Sandri u shqetësua dje seriozisht për artikujt e medies ndërkombëtare kundër Doktorit. Sherrin e nisi gazeta austriake Der Standard dhe pastaj vazhdoi CNN, Economist etj me radhë. Problemi ishte se të gjitha thonë që ky vend për 20 vjet nuk ka bërë zgjedhje dhe citonin kodin që ndalonte numërimin e fletëve të gjetura jashtë kutisë së votimit për kandidatin.
U kujtua që kjo Standard e Vjenës ishte pronë e WAZ, një grup gjerman që ka Gim Neshon përfaqësues në Shqipëri. Dërgoi shoferin me vrap, i bleu një paketë puro Gimes dhe e thirri në Rogner.
-Të kam bërë një dhuratë, i tha dhe nxori purot Çërçill, të trasha nga ato që pi Gimja i Redbull-it.
Gimes i ndritën sytë.
-Ca ka bërë vaki mo i madh, i tha. E pe Edi Ramën si iku apo jo? Kanë dal të gjithë kundër. Nga Brukseli sa fola më thanë do ta heqim qafe. Fola me Uashingtonin dje më thanë që Ed Rama s’e ka të gjatë as 24 orë. Do vijë dhe Barroso nesër t’i thotë jep dorëheqje dhe të bëhet o Kaçi, o Beni kryetar.
-Lere mo Barroson se nuk vjen shkërdhata, po shiko pse të thirra. Me këta gjermanët punon akoma ti apo jo?
-Po si s’punoj o flori, unë jam këtu. Harrove ç’bëmë me Vizionin?
-Dakord, por ka një problem dhe më dërgoi Doktori të të them. Kjo gazeta Standard e Vjenës ka bërë një artikull të keq për Doktorin. Thotë po çon Shqipërinë drejt greminës. Si t’ia bëjmë ta korrigjoj?
Gimja filloi të përtypej dhe rrotullonte puron në duar.
-Po, patjetër mo flori. Ja do flas unë me Esgjanin, se ai e zgjidh me ata.
-Ç’është ky turk mo, duhet një austriak.
-Jo, jo, mos u mërzit se ai e zgjidh atë punë, por i ka ngelë qejfi mo flori se ashtu më kanë shkuar ca punë.
-Fol, çfarë duhet?
-Po ja mo flori se ti je i madh po të duash ma zgjidh këtë punë, se ashtu më doli një problem atëherë, i kisha premtuar që do bënim ca lek me Vizionin mo flori se na premtuat që po e morën ne në kontroll do na jepnit ndonjë gjë. Jo se dua unë ndonjë gjë, por ti e di unë ua premtova atyre dhe tani ai më pret çdo ditë bisedën kur i them që e kam biseduar dhe do të na japin ndonjë gjë.
-Po çfarë tu japim mo burrë se ju doni të gjithë lek. Është njëri që më kërkon 350 mijë euro se mban TV me Doktorin. Ti më kërkon bakshish për këtë turkun. Ku t’i gjej unë?
-Po mos u nxeh mo flori se unë muhabet po bëj. Meqë ra fjala po ta kujtoj, po unë s’ia kam zënë në gojë as Doktorit. Sa herë e kemi takuar nuk s’i kam thënë gjë se nuk dua ta bezdis, por unë ja kam premtuar ca lek atij, ndryshe nuk bënin gjermanët çfarë u thosha unë.
-Dmth ti u premtove lek atyre për të marr kontrollin?
-Ah i madh je, bën sikur s’e di. Po lek mo i madh u premtova. Tani unë ca lek ua kam dhënë dhe nga xhepi, se unë do ta shkrij gjithë pasurinë vetëm të heq qafe këtë Ed Ramën, por tani s’më ka ngel asgjë në xhep. Po më ndihmove me ndonjë gjë të vogël sa të kem rastin ta marr në telefon këtë Standardin e rregullon ai. S’e ka për gjë fare ai. Një telefon e ka. E heq nga puna fare atë gazetarin. Më dërgon mua një muaj në inspektim atje dhe e heq unë.
-Dmth ti dashke lek dmth, vari leshtë pjesës tjetër. Po me këta të Economist-it në Londër ke muhabet?
-Po si s’kam mo flori. Unë Timin e kam takuar disa herë se kemi qenë në seminare bashkë. I them unë atij, s’ka problem. Po më kollaj i thotë ky Esgjani. Po është ajo puna e bakshishit.
-E vari trapin, prapë tek lekët na dole. Pa pyet një herë çunin mos njeh njeri tek CNN në SHBA të paktën?
-Po si nuk njeh mo flori? Kompania ku punon çuni e ka të vetën CNN. Shefi i çunit tim e ka si ushtar drejtorin e CNN. Po janë pak të mërzitur ata mo flori se u premtova unë që do bënin fushatën e Ramës dhe ky më gënjeu, e bëri me ata kalamajtë që ka rrotull. Duan ndonjë lek mo flori që të kem sy e faqe tu kërkoj ndonjë nder.
-Ore, ti më di koqe mua, ju kthye Sandri. Në të kërkoj të më gjesh lidhje tek këta, ti më kërkon lek sikur po të pyes për pronarë kazinosh. Merri këto purot meqë i bleva se as këto s’i meriton. Ja prit ta marr një ta kem vetë dhe ik pirdhu se humba kohën kot.
Comments are closed.
Mero me duket ju ka dhene ndonje “BAKSHISH” juve te Temes per reklamen qe po i beni,shume njerez e shofin Sandrin si 2 pas Saliut .
E shkelqyer si gjithmone Antena, shume therese, nuk e di ky tjetri eshte Agim Nesho ish deputet i PS?
Po kure se di per ke Gime behete fjale ku te dukete therese ty
Do vini te ma vini njehere o se mbaruame?
Agim Nesho eshte ish-ambasadori yne ne SHBA, ish-mik i Rames. U merzit me Ramen se nuk e beri deputet.
Po te duash ta takosh, e gjen tek kazinoja e bllokut!
MERO nuk shkrojte sot?, po presim.
Mos vdeksh Kurre o Mero, je i madh fare!!!!
Vetem nje kerkese te vogel kam ,te lutem Jane disa komentues, me duket i servon fahriu i sales, na provokojne, mos i boto te lutem se nuk eshte ne fakt kohe per tallje.
Ju flm si paradhenie.
Or ky Gim Nesho djali i Gaqo Neshos eshte, po qe i tij nuk cuditem se dardha nen dardhe do bjere.ketij edhe dasmen me ryshfet ja beri Gaqo Neshoja, pyesni beun e Saukut se ai ua tregon sa harxhoi per kete trap Gimin kur e martuan koqen.