat dhe ujin. Të tjerë që ishin të papunë. Kishte njerëz që ankoheshin se po u merrnin tokat disa sekserë në emër të Zenit. Të tjerë raportonin kundër kandidatëve për kryetarë komunash dhe bashkish që po riviheshin. Po t’i lexoje ato, dëshpëroheshe shumë. Aty Flamuri e kuptoi pse ai Burri nuk i lexonte kurrë mesazhet nga populli. Dhe ja kishte thënë gjithmonë. “Flamur, popullit duhet më shumë t’i japim mesazhe se sa të marrim prej tij. Kështu qeverisim të qetë dhe në mënyrën e duhur,” i kish thënë.

-Dhe paskësh të drejtë, tha me vete. Po të lexosh këto mesazhe çmendesh.

-Çfarë kërkon, i tha sekretarja që e pikasi hutimin e Flamurit.

-Sms-të e një vajze nga Kamza, i tha Flamuri. I kanë ardhë gjë Doktorit?

-Erdhën, po ja fshiva unë, tha. Më tha dikush fshiji se janë shpifje, dhe i fshiva.

-Ç’më paske bërë, tha Flamuri. Kam frikë se do bëhet e madhe dhe do ta ha unë.

Në zyrë hyri Zeni.

-Çfarë ka ndodhur vëlla, tha.

-Ai na mori më qafë, i tha Flamuri, të thashë ta hiqnim si kandidaturë, ja ç’na bëri tani.

-Në fakt unë e ndihmova, por s’ma tregoi këtë. E pyeta a ke ndonjë rrezik që të del gjatë fushatës, jo më tha. Jam i pastër si qelibari.

-Po çfarë qelibari mo burrë, ai e ka mbytur tjetrën me sms. Janë dhe dy të tjera gati të shkojnë të denoncojnë. Na nxorri bojën.

-Ça të them unë vëlla. Ai kështu është mysliman i mirë, paguan dhe zekatin, s’e di si e ka bërë këtë.

Flamuri doli i tronditur nga zyra e atij Burrit. Po ikte rrugës dhe po mendonte për tekstet e sms-ve. Njëra prej tyre i kishte bërë shumë përshtypje. I thoshte Shamikuqe. -Ç’të jetë Shamikuqja, tha Flamuri me vete. Mos është vallë socialiste kjo femra dhe ai e mbante aty. Kjo ide e gjallëroi paksa. Po të jetë kështu, e heqim menjëherë nga puna si socialiste, tha, dhe përdorim si arsyetim që ai e ka ngacmuar si kundërshtare politike. I entuziazmuar mori në telefon në Kamëz. Tek zyra e kryetarit nuk përgjigjej njeri. Gjeti nënkryetarin.

-Dëgjo. I pashë ato sms-të, tha. Në një prej tyre ai i thotë asaj Shamikuqe.

-Po, i tha tjetri nga telefoni matanë.

-A mund ta përdorim këtë si shenjë që ëhstë socialiste kjo femra dhe ta heqim nga puna?

-Jo mo shef Flamuri, ça thua? Shamikuqe ka qenë një film turk në vitet tetëdhjetë dhe shefi jonë atë film ka parë të fundit me dashni dhe Shamikuqe i ka thënë.

-Po çfarë idioti, tha Flamuri, i dëshpëruar që i iku dhe gjetja e tij për të dalë nga situata.

4 komente në “Flamuri në alarm për “Shamikuqen” e Kamzës”

  1. Claus says:

    Neser i te zbardhura ne dore.

  2. tak fak says:

    hahahaha
    “Flamur, popullit duhet më shumë t’i japim mesazhe se sa të marrim prej tij. Kështu qeverisim të qetë dhe në mënyrën e duhur”

  3. leonora says:

    po mos u merzit mor flamur se” shamikoqet”jane objektii i gjuetise se kryetarve pasi mer voten ai zgjedh “gjahun”.

  4. tironci says:

    maskarai ……………

Comments are closed.

Lini një Përgjigje