Flamuri, i shqetësuar për doktoraturën e Jozit

27 Prill 2011, 21:51Antena TEMA

Dje katër burra të inatosur kërkonin Flamurin para PD. Roja u thoshte ‘s’ka ardhur akoma, por po keni gjë për fushatë, shkoni tek Torre Drini se aty është Lul Basha’.

–    Jo, duam Flamurin, bërtisnin burrat. Ajo është Doktor fallco. S’kemi gjë me Lulin, duam Flamurin.

Duke para këmbënguljen e tyre, roja i çoi lart në zyrën e Flamurit. Burrat u përshëndetën me të dhe u ulën duke shfryrë ende nga inati. Njëri prej tyre mbante një dosje nja 200 faqe në sqetull. Sapo u ul, ja hodhi dosjen para Flamurit.

– Merre, tha. Shiko ç’ka bërë. Ka vjedhur për tu bërë Doktor.

– Kush, pyeti Flamuri.

– Jozi, shefja juaj, i tha burri i inatosur. Ky është punimi origjinal, ky është punimi i kopjuar. Fjalë më fjalë. E shikon çfarë shefe keni?

– Më falni, i tha Flamuri, në këtë parti ka vetëm një Doktor dhe ai është ai burri që është kryeministër.

– Jo, jo, është bërë dhe Jozi doktor, i thanë burrat e inatosur. Ka vjedhë doktoraturën dhe është bërë doktore.

– Or shoq, mos e keni gabim, u tha Flamuri. Me sa di unë Jozi ka mbaru matematikë, s’mund të bëhet doktore. Doktor jam vetë. E di mirë. Bile nuk desha tua them, po doktor në këtë parti unë dhe ai Burri jemi.

– Ju jeni doktor për të shëruar, i tha burri, kjo është bërë doktoreshë shkencash.

– Nuk e kuptoj këtë, tha Flamuri. Ju thoni është bërë doktore duke vjedhur, ndërkohë që me sa di unë njerëzit bëhen doktor për të vjedhur, jo duke vjedhur. Përjashto mua dhe atë Burrin që nuk vjedhim.

– Or ti zotëri, i tha burri. Bëhet fjalë për temën që Jozi ka mbrojtë për Doktor Shkencash. E ka kopju pikë më pikë. Ja kopja, ja origjinali. Do ta hedhim në gjyq, por është fushatë dhe s’duam të merret ters, se nuk jemi socialistë, jemi demokratë.

Flamuri u hutua fare.

– Po pse mo, për këtë keni ardhë ju, tha. Unë thashë çfarë kishit. Po mua këtu më vijnë çdo ditë denoncime për vjedhje paresh, vjedhje tenderash, vjedhje bankash, por për vjedhje doktoraturash është e para. Më duket se ligji jonë nuk të kap për këto.

– Si mor s’të kap, po ai burri i botës në Gjermani ishte ministër dhe iku për ca pasazhe. Kjo e ka kopju krejt.

– Po mirë mo zotëri që ajo e ka kopjuar, po ju si keni pas nerva dhe e keni lexu krejt? Ma lini mua këtu dhe do ta verifikojmë. Nëse janë njësoj, do t’i ankohemi Ministrisë dhe mund t’ia heqim. Nuk është e thënë t’ia heqim asaj, mund tua heqim dhe ju që e keni bërë të parët. Rëndësi mos të jenë dy njësoj.

– Si mor të na e hiqni ne, ne mezi e zbuluam?!

– Zotëri, ju që keni bërë një temë, bëni dhe një tjetër. Ajo s’ka kohë. Por të lutem tani mos e bëni të madhe se e merr vesh ky Lul Basha dhe merr super-xhiro.

– Duam përgjigje brenda javës, i thanë burrat e nxehur. Ti nuk e kupton se ç’mund t’i bëjmë. Nëse nuk dorëzon titullin Doktor Shkencash që ka marrë, do merremi ne me të.

– Besoj do ta gjejmë fjalën, tha Flamuri, se në këtë parti dy doktora jemi, s’ka pse ka tre. Por mos e bëni të madhe deri më 8 Maj. Pastaj po fitoi Basha, e ka marrë lumi, se ja zë ai vendin, po humbi, do përpiqemi t’i gjejmë një doktoraturë tjetër. Ka plot se janë gjithë këto universitete që duan t’ia japin. Përjashto atë Çilin që është në shtab të Bashës, të tjerët janë gati t’ia bëjnë nga e para. Vetëm mos u ndjeni deri në datën 8 maj. Se kjo akuza juaj është qesharake. Njeriu vjedh kur bëhet doktor, nuk vjedh për tu bërë doktor.

3 komente në “Flamuri, i shqetësuar për doktoraturën e Jozit”

  1. Epirioti says:

    Mero! Mjafton ne kontroll ne ministrin e arsimit dhe do gjeni monstruozitete gafash dhe fallsifikimesh te mbi 10 mije pjesetareve te administrates se sotme, qe nga Jozi, deputetet, pushtetin qendror dhe lokal. Perqendrimi me i madh i falsifikimeve eshte te mesatarja. Aty e vuajne te gjithe. Jane me pesa dhe disa prej tyre justifikohen se dikur pas clirimit 5 ishte nota me e larte qe vihej ose 10-ta e sotme

  2. sofra says:

    o njeriu i tokes(Epirioti) nxirrini mor plak emrat e bejini nje sherbim kti veni se po rrine inxhiniera e fizikante neper shpia ose pas banaqeve te naj agjensie shitjesh…se po rrenohet ky vend ka ky lloj menaxhimi…

  3. Falcon says:

    ate qe merrin pesa ishin disidente dhe nuk ju vinte regjimi nota 10..keshtu ka qene dhe jozefina dhe kopeja e saj

Comments are closed.

Lini një Përgjigje