Sandri në sherr me Fevzon për Lul Bashën

7 Maj 2011, 09:40Antena TEMA

Sandri dje ishte në siklet të madh. Sherri i Fevzos me Lul Bashën ishte i papritur. Sipas gjithë programacionit ishte lënë që Basha do të ishte tek Fevzo ditën e premte. Siç ndodh rëndom, Basha kërkon para emisionit pyetjet dhe përgjigjet. Stafi i kishte nisur pyetjet Fevzos. Ky i fundit, i cili nuk ka ndodhur të lexojë ndonjë herë pyetje para emisionit, u trondit shumë nga kërkesa e stafit të tij për tu hedhur një sy pyetjeve të Bashës.

-Unë këtë s’e kam bërë me Solanën, me Prodin, dhe me gjithë personalitetet e botës, do ta bëj me Lul Bashën, tha. S’ka pyetje gati, po të dojë të vijë, po të dojë të ikë.

Stafi u zu ngushtë dhe mori në telefon Sandrin. Ky i fundit u lidh me Lulin për ta sqaruar. Luli nuk i hapte telefonin dhe i nxirrte dikë nga stafi. Situata u bë aq keq sa Sandri vendosi për një moment ta  lërë fare intervistën. Luli më në fund e mori në telefon me një zë që i dridhej.

-Mos ma bë këtë, të lutem, i tha. Është nata e fundit. Ti e di që unë e kam hall koke. Fevzoja nuk ka hallin tim, ka hallin e emisionit, ai ka shkuar deri aty sa nuk ka pranuar as pyetjet tona. Pse më i mirë se ty është ai? Ti ke pranuar kasetat një muaj, ai nuk pranon as pyetjet.

-Ore që je bole ti e dija, po që paske rrjedhë fare, tani po e shikoj. Po pse mo mendon ti se i ha k… Fevziut për ty? Po normal që hallin e emisionit ka, pse hallin tënd ka? Sa kryetar bashkie ka përcjellë e do përcjellë Fevzoja…

-Sandri, unë e kam hall koke. Kam tri muaj që pres këtë ditë. E kam menduar gjatë, dua publik në sallë, e kam gati publikun, dua pyetjet, i kam gati dhe pyetjet. Dua përgjigjet, m’i kanë bërë gati dhe ato. E kam menduar dhe dekorin. Nuk bëhet gjë se ja ndryshojmë pak studion Fevzos.

-Epo qenke bërë idiot Luli, i tha Sandri. Thuaj që s’dua Fevzon pastaj, mos më thuaj nga këto broçkulla. Dhe mos ja thuaj Fevzos të paktën. Po do kështu gjëra, kemi Sonila Meçon.

-Hë, shumë mirë, aty shkoj. E bëjmë tamam me drita, me dekor, me pyetje e përgjigje gati, me publik fantastik, i kam trajnuar të pyesin për hipoteka, për ujëra, kanalizime, gjithçka.

-Mirë vëlla, mirë, po nuk e kam hallin atje, hallin e kam që do humbësh, do ikësh për lesh.

-Po pse do humb mo burrë, unë i kam gati të gjitha.

-Ore, ti ke çfarë të duash. Njerëzit të presin të të shikojnë tek Fevzo. Po s’të panë atje, do thonë njerëzit ka humbur dhe nuk e ka marrë Fevzoja fare. Unë këtë hall kam gjithë fushatën që Fevzoja mos të marrë vesh sondazhet, ti vete e bën sherrin publik.

-Po jo mo Sandër, unë i bëra kërkesa njerëzore se unë kam hall koke këtë.

-Njerëzore pa njerëzore, i shkel në kallo. Tani imazhi jot bëhet copë. Dhe s’kam hallin tënd, por dhe Sonilën. Për një vit e ke të zbuar dhe atë nga lajmet se me këtë që bëri ajo me Fevzon, nuk pajtohet më.

-Po jo mo Sandër, unë s’kam gjë me Fevziun, po deshe e ftojmë për darkë në shtëpi, kemi gjithë ato serviset e mira që ka qejf Fevziu, hamë një darkë klasi, pse i ngelet qejfi kot?

-Ore, ti kujton se Fezoja vërtet është dashuruar me ty nga serviset firmato të lugëve dhe pjatat. Ai e pa që të do Doktori dhe ndaj të afroi. Tani me këtë sherr do krijosh problem. E para, njerëzit do mendojnë që të ka lëshuar Doktori, e dyta që ke humbur dhe Fevzoja ka parë sondazhet.

-Po jo mo burrë se tek sondazhi i QTU dola mirë, a më the vetë?

-Të thashë k…, të gënjeva. Me 650 vetë e bëmë gjithsej dhe morëm 200 vota nga të Ramës t’i hodhëm ty.

-Ashtu ë? Po ja ai sondazhi i TV Shijakut më nxirrte 55 për qind.

-Po rëndë që je dhe atje se i bie që vetëm 55 për qind e shikuesve të Shijakut që janë 100 për 100 me PD janë me ty. Pra i bie që gjysmën e PD-së ke.

-Po jo mo burrë se jam mirë, po unë e kam hall koke këtë Sandri, se unë të kam si vëlla, e di ti se ç’donte të më bënte Fevzoja apo jo? Donte të më pyeste pa m’i treguar pyetjet. Po si mund ta bëjë njeriu këtë mo Sandër? Ne jemi dhe miq. Ca ka dashtë, ja kam dhënë. Njëherë i dhashë pasaportat diplomatike dy javore vetëm për një rrugë në Japoni se më tha një nga gjyshet e tij kishte takuar perandorin japonez në  Paris dhe duhet të hynte në Japoni me pasaportë diplomatike.

-Mirë o mirë, po s’t’i di për ndere këto Fevzo. Po e preke tek emisioni, të vë flakën. E ka thënë Ed Rama atë. Për atë copë studio është gati të djegë Shqipërinë, jo zgjedhjet e tua.

-Ashtu ë? S’di ç’të bëj vëlla, më shpëto. Me Sonilën ka për të dalë, ke për të parë. Ajo po bën prova gjithë mbasditen për pyetjet. I ka mësuar shumë mirë. Dhe unë kam mësuar përgjigjet. Dhe publiku ka bërë prova. Mos na e prishni kot.

-Unë s’ta prish mo jo, po shiko Fevzon. Me atë e ke sherrin. Ti e di ç’do heqësh sot e tutje.

 

 

8 komente në “Sandri në sherr me Fevzon për Lul Bashën”

  1. Votuesi says:

    Nuk eshte thjeshte satire,realitete te tilla jane prezent ne jeten e ketyre me nder politikane te kooptuar pa kurrefare merite ne majat e pushtetit.eshte fatkeqesi per ne te drejtohemi nga njerez me nivel nen mezataren e popullsise.E verteta eshte se popullit i jane celur syte,pamvarsisht se luan gjumashin, 8 maji do ta provoje .

  2. Dino says:

    Sa bukur shikojme prapaskenen ddhe jo skenen,ne prapaskene aktoret jane edhe lakuriq!

  3. ani says:

    Dhe Sonila na hapi barkun.sa here haop gojen per te vjelle te ben po keto mostra shohim ne televizione

  4. Shaqir Aga says:

    Sonila vetem gazetare nuk eshte. Edhe kur jep lajmet merr 100 poza sikur te ishte modele. Eshte femer me fytyre te sajuar burri (qe per nje fare kohe ta shpifte edhe per pamje).

  5. dylberi says:

    O Shaqir Aga,

    Sonila sipas komentit tend del…dhe ashtu eshte ne fakt me fytyre travestiti.

    Te fala Dylberi

  6. odi says:

    Po qe keni te drejte o vellezer . Tani qe lexoj ,e perfytyroj kur e kam pare te ulur ne nje salle ,e kishte nr. e kembes $% me duket . Duhet pare se mos eshte burre i kthyer ne grua ….

  7. odi says:

    Me falni , desha te shkruaja nr. 45 .

  8. GONI says:

    SONILA NE FAKULTET E KISHTE EMRIN VAMPIRJA

Comments are closed.

Lini një Përgjigje