Flamuri ka dy ditë që po mendon të gjejë një armik për këtë gjëmë që ka ndodhur. Humbje e thellë nga jugu në veri kërkon një shkaktar. Ai Burri dje natën ishte bërë keq. Në orën 2 të natës sekretarja e atij burrit thirri Flamurin urgjent në zyrë dhe i tregoi se shefi ishte shtrirë në kolltuk dhe nuk lëvizte. Flamuri hapi derën ngadalë dhe ju afrua. I kishte rënë ajo sëmundja. As pipëtinte, por ishte në gjendje shoku i shtrirë. Doli i tronditur dhe nuk donte ta jepte veten para sekretares.
-Thirr Zenin, i tha asaj, urgjent!
-Ua, pse, çfarë ka ndodhur tha, sekretarja e trembur.
-Asgjë, asgjë. Ai Burri po fle, por kur çohet do një ilaç që e di Zeni. Thirre pak ta sjellë.
Sekretarja e thirri urgjent dhe ai tha se vjen për 2 minuta.
-Ku ishte, e pyeti Flamuri kurioz, që vjen për 2 minuta?
-Tek shtabi i Lulit, tha sekretarja, bashkë me kunatin tjetër të Lulit.
-Ky pederast, tha Flamuri me vete, se na mori më qafë, na harxhoi 7 milionë euro dhe s’merr dot as Tiranën.
Pasi erdhi me urgjencë Zeni, u fut brenda. U dëgjuan disa zhurma të vogla dhe disa rënkime. Më në fund Zeni hapi derën dhe ftoi Flamurin brenda.
-Flamur, e gjeta, tha menjëherë. Jo, e kam gjetë. Gimja. Shiko, u kam thënë mos ma mbani afër atë trafikant, më keni marrë më qafë. Shiko, një njeri na ka humbë katër qytete. Ka humbë thellë Vlorën se ka dashtë me i vjedh kampionatin dhe ç’është e vërteta ia ka vjedhë. Ka humb thellë Kavajën se ka bërë pisllëqe dhe ka nxjerrë Besën në kategori të dytë. Ka humbë Korçën se e ka marrë vesh gjithë Korça që është hajdut dhe pagator i Ridvan Bodes. Ka humbë dhe Tiranën se na kanë ekspozu në Tiranë si njerëz që prishim dhe kampionatin kombëtar duke blerë ndeshjet e Tiranës e Dinamos. Shiko, ai na e ka bërë. Ma tha dhe Zeni.
Flamuri, që u gjend i papërgatitur nga ky shpërthim, pa nga Zeni. Ju kujtua që sa herë takon Gimen, i thotë, “Ja isha me Zenin o byrazer, ishim në Vjenë bashkë, i preva biletën biznes klas, po janë avionë kot o byrazer, kot që harxhon lekët se ngjitur me ekonomikun janë dhe biznes klaset, po ja o byrazer i thashë ma merr një ditë Doktorin në uikend në Vjenë të bëjmë shoping, po jo më thotë. Se ja o byrazer se po paguaj shumë leka me Korçën dhe i kam thënë Ridvanit Bashkinë e Korçës e ke nga unë, vetëm shiko pak kafen mos na vër doganë.
I sillej para syve gjithë ligjërata e Gimes duke parë Zenin që miratonte me kokë Doktorin.
-Dmth, ti thua Gimja e ka fajin, pyeti Flamuri.
-Ai e ka, tha Doktori. Shiko, kanë bërë një akt të papërgjegjshëm, as Hitleri nuk e ka prekur sportin. I ka lënë të lirë të dilte kush të donte kampion. Që nga koha e Petrit Dumes që bënte vetë formacionin e Partizanit ky është rasti i dytë që një ministër financash si Bode të bredhë me trafikantët e kafes stadium më stadium dhe të na humbasë katër bashkitë më të mëdha. Ai e ka fajin. Jo, ta them unë ty, ai e ka fajin.
-Po ky Zamiri Doktor, se dhe atë e ka shok?
-Jo Flamur, shiko, Zamiri nuk është përzjerë. Bëri një sondazh tek QTU, i doli keq për Bashën, më tha mua ta kthejmë nga e kundërta se del mirë. Dakord, bëje, i thashë. Kaq. Nuk është përzierë më. Më kanë thënë që dje ka uruar gjithë ditën Ramën me sms kur kaloi para Bashës, por normal.
-Mirë Doktor, atëherë po merrem me këtë Gimen, t’i çojmë kontroll nga Agim Shehu tek kafja Ama, por dua garanci mos ta marrë vesh Ridvani se i lajmëron.
-Jo, nuk i lajmëron dot se ai s’do dijë ku të futet vetë. Jo, ai më ka marrë më qafë Bashën, Kollozin, Kavajën. Jo, atë s’e fal. Ai do t’i lërë vendin Bashës tani ta shikojë ç’do të thotë të abuzojë me postin. Jo, ka disa rregulla tani. Ke bërë dëm, ik. Jo, do ikë ai. Shiko, ai dhe Gimja u bën e keqja e kësaj fushate. Jo, s’mund ta pranoj unë të identifikohen me mua ata se më votojnë mua kundër shqiptarët zotëri pastaj. Po ti e di që unë s’kam faj kurrë.
Comments are closed.
Red bull te ben me kraheee…..
por jo gjithmone
Mero e ke qare,je i paperseritshem je Hyske Borbonja i sotem,ke nje fantazi te papare ,edhe une kam parandenjen qe fajin ka per tja shitur Bodes me company,Patozit e te tjerve.Te vetmit te paster do te dalin Sala Luli dhe jozi qe do te rindajne postet ne Pd.
saranda2001,
Ti e di se, ti je MESUESI, per mua. Do te te isha shume mirenjohes, se me thene te drejten nuk e di,te me sqaroje ( kuptohet kur te kesh kohe ) se kush eshte Hyske Borbonja i sotem. Te falenderoj paraprakisht, per pergjigjen.
Pershendetje
Nje gazete serioze dhe me fryme te larte intelektuale dhe demokratike si “TemaA”, nuk mund te flase marezira. Ju lutem, ambicjet politike mos i ngateroni me me njerezit e thjeshte qe shohin punen e tyre. Po cfare faji ka Skenderbeu, se Flamurtari humbet ndeshjet ne Lac apo ne Shkoder, qe i turren z. Agim Zeqo, presidentit te ekipit te Skenderbeut?! Kjo nuk eshte naivitet, por eshte nje strategji e dirigjuar politike me qellime te tjera qe rrjedhin per llogari te kryetarit te bashkise se Vlores! Agim Zeqo me sa di nuk eshte anetar i ndonje partie dhe ka nje biznes ashtu si dhe disa qindra biznesmene te tjere shqiptare, dhe nuk prodhon kafe per gjysmen e Brazilit apo te Europes?! Apo keni ndonje koncesion zoti artikullshkrues nga bizneset e tjera qe meren me kafen ne Tirane??! Shqiperia ka probleme te tjera shume serioze per tu marre, se nuk eshte Agim Zeqo problemi i Shqiperise? Po cfare lidhje ka Gimja si “pucist” me zgjedhjet, kur nuk ka patur asnje familjar ne gare per nje mandat lokal? Lerini te qete njerezit e ndershem zoterinj artikulshkeles!!!!!!!!!!!!!!
Z. Mero, po te nis kete shkrim, nese te duhet per tek gazeta jote botoje, nuk e kam te nevojeshme autoresin e shkrimit
Te uroj gjithe te mirat.
Sherbetoret e oborrit
Kush ka lexuar “Zhozef Fushen” e shkrimtarit te madh Stefan Cvajg, do te kerkonte qe ne kete cope vend qe kemi dhe ne keto vite qe po kalojme te dinte nese kemi dhe ne ” Fushe ” ne administraten shteterore.Ne Shqiperi, zor se gjen rast qe ndonje drejtues qofte dhe ne nje pozicion te parendesishem per shtetin apo pushtetaret, me cfardo kualifikimi apo merite profesinale qe te mos jet levizur apo hequr nga vendi i punes sa here qe jane nderruar qeverit apo te pakten ministrat nga te cilt kane vartesin. Partia qe vjen ne pushtet fillon te vendose neper keto vende jo specialistet e saj me te mire, por me besniket e saj. Por ka dhe tek ne tek tuk ndonje “specialist” qe u duhet cdo qeverie, ose me sakte ka tek tuk ndonje qe i i ngjitet cdo qeverie, ashtu si Fusheja, per e cilin Cvajgu shkruan:
“Ai vepronte pa rene ne sy, i fshehur nen petkun anonim te detyres qe kryente, si mekanizmi i ores. Me zor njeriu arrin ta marre me mend se i njejti njeri , po me ate lekure, me po ato floke , me 1790 ishte nesues ne nje manastir, kurse me 1792 sekustron pasurit e kishes; me 1793 ishte komunist, kurse mbas pese vjetesh u be milioner dhe pas dhjete vjetesh Duke i otrantos”.
-Nje dite duke pire kafe me ca miqte e mi ne nje nga lokalet e ish bllokut, pame te kalonte aty me gruan e tij drejtorin e Vipave, Jovanin. Te tre ne qe ishim ne ate tavoline i njihnim mire ata qe prej kohesh, megjithese puna nuk na ka lidhur me asnjerin prej tyre.
Ja dhe Zoti Fushe me gruan e tij – the nje shoku im . Qeshem . Krahasim ishte shume i goditur. Dhe kaq mjaftoi per ta vazhduar biseden. Jovani ( Fusheja) ka 13 vjet qe drejton tatmet e Tiranes apo Vipat e Shqiperise. Eshte nje harmonizim perfekt i ndarjes se detyrave ne treshen Jovan- Gime Zeqo(kunati), dhe Gruase se Jovanit ( motres se Gimes) – ne marrdhenie me pushtetin- tha njeri nga shoket ne tavoline
Gjate kohes se qeverisjes se majte Jovani u lidh fort me qeverine si drejtor i Tatimeve te Tiranes dhe dhe me pas drejtor i VIPAVE , gruaja e tij kishte nje pozicion te rendesishem ne konrollin e firmave pramidale. Por mbas tyre fshihej Gimja , prapavija qe biznesi i tij vetem lulezonte ne saje te mbrojtjes qe kishte nga Jovani e Malaj dhe nga hija e kryemimistrit Nano qe ishte dhe ne krye te dasmes se tij. I vetmi merak qe ata kane patur ne ate kohe ke qene qe ne pushtet te mos vije ai,” kafsha”, Saliu dhe me pas ai ” koktrashi” Iliri. Per te mos ardhur ata ne pushtet keta te tre ishin gati te jepnin gjthcka. Por “gjema’ ndodhi dhe ne 2005 ” Kafsha” erdhi ne pushtet . Ketu hyn Gimja ne loje, duke cuar motren e tij, gruan e Jovanit , keshilltere per ekonomin tek Fatmir Mediu( Ministria e Mbrojties) dhe Vanin sa levizi pak nga vendi, por per 3-4 muaj. Por gruaja e Vanit dhe motra e Gimes shkoi atje ne ate pune me qellimin e vetem qe te hynte brenda oborrit te shtepise se kryeministrit se vetem atehere treshja do te ndihej e sigurte dhe nuk do tu hynte ghemb ne kembe. Dhe kjo nuk vonoi kur zonja e Vanit filloi te lidhte nje miqesi me zonjen Berisha si fillim duke cuar dhurata per femijet jetim te bere gati nga Gimja. Kaq donte dhe Ridvani qe Jovanin ta hipotekonte tek ai vend qe kishte tete vjete qe kishte punuar ne kohen e socialisteve. Por ne zghedhjet e qershorit 2009 kjo treshe u tremb pasi kishin frike se do humbte Berisha dhe po te vinte e majta ne pushtet . Te pakten Jovani dhe gruaja etij do te binin nga karrigja pasi nuk do kishin me Nanon e pare dhe se Malaj nuk do kishte ato pozita qe te mund ti mbante ne pune.Po keshtu dhe me ate “koktrashin” Ilirin nuk ikishin mire punet.Por ja qe fati qe me ta dhe Berisha u rizgjodh prape kryeminister.Tani, Vani u sgurua, Gimes nuk i vajten dem sponsporizimet e medha. Zonja e Vanit kishte nje rol tjeter, te rregullonte marrdheniet e tyre me”koketrashin” Meten. Ndaj dhe zonja e Fushes qe , mund te quhen te dy cifti Fushe, e gjeti zgjidhjen e menjehereshme pas krijimit te qeveris se re Berisha-Meta. Mones mbas futjes se Metes ne qeveri. ju hoq sresi qe kishte per fatet e kombit dhe i hipi nje shendet i madh saqe nuk po i benin me fustanet dhe te gjitha rrobat e trupit dhe nuk po gjente dot me neper dyqane. Por nusja e Gimes eshte stiliste e talentuar dhe me porosi te gruas se Vanit dhe motres se burrit te saj,Gimes, e ftoi ne sallonin e saj dhe garantoi nje pekujdesje te vashdueshme per veshjen e saj. Dhe Mona jo vetem qe nuk ja refuzoi oferten por e beri dhe publike ne nje emisin te Fevzos te klani ku tha se per veshjen time kujdeset zonja At Nikolla. Shperblimi qe i kerkuan Mones ishte shume i vogel, nje post ne qeveri per gruan e Vanit , jo se ajo nuk ishte ne pune apo kishte nevoje per pune apo per leke, por per nje post qe te ishte afer me LSI- in. Dhe shume shpejt gruan e Vanit, motren e Gimes, e emeruan sekretare e pergjitheshne ne Ministrin e Shendetesis.Pra miqesia e tyre sa vjen e rritet dhe shrihet ne cdo krah dhe me kedo, qe nga Nanua, Malaj, Ridvani, Mediu, Berisha e Meta.
A i keni pare neper shkallet e stadiumit si jane bashke kur luan Skenderbeu? A i pate ne korce heren e fundit si ishin rrwshtuar ne tribune? Ja,Ridvani, Gimja, motra e gimes ,Meta , kurse aii, mekanizmi i ores, mungonte. Keshtu kata njerez te paskrupullt e pa moral u ngjten pushtetit ne qafe si kepushe dhe nuk shqiten qe andej sa ti thithin cdo gram te gjakut qe i ka ngelur. Dhe do ta mbyllja me nje paragraf te cvajgut per Fushen , i cili shkruan: Keta njerez, sa vjen dhe behen interesant per nga karakteri ose me mire ta themi per nga pakarakteri i tyre makiavelist.
Zoti Florenc, mua keto refleksionet e tua me duken si endrat e nje nate vere…. Ndaj edhe Shekspiri po te ishte gjalle nuk do te kishte krere ndonje Sonet-a kaq fantzmagorike sa keto persjatje… Nejse, kjo eshte e drejta juaj, por do isha kurioz te dija nese keta “Fushete” Jovani-gruaja e tij dhe Agim Zeqo, ju kane hyre ne hak ndonjerit prej jush apo farefisit tuaj? Eshte per te ardhur keq qe njerez te ndershem (ka plot ne Shqiperi qe punojne ne administrate, jane biznesmene) qe shikojne punen e tyre dhe nuk merren me dallavere(skenare te cdo obori sot) te lanchohen publikisht pa asnje prove dhe fakt duke u sajuar neper gazeta “krimet” e tyre! Une kam punuar ne sektorin e Tatimeve dhe kurre nuk kam degjuar ndonje aventure apo huq te keq te Jovanit, perkundrazi respektin dhe mirenjohjen e gjithe (ish)stafit dhe po keshtu nuk kam degjuar kure te peshperitet per ndonje privilegj ngaj Gimit te dhuruar nga keta taksidare!!!
florenc lala,
Mua me ka terhequr shume jeta e Napoleonit. Kam lexuar nje liber mbi jeten e Napoleonit ( me duket te shkruar nga Prosper Merime, nuk jam aspak i sigurte per emrin ). Napoleoni e urrente Fushene ( te cilin e kishte minister te brendeshem ), por i kishte nevojen prandaj e mbante. Ne liber ( me sa me kujtohet ) Napoleoni i shoshte hapur ne sy Fuschese se ai ishte nje TRADHETAR I LINDUR.
Lexova shkrimin tend ( me pelqeu shume ) dhe ne fund te fundit i bera vet vehtes pyetjen, pse njerez te tille duhet te bejne gjithe keto poshtersira, per nje gjelle me teper ne tavolinen e drekes apo darkes ? Apo duan pushtet ?
Duan leke ? Ne kemi nje proverbe shume te bukur : “Qefini eshte pa xhepa.” Nuk e di ne se ndonje anetar i forumit mund te japi ndonje pergjigje perse ? Faleminderit per shkrimin. Pershendetje.
Ej plako,
Nuk kuptova ku jane poshtersirat e ketyre njerezve, sepse shkrimi i Florencit kishte emra konkrete. Ke llogjike formale ti Plako…?! Mos u merni me dacibao gazetash, se nuk thote kot populli “cfare do mbjellesh do korresh”, ndaj meqe kujtuat qefinin urojme qe keto shpifje mos u ndjekin pas qefinin?