?Një telash i papritur i ndodhi dje Flamurit me Fakultetin e Ndërtimit. Lulëzim Basha do shkonte aty për takim dhe Flamuri ishte njoftuar të merrte masa në rrugë partie. Flamuri u kujtua që ka bërë njërin drejtor të Policisë Ndërtimore. Ai ka babain aty të madh në fakultet. U lidh me Shpëtim Idrizin, e lidhi me atë të Policisë Ndërtimore, pastaj ai me babain dhe ky i fundit e siguroi se çdo gjë do shkonte mirë.
-Sa pedagogë duhen, e pyeti Dekani.
-Jo, s’ka problem se Luli i bie me vete pedagogët dhe studentët, tha Flamuri.
-Më fal zoti Flamur, i tha Dekani. Studentët le t’i sjellë me vete, po pedagogë duhen nga tanët, se i nxjerr televizioni dhe ata e njohin njëri- tjetrin.
-S’ka problem, i tha Flamuri, se nuk ka kamera brenda, vetëm një kamerë do jetë.
-Sidoqoftë duhen pedagogë tanët, i tha. Do gjej unë nja dy- tri pedagogë të sigurt.
-Në rregull, tha Flamuri, u bë. U nda me Dekanin dhe mori stafin e Lulit në telefon.
-Do merrni gjithë stafin shëtitës të Lulit, u tha, të gjithë ata që kishte marrë me vete tek Çani, dhe do shkoni në Fakultet të Ndërtimit. Aty do bëni takim me student dhe pedagogë, por në sallë do jenë ata tuajët.
Gjithçka po shkonte mirë. Stafi shëtitës i Lulit mbërriti në Fakultet të Ndërtimit. U futën në sallë. Futën dhe disa studentë dhe tri pedagogë. Luli filloi të flasë. Pasi kishte kaluar 10 minuta, ngrihet një pedagoge që humbet qetësinë dhe ndodh ajo që ndodhi. Kur ja shpjeguan Flamurit, i iku truri. Mori urgjent Dekanin ta pyeste si ndodhi.
-Shiko shef Flamuri, tha. Na ngatërroi publiku jot fallco.
-Pse, çfarë bëri publiku, tha Flamuri.
-Kur filloi të flasë ajo pedagogia. tha, po thoshte gjëra normale. Ata që kishte sjell Luli me vete filluan ta duartrokasin që ta zhurmojnë. Por ajo e mori si inkurajim dhe filloi ta forcojë tonin. Ajo forconte tonin, ata forconin duartrokitjet dhe ajo mori flakë fare duke na nxjerr bojën. Por nuk kishte faj. Kur shkuan badigardët që ta kapnin dhe ta nxirrnin jashtë, u kthjellua publiku jot, por filluan ta mbështesin të tjerët. U bë rrëmujë. Nuk ishim përgatitur për skenarin. Nuk e kishim të shkruar.
-Po çfarë kishit të shkruar jum ulëriste Flamuri. Nuk e patë skenarin.
-E pamë shefom i tha Dekani. Kishte Luli një hyrje. Pastaj tre studentë do bërtisnin “Luli fitore”. Pastaj Luli do buzëqeshte dhe do tundte dorën. Pastaj do thoshte një “Poshtë Edi Rama” dhe Luli do ta qetësonte duke i thënë se ai nuk është armiku ynë, por unë jam ndryshe. Pastaj do ngrihej një tjetër që do ta pyeste se si do ta zgjidhte problemet e pazgjidhura në qytet, dhe ai do shpjegonte se përmes minibashkive dhe këshillave bashkiake do adresonte problematikën…këtu ndërhyri ajo gruaja. Ajo nuk ishte në skenar. Ne u hutuam. Shikonim letrat, teksti i saj nuk qe. Shikonim duartrokitjet, nuk i njihnim publikun. Pastaj degradoi çdo gjë.
-A është socialiste kjo gruaja, pyeti Flamuri.
-Jo shef. Kjo ka qenë e egër kundër socialistëve, ka drejtuar grevën e pedagogëve kundër Fatos Nanos atëherë. S’ke ç’i bën asaj. Ishte gabim që e lamë në sallë, por dhe shef Luli shumë e zgjati fjalimin. Këta të matematikës janë me penallti, nuk durojnë dot të flasësh gjatë.
-Ashtu ë, tha Flamuri me vete. D.m.th ju u paska ikur skenari nga duart. Po për të filmuar, kush e filmoi?
-Ishte një student halabak shef. Më duket se donte t’i servilosej asaj që ta merrte provimin lehtë, por është lodhur kot, sa na prishi punë ne.
-Dakord, e kuptova, tha Flamuri. D.m.th ky Luli ose e do publikun 100 për 100 si tek Çani, o nuk shkon fare në takime me popullin. Mirë deri të diel ja çoj unë njerëzit nga pas, po në votime kush do t’ia çojë?
-Keq e kemi shef, tha Dekani. Se ne jena dhe fakultete publike. Ne s’i komandojmë dot pedagogët siç bëjnë këto universitetet e tjera. Ato japin dhe figurantë për fushatën e Bashës. Ne 3 vet dhamë e shiko ca bënë. Po me u dhanë më shumë? Jena në hall shef.
-Në hall jena të gjithë i tha Flamuri. Ky do me fitu me parti hua, lider hua, media hua, reklama hua, elektorat hua… Epo një gjë të vetën duhet ta ketë njeriu.
Comments are closed.
Fatkeqesisht dukemi si nje shoqeri ne dekompozim te ngadalte. Lajmet e cdo ore te japin vetem pesimizem per cdo ndodhe oren pasuese dhe keshtu me rradhe. I vetmi lajm i mire per sot ishte vrasja e Osames, liderit shpirteror te Salibanit dhe pseudodemokrateve te klanit te tij te ngushte. Megjithate rrofsh Mero, per tentativen per te na dhuruar pak buzeqeshje sarkastike.
E verteta Groteske!Pa koment se i prish bukurine qe ka Antena ne thelbin e saj konciz!