Flamuri u detyrua dje të ndërpriste fushatën elektorale dhe të merrej me skandalin e Gimes Redbullit në Laç. Laçi duhet të fitonte patjetër me Flamurtarin dhe Gimja kishte marrë masat duke paguar që nga shefat e policisë deri tek tifozët e Laçit. Duke menduar se çdo gjë do shkonte mirë, Flamuri nuk u interesua shumë gjatë ndeshjes. Vetëm pas ndeshjes i ra telefoni dhe situata ishte bërë dramatike. Shefi i policisë i raportoi se sipas porosive të Gimes, Shpëtimin e qëlluan po është jashtë rrezikut për jetën, kurse autobusit i thyen vetëm xhamat.
Flamuri ishte tronditur nga lajmi dhe kishte marrë me urgjencë Kollozin.
-Shpëtova, tha. Shpëtimit i kanë rënë në Laç me tullë në kokë s’e merr veten deri në fund të fushatës.
-Çfarë thua ore, ia ktheu Kollozi. Si ore e qëlluan? Do na vëç flakën fare këtu ore, ç’ke bërë? Se ju thoni që është dhe jashtë rrezikut për jetën…
-Po nuk e di ç’ka bërë ai Gimja, se ai është idiot. U tha tifozëve të Laçit që përveç lekëve keni porosi dhe nga Doktori që Flamurtari të dalë i mundur pasi po fituam kampionatin, do fitojmë dhe bashkinë e Korçës dhe të Vlorës. Ata aq deshën, dhe po kërkonin kush ishte Shpëtimi dhe i ranë me tullë.
-Jo ore na bëre gjëmën, pse s’thua ti. Se ka ca njerëz të ligj shumë ky këtu ore. Se nuk ta kam thënë se më ka ardhë zor, po një natë na janë futur me maska duke luajtur bixhoz dhe na morën gjithë lekët ore. Bile dhe na filmuan duke na marrë lekët. Ç’na paske bërë ore, të pyesnit njëherë. Se po u mor vesh që unë nuk dua të fitojë Flamurtari, humbas më keq ore, ça thua ti.
-Nuk e di, ja të pyes dhe një herë si është dhe të them.
Pas kësaj Flamuri lidhet prapë me Laçin. Shefi i Komisariatit ishte në qejf.
-Shef, i zbuam të gjithë, tha. Një Shpëtim ishte shëndoshë e mirë, një tjetër i plagosur rëndë, por asnjërit s’ia mbajti të bënte denoncim.
-Po pse, ka pasë dy Shpëtima, tha Flamuri.
-Po mar burrë, njani ish kryetar bashkiet, e tjetri portier. Ne vramë atë që ish portier se ish më kollaj. Kur e kena kuptu që ky tjetri ish kryetar bashkie, kena thanë që e vramë kot atë tjetrin se me këtë kishim mbaru punë direkt. Po s’na udhëzoi njeri mo burrë. Na thanë veç keni do pare dhe s’duhet me fitu Flamurtari se duhet me e marr ne Bashkinë. Kaq dinim mo burrë, ça me ba.
Flamuri u turbullua. Mbylli telefonin dhe mori prapë Kollozin.
-Paskan vrarë një Shpëtim tjetër, tha. Atë që është portier, jo këtë të Bashkisë.
-Epo fol o vëlla se na ngrive gjakun. Se ju i bëni punët dhe gjysma ore. Se hajde të durosh ata pastaj. Se na kanë filmuar o vëlla se s’të të kam thënë. Kemi hequr shumë nga këta komunistët në Vlorë. Na kanë filmuar duke luajtur ore se këta janë komunistë dhe e dinë akoma shfaqje të huaj bixhozin. Na kanë filmuar dhe duke marrë lekët vëlla dhe kam hall se po e futën në ndonjë TV në fushatë, na shkatërrojnë. Jo për gjë, po duan gjithë shtabi lek pastaj, ku ti gjej vëllai. Është bërë keq.
-Pse s’thua ti që e paske dhjerë fare, tha Flamuri. Se Fred Xhaferri luan po s’e ka kapë njeri t’i marrë lekët.
-Po ça thua ore, pse o me Fredin na krahason ne ti o? Po ne kemi dorën e rëndë vëlla. Pastaj mo na e kujto atë Fredin në Vlorë se na ka bërë gazi i botës. Mirë me eshtrat e ISmail Qemalit, po na plasi dhe cilësinë e diellit.
-Lere mo Fredin ti, po shiko si do bëhet kjo punë e Flamurtarit. Tani unë fola me policinë dhe policia do akuzojë Flamurtarin për provokim. Gimja thotë që po u shpallëm kampion, e fitojmë Korçën dhe do t’i blejmë dhe makinë të re Blushit se e ka porosi nga Doktori.
-O vëlla, bëni ç’të doni në Korçë, po mua po më varrosni të gjallë këtu. Ca kam këta ballistat e PD që punojnë kundër, dhe kjo e Flamurtarit mu desh. Dhe folini pak atij Bujarit ore se bën sikur mbron Lul Bashën tek gazeta e Fahriut dhe natë e ditë më griu këtu në Vlorë me njerëzit e tij. Po më jepni o një dorë se më fundosët fare.
-Ou, ti s’paske një vrimë vëlla, ti qenke shoshë. Unë kam hall si të mbuloj këtë skandalin e Gimes, ti qenke në hall për vete. Ika unë. Ishallah nuk humbasim edhe Vlorën dhe Korçën thuaj dhe pastaj të na rrojë Gimja me Mand Dukën.
Comments are closed.
Bravo ju qofte qe me fshini komentet une as ju shava as ofendova…thashe mendimin tim per kete shkrim qe nxit urrejtje mes qyteteve,thashe qe i ngjan atyre Bodeve qe pergojon gjithe diten(me te drejte)qe jane rrugace dhe na kane percare si popull,thashe qe po i sherben dhe ti padronit dhe je i ngjashem me 55 dhe klanin…thashe se me vjen keq per talentin Mocka se eshte nje djale i ri,thashe qe gazeta S.shqiptar(gazete e majte)ka shkruar se z.GJIKA e ka pranuar se gjak nuk ka pasur,se objekti ne fushe nuk u gjet,se i nderuari Mocka eshte cuar ne Vlore dhe jo ne Tirane,thashe se ai “kafsha”presidenti i Lacit e paska shoqeruar si cunin e tij ne spitalin e Lacit pavarsisht se drejtuesit e Flamurtarit nuk kane pranuar te qendrojne.thashe se po me duket si skenar edhe pse nuk dua ta besoj,cudi z.MERO se ti shquhesh per hetime, dhe nuk i ke pare kto detaje por fut Zeqon ne valle.Une thashe z.Mero se jam i majte ne ide edhe se po me shpifen politikanet te majte dhe te djathte qofshin ne SHqiperi…thashe se nepermjet penes tuaj dhe kolegeve tuaj kundershtare vazhdon percarja dhe kundershtari politik eshte armiku dhe tradhetari i vendit,une thashe se ne jemi Shqiptare dhe duhet te hapim syte dhe se edhe z.GJika po e perdor sportin per qellimet e tij dhe nuk ishte Zeqoja qe i mesoi shit blerjet…thashe se Zeqoja vertet ka bere pune te mire dhe nuk do i marre me vete stadiumin edhe ambjentet pereth,thashe se ju gazetaret e kthyet politike dhe lidhni incidentin e Lacit me Zeqon dhe po ndiqni modelin e politikaneve qe kane zbatuar deri me sot..politikanet e mjere perdorin gjithshka edhe sportin per qellime politike te djathte dhe majte qofshin dhe hyjne ne nje thes te gjithe pa perjashtim…njerez pa ide dhe pa programe qe demonizojne kundershtarin dhe percajne vendin….e vetmja rruge se ai tjetri eshte me keq…kjo eshte politika Shqiptare dhe ju sherbetoret e saj…Si Korcar qe jam shpresoj ti japin Flamurtarit piket ne tavoline keshtu ta mbyllni gojen…