Flamuri më në fund doli njeriu më i vlerësuar për zgjedhjet. Xhelozitë që patën në fillim kur Ristani i dha shtypshkronjës së Flamurit tenderin e fletëve të votimit dje u shuan përfundimisht. Të gjithë ata që kishin merak, ia falën. Flamuri ia doli të ishte më inteligjenti tek truku që prodhoi për zgjedhjet. Shtypshkronja e Flamurit me Visin prodhoi përveç fletëve dubël për zonën 11 dhe 5, edhe fletë me cilësi të keqe. Shpërndarja e fletëve me cilësi të keqe u bë me kujdes. U çuan në qendrat me shumicë të PS me qëllim që të rritej probabiliteti që ato t’i jepeshin njerëzve të PS. Flamuri i shtriu udhëzimet dhe më tej. Në ato qendra ai vendosi njerëz të zonës që njihnin votues të PD, dhe sapo shfaqej një votues socialist, ata i jepnin fletë me cilësi të keqe. Dje skema e Flamurit funksionoi. Kur gjithë Shqipëria priste të numërohej, fletët e Visit dhe Flamurit bënë kërdinë. Albana, e cila kishte marrë dijeni për fletët, bërtiste nga salla dhe komisioni ndalte punën. U bën rreth 50 vota. Flamuri fluturoi nga gëzimi. Shkoi në zyrën e tij në PD i gëzuar. Jozi, e cila është rikthyer në PD qëkur aty rri Doktori, sapo e pa e thirri në zyrë.
– Kush asht ai mashtrues që ka prodhu ato fletë, i tha Flamurit.
– Unë, tha Flamuri i hutuar.
– Ti e ka ba këtë e don me shpëtu atë plehën. Mue me thanë i ke shtyp ti por kam mendu se e ke bë për pare. Ti e paske ba dhe për atë plehën.
– Po fola dhe me atë Burrin më tha e duam patjetër.
– Lene mor atë Burrin se ai don me na e rras ne këtu në parti. A e mor vesh që e ka thirrë Ritvanin dhe i ka thënë hapi rrugën të rinjve për Sekretar të Përgjithshëm. Dhe ai katunari i Devollit i ka thënë ‘patjetër’. Ku, ku çfarë burrash jeni.
– Po çfarë të bëja unë. Ai ma kërkoi që në fillim këtë. Më tha do bëjmë dy palë fletë votimi për 5 dhe 11 dhe qindra fletë votimi me defekte boje nga ato të cilësisë keqe që të kemi mundësi t’i nxjerrim të pavlefshme.
– Asht marre Flamur me djeg Shqipërinë për atë plehën. Le të marrë atë që meriton. A e din mor Flamur si po shkon puna me dalë rezultati një votë pro Edi Ramës, a e din që do bëhena gaz i botës se do thonë njerëzit po ta kishte gruan me pasaportë, do fitonte.
– Ti ke të drejtë, i tha Flamuri, por më mirë të shkoj në Bashki se të na vijë në parti.
– A je i marrë a bën si prej Kukësi, ia ktheu Jozi. A e din ti mor se me hup ai Bashkinë se qas as në korridor e jo më në zyrë. Pse mor do me marrë partinë ai kur nuk lame gja pa ba, deri tek fleta jote e votimit dhe prapë s’ia doli. Kena humb gjtihë bastionet prej tij se i kena sjellë njerëzit në Tiranë e prapë s’ia doli. S’ka më vend ai, të ikë.
-Nuk kam faj Jozi. S’kam ç’i bëj unë. Ne na tha ai Burri bë këto gjëra, i bëmë. U bë zhurmë e madhe se mori shumë lek Flamuri kur mora tenderin e fletëve të votimit. Tani që ka vajtur një fletë një milionë euro, më thonë rrofsh. Tani dhe unë s’di ç’të bëj. Më thanë na gjej një firmë që të hedhë të dhënat në KQZ, m’i gjeti ortaku u firmës që bëri spotet. Më thanë na shtyp fletët, i bëri Visi se e kemi shtypshkronjën bashkë. Tani s’kemi ç’bëjmë, vetë na e kërkuan.
-Ke ba gabim Flamur. Kjo punë nuk asht punë lekësh. Ne s’kena pse fabrikojmë një njeri me vota fallco. Dy net më parë desh me ndërru gjashtë kuti tek zona 11. Më ka tmerru polici kur ma tregoi. Më tha i kishin ba në shtypshkronjë me të njëjtën numër serie gati. Kur pyeta kush i ka shtyp fletët, e më thanë për ty, u çudita shumë.
-Po tani ti e kupton, tha Flamuri. Unë bëj çfarë thotë ai burri.
-Mirë Flamur mirë, po me ardhë në vend të Ritvanit ty nuk të pranon as në oborr. Ke me u pendu gjithë jetën për këto që po bën. Ke me pa ca ka me të ba ai njeri. Kena dy vjet që shkatërrojmë shtetin për të, e prapë nuk fiton, ti do me e ngjallë.
Comments are closed.
kokrra e mashtrusit genjeshtra ne mes te dites nji grusht e ka pak
O Mulo ke me shku pergjithmone ne Has si denim per lulin e ke me u betu perseri per Enverin e ke me e be prap emrin Feim, as infermier nuk do te veme me punu do te cojme tek pulat si kapedanin.
ore mero eshte e vertete kjo ore se u habitem te gjithe
po e tha kete gje mero baze aha.as nje gje nuk besohet se duket qe eshte politike