Prej të shtunës Flamuri është vënë në kërkim të fletëve të votimit. Në shtypshkronjën e tij bashkë me Visin kanë rishtypur fletë votimi me kod të Njësisë 5 dhe po përpiqen t’i fusin nëpër kutitë e mbetura për kandidatë për minibashki. Deri dje kishin arritur të fusnin 120 fletë. Visi nga tahmaqarllëku ka shtypur 1000 copë dhe Flamuri i ka dhënë detyrë komisionerëve t’i hedhin të gjitha. Por ndërkohë që operacioni po vazhdon me kujdes tek njësia 5, shumë militantë të PD-së të shqetësuar për fletët e votimit, po dynden tek PD-ja.
I pari që i hyri në zyrë Flamurit dje nxori nga poshtë bluzës dhjetë fletë votimi dhe ja dha mbi tavolinë.
-Merri shef, tha. I kisha rujt për ditë të keqe se na ndan nga dhjetë copë për kokë ne të LSI. Na tha shefi merri dhjetë copë, jepja jashtë atyre që do votojnë për ne dhe merri fletën e bardhë kur të dalë. Tani unë i kam këto të dhjeta. Merri çoji në KQZ.
-Nuk bëhet kështu, tha Flamuri. Duhet t’i kishim futur në KZAZ. Por sidoqoftë leri njëherë.
Hyri i dyti. Dhe ai i lumtur në fytyrë.
-Shefo, ne jena tre vetë në punë shteti dhe kemi pasë detyrë 30 vota. E kena ba me telefon t prishur. Ua kena dhënë votën plot e na kanë sjell bosh. Merri dhe tridhjetë fletë e tregojani popullit që kanë votu për Lul Bashën.
-Mirë, dakord, faleminderit, i tha Flamuri, por çfarë njësie je ti?
-Unë jam në Kodër Kamz, por s’ka gajle. Për Lul Bashën kena votu.
-Mirë, faleminderit, do t’i marr parasysh.
Hyn i treti.
-Nga je ti, e pyet Flamuri.
-Nga Tirona, i tha militanti i PD-së.
-Për kë ke votuar?
-Pasha Zotin për Salihin, d.m.th për Lulximin.
-Aha, nga Tropoja qenke ti?
-Vallahi prej andej jena, por kena vite në Tironë, u bë 15 vjet.
-Çfarë kishe?
-Kam ndigju se ju duhen vota. Vallahi për dhjetë vota mos e leni. I kam unë nja 400 vota në makinë se më ngelën nga Lapraka se nuk duheshin më se binte në sy rezultati. A bën me ti dhanë mor burrë, se votat tona janë, vetë i kena prodhu?
-Por s’kam ç’t’i bëj mo burrë, duhet me i futë brenda në kuti.
-Mos ki gajle se unë i kam me kuti gati, me kode me të gjitha. Veç i kena ba për Njësinë 11 se atje na thanë me e ndërru kutinë. A ban për tek 5 a?
-Jo vallahi, vështirë është, po lere njëherë se nuk i dihet.
Sa doli tropojani, Flamuri zgjati kokën tek dera. Një radhë e gjatë njerëzish me fletë votimi në duar, donin t’i dorëzonin tek zyra e tij. Flamuri mbylli derën dhe mori në telefon Visin e shtypshkronjës.
-Ore, mos na nxjerr me humbje ti legen se paske shtypë gjithë këto flet votimi tepër?
-Hajt mo burrë se dyfishin kam shtyp, d.m.th i kam shtyp dubël të gjitha zonat, t’i kishim. Ju po na e çoni punën dëm se s’po fusni dot 11 vota brenda.
-Të drejtë ke, tha Flamuri, por është bërë puna pisk se i kanë numëruar ambasadorët. Sidoqoftë dhe shumë vota s’i duhet futë këtij shkërdhatës se ka nis e lavdërohet nëpër korridore se kam marrë gjithë ato vota. Nuk e di se janë vota shtypshkronje, jo vota populli. Le ta torturojmë dhe pak pastaj flasim.
-Mirë, ti e ke në terezi, i tha Visi, po mua që më përdori dhe për të prishur të dhënat e KQZ. Se kush ka hap llaf që do nisë hetimet prokuroria dhe do na i nxjerrë gjithë të palarat, se do dalë që firma që i ka bërë spotet Bashës, lëvizjes Zgjohu është dhe forma që ka prodhu fletët e votimit dhe ka hedh të dhënat në KQZ. Mos na fusin në burg?
-Po jo mo burrë, ata s’kanë fut dot në burg Bashën dhe Metën që janë peshq të mëdhenj, do merren me ju.
-Epo ndonjëherë ne të vegjlit e hamë, i tha Visi i trembur.
-Hajt se me aq lek sa kena bë me fushatë, dalim nga çdo burg, jo më nga ky i Tiranës, i tha Flamuri për ta qetësuar.
Comments are closed.
Kush eshte ky Flamuri qe e mban vedin si kapo te PDse?????
Flamuri eshte Flamur Noka dora vete, aktualisht Sekretar Organizativ i PD.
O Mulo je i modh.Vec me ka ardh keq qe Hasi ta rrasi.Kujdes miko se burgu nganjehere te merr kot e masanaj s’del dot .