?Edhe Flamuri si gjithë të tjerët dje u mbyll në zyrën e tij dhe ndiqte numërimin. Nuk e shikonte dot në mjedise publike, pasi kishte frikë se e hetonin a po gëzohej a po hidhërohej që humbiste Basha. U mbyll në zyrë dhe filloi të shkëmbejë SMS me Kaçin. Ai ishte i vetmi që kuptonte nga shifrat dhe Flamuri donte të sigurohej. E thirri në zyrë
– Kaci, si shkon kjo punë?
– Mirë do shkojë. Kam bërë unë llogaritë tek Irfan Tomini, janë 5 qendra, njëra është pallat i të persekutuarve, dmth votojnë për ne…
-Për Ju të persekutuarit?
-E se u ngatërrova, dmth për PD. Është ai pallati ku ka qenë Majko. Po dhe ai ka ikë tani, dmth janë të gjithë tanët, dmth tuajët.
-Ok, sa marrim aty?
-Nuk e di, po dilni nja 70 plus me sa kam parë unë. Pastaj është qendra tek Shkolla 26 Nëntori. Ato i kemi pasë fitu ne, por ndonjëherë i fitonit dhe ju. Seç kishit një Gëzim, Gëzim atje që mblidhte votat e lagjes. Po më thanë tani s’e keni më atë, dhe ndoshta fitojmë ne, d.m.th ata.
-E sa shkon para tek ato 4 qendra ai?
-Po aty mund të shkoj tek 220, tek të katërta. Po prit se e kam analizuar unë dhe votën e LSI aty, se është një kafe ku vënë baste dhe janë me LSI ata mund të japin dhe nja 20 vota.
-Ëhë, po më tej?
-Më tej duhet me pa tek Kristali. Aty kanë marrë shtëpi njerëz që kanë ardhë në Tiranë pas 2005 dmth duhet të jenë me ne, dmth me ju me PD. Kurse ata të rrugës Komuna e Parisit të vjetrës kanë ardhë pas ‘97 nga Jugu dhe janë me ne, dmth me ata.
-Ma bëre pak lëmsh, e sa dalim atje?
-Po si të them unë, dilni ju 20 plus me llogaritë e mia. Po aty afër është ai pallati i Arabit. Monika u ka shku derë më derë dhe u ka thënë do tu lyej fasadën 10 milionë lek se ua ka lënë ai arabi pa lyer dhe do tu ndërroj depozitat e ujit. Ata janë 45 familje dhe do t’ia japin votën LSI të gjithë, dmth ne, dmth ju se u ngatërrova.
-E sa vota kemi aty?
-Besoj 170 vota vetëm nga ai pallati, por do ndikoj tek kutia e çon 30 plus për ne, dmth për ju.
-A, shumë mirë, më ngrohe pak.
-Po në Selitë si dalim?
-Atje është pak keq. Te qendra tek shkolla kemi pas bazë të fortë. Nuk kemi gjë në terezi atje, dmth nuk keni ju gjë në terezi. Por më kanë thënë këta të LSI se kanë futë ca lek dhe kanë shpërnda shumë karta telefoni në lagje nga babai i Erisës.
-Futja kot, ato kartat mund t’ia kenë marrë gjithë socialistët sikur i njeh ajo. Po më thuaj ç’të bëjmë ndonjë marifet tani se qenka keq. Me këto llogari që bën ti ne nuk fitojmë.
-Jo, fitojmë, dmth fitoni. Shiko, po të mbledhim votat e PD plus LSI, plus partia e çamëve, shto votat e Partisë Komuniste, dalin në atë zonë 1734 vota mbi PD. Ky do jetë rezultati.
-Si, si, më thuaj dhe njëherë, i tha Flamuri.
Kaci filloi t’ia përsëriste me shpejtësi. Flamurit po i vinte mendja rrotull dhe po mbante shënime. Ndërkohë bie telefoni.
-Mbaroi. 11 vota para shalëgjati…, i tha nga ana tjetër e telefonit Strazoja i gëzuar.
Flamuri u çel në fytyrë.
-Boll Kaci se më lodhe, mos fol më, tha.
-Po pse mo burrë ti vetë ma kërkove analizën, i tha Kaçi.
-Boll të thashë Kaç, u kry!
-U kry, fitore. Hajt të përqafoj njëherë. Prit të marr në telefon dhe Gim Neshon se ka një javë që pret.
-Jo mo burrë se na shikon njeri dhe na heqin nga partia, i tha Flamuri.
-Pse, është e ndaluar të gëzosh për Bashën në partinë tuaj, e pyeti Kaci.
-Po s’ka fitu Basha mo burrë, por Rama, ç’më gëzohesh kot.
-Më fal, i tha Kaçi i prerë. Të pashë ty të gëzuar në fytyrë dhe mendova që fituam, d.m.th që fitoi Basha.
-Epo ja që kemi fituar, i tha Flamuri, d.m.th ka fituar Rama.
Comments are closed.
Mero, di gje ku rri Kaci me shpi se dua ti vete per ngushellim…
O Mero sa i madh je me keto antenat! Jam ne Angli dhe me duket sikur jam ne salle dhe une me keta qe bejne nga keto pislleqe. Vazhdo keshtu se na kenaqe.
Me respekt
Andi nga Vlora
Jeni fantastike ju te antenes me lesh e line e Kacit ” ju dmth ne”.Nuk gjej fjale mirenjohje per gajasjen qe me dhuruat sonte.
E forte fare,i dilka surrati origjinal Kaç pederastit .
me vjen keq po ky asht flamuri i se keqes
Dua te di si e ka prit Kaci numerimin e kutise se fundit, mos i ka rene gje infrakt???!!!!!
oh cfare gallate oh sa kam qesh
Kaçi me habit shume,pasi ka qene, per mua, nje nder politikanet me te pergatitur dhe qe i ka dhene shume parlamentit. Asnjehere nuk e kam menduar qe ai te harroje te gjithe bemat e Saliut ndaj tij dhe aq me keq te behet me te e ti ktheje shpinen PS
O kasolle ku na mblodhe!!!!!!!!!!!!!!
HARASAHANI NUK ISHTE I THIRRUR NGA FLAMURI ME KAC KUCIN QE TE HA TINDAS?
Lereni kacin se i eshte bere fytyra si lakror devolli nga ata me sac.Iku per lesh dhe mori presh ti mbaje me shendet se ky stan kete ka bulmet.
the best! vazhdoni me kete sepse na beni te qeshim sadopak nga hidherimi qe na japin keta palopolitikane.
http://www.youtube.com/watch?v=VVg0ZC8UT_c&feature=channel_video_title
More, mos ky flamuri eshte ai qe u perlesh tek selvia me nje grua ne fillim te viteve 2000? O c’film kemi pare e c’fjale kemi degjuar!Nuk po e kuptoj nese ai i butuesi eshte flamuri i gazetes tema?
Mjere ky popull nga kush drejtohet!
Kastrioti e hesapet…
…
Do socialista me grada
Ca nga ishat VIP-a
Duan të bjerë Rama
Të luajn’ zdrypa-hipa
Kuja do vënë, mor shokë,
Ndaj turma protestoi
Pse Kaçi po na thotë
Se “Rama vajti, shkoi?!”
Se do humbë Rama,
Bëri hesap Islami!
“O, më të rëntë flama,
Të daltë syri, jo nami!”
Pastaj më tej nëmi turma
Me theksasocialistë:
“O Kaç, të humbtë gjurma!”
Plus një fjalë të pistë.
Po pse shani profesorin?
Kyçni gojën, mos shani!
Ç’e ngitni të gjorin?
Burra si Kaçi, do vatani
Duhet Kaçi fizikani
Që fare s’e do Ramën
Do poste dhe më shejtani
Që t’i shtohet nami.
Në Kuvend qe kryetar,
Ministër në ca dikastere.
Tash Rama ia ka varë,
Ndaj shan e bën potere.
Gabim që i shkuat te shpia:
Protestë si kjo s’qe parë,
S’ka faj Kaç mavria
Ca lindin për kryetarë!
…Po në protestë ç’doni
Më i rëndë ësht’ mallkimi…
Ja se ç’nëmë u thoni:
“Ju zëntë përjet’ harrimi!
…
Kaci i thoshin nje lavazhjeri ne Durres por tani ka nderruar zanat dhe esht ber xhenerik.Po deshi Kac Islami ja rregulloj un ate vend se e njof pronarin;si thua more Kaci
Kishte goxha kohe qe me planet e mija desha te pajtoja nje coban por coban jo si do por me kulture dhe te paster ne biografi te kishte mbrojtur dhe doktoraturen ose si i themi ne nga fshati doktor hajvan. Dhe per kete falenderoj ZANIN qe me mundesoi per gjetjen e njeriut abap per kete pune te cilit i hante bytha dhe hu me hu si laraska gjersa i hyri huri dhe perfundoi tek bagetite e mija ky Kastriot fizikani qe une me perkedhelti i theras eja coban hajvani se do numurojme dhente dhe te gezohemi tamamsi gezoheshe ti me Flamure kur numuronit votat e pd ne zyren me dy germa tamam si fytyra jote e salduar…Se do humbi Rama——-
vazhdon——-Ben hesap Islami——–O me te rente flama——te dalte SYRI jo NAMI————Kurse per ty mikun im ARDI do te lutem mos me prish pune se kacin vec qe e kam coban te mire por me duhet dhe per hallatke se dhe cobenet e tjere sa e pane sikush i vinte verdalle me duket se e kishin mare vesh qe eshte pederast sido qofte dhe ty Ardi te pershendes.——-Jo gjetjete sakte kishe Gravani se lakrori i devollit eeshte ta mbash ne pellembe te dores ——kurse fytyra e kastriot islamit dhe hysni milloshit jane te rjepura sibytha e skuqur e majmuneve——–pershendetje Gravani…..tung