?Pas rrëmujës së djeshme të deputetëve të opozitës në KQZ, Sandri pati një propozim origjinal. Priti sa Basha mbaroi drekën me Taqin, i cili e siguroi se ishte gati të paguante sa para duheshin për të blerë mandatin, pastaj u takua me të në zyrë mbasdite. Propozimi ishte i thjeshtë.
-Ti mos i lësho zyrat tek Torre Drini, i tha. Vërë një tabelë të madhe Bashkia Demokratike e Tiranës, dhe fillo punën aty. Ti ke 7 minibashki, ai ka katër. Ti qeveris të tuat, ai të vetat. Për mua mos ja lësho.
-Ke folë gjë me ATË ti, apo e ke nga mendja jote? Fol njëherë me ATË. Ai s’ma ka thënë asnjëherë këtë gjë.
-Po çke mor ti se flas unë me ATË, puna është mos të tërhiqesh. Derisa të zgjidhet kjo punë ti hap Bashkinë tënde, ai të mbajë të tijën. Qeveria t’i jep ty fondet për Bashkinë, atë e lë pa gjë fare.
-Por duhet të kemi këshillin bashkiak. Kë të vëmë nga opozita?
-Nga opozita… ka mo sa të duash, ja flas unë me Gim Neshon, na gjen ai plot. Sa vetë të duhen i gjen ai. I blejmë një paketë me puro atij dhe bën ça të duash.
-Po ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë, apo e ke nga vetja jote?
-Po çke mo ti se flas unë me të. Ti bëj këtë që të them unë. Shiko, ai kështu ja ka bërë gjithë jetën. Kush i ka dalë përballë e ka ndarë në dy pjesë. Të gjitha partitë e vogla i bëra me nga dy parti. E shikon që ka dy Balli Kombëtar, dy republikane, dy demokristianë, dy parti të grekëve, dy parti të çamëve, le të ketë dhe dy bashki derisa të zgjidhet kjo punë. Flas unë me të. Unë them që ti të fillosh punë që nesër tek Torre Drini.
-Po ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë, apo e ke nga vetja jote?
-Po ç’ke mor ti se flas unë me të. Nesër bëj mbledhjen e parë. Flas unë me Kaçin dhe Gimin të na gjejnë ca këshilltarë të majtë t’i fusim. Dhe bëj direkt mbledhjen e KRrT-së, se na mbeti godina mua dhe Zamirit përgjysmë. Kemi bërë ca ndryshime në projekt dhe duhen legalizuar. Thjesht ndërrojmë lejen.
-Po ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë, apo e ke nga vetja jote?
-Po ç’ke mor ti se flas unë me atë. Ka folë dhe Zamiri me të. I ka thënë sa të mbarojmë zgjedhjet dhe mbledhja e para KRrT duhet të jetë. Bile Zamiri kishte frikë se të kishte dëgjuar ty që një vit s’do japësh leje, por ai Burri i kishte thënë që rasti juaj është specifik se ju e keni lejen. Dëgjomë mua, nesër të bën vëllai një tabelë dhe shko tek Torre Drini hap Bashkinë tënde.
-Kam pak frikë. S’ma the tamam a ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë, apo e ke nga vetja jote?
-Ore, çfarë njeriu je ti. Unë them bë kështu mos e rruaj fare. S’ka ku shkon ai b…q… Do ta dorëzoj. Rri nja tre muaj aty në zyrë me tabelë jashtë dhe tmerrohet ai. Mbaj Zenin dhe kunatin brenda si nënkryetar, as mos e rruaj fare, dhe bë vetëm mbledhjen e KRrT. Kam unë një polici private, e bëjmë polici ndërtimi dhe as mos e rruaj fare.
-Po ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë, apo e ke nga vetja jote?
-Po më plase me Atë, do flas unë. Dhe një gjë tjetër. Se mos të vijnë këta të huajt e të thonë prano rezultatin se na more më qafë. Ne të kemi shpallur kryetar tani, mos na lër në baltë. Se ata shkërdhatat e PD-së mezi presin që të ikësh ti. Vetëm nga inati i atyre s’do ikësh. Atë më tha dhe Zamiri dje. Po na tallin për sondazhin e QTU, tha, por na ka dalë fiks. Lulin kemi parashikuar, atë do bëjmë kryetar. Dhe i kishte merak se mos nisin trazirat dhe i djegin NEPTUNIN, por i thashë unë mos rruaj se nuk e prek njeri fare. As që do t’ia dijë njeri për Ed Ramën. Kishte frikë mos e ngatërronin me Gimen e Redbull-it, por i thashë unë që atij i kanë printu posterat në Vlorë dhe ja kanë ngjitë në shtyllë kështu që e njohin. Prandaj mos ca kokë ti, vetëm hap zyrën e re nesër, futi një tabelë aty Bashkia Demokratike e Tiranës dhe ec përpara.
-Po ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë, apo e ke nga vetja jote?
-Po çke mo burrë se do flas me Të, se më vdiqe. Ti gjoja ke bërë dhe fushatë të pavarur, tani për çdo gjë më thua pyet Atë.
-Po Sandër po, jam konsultuar orë e minutë me të dhe më ka thënë bë fushatë të pavarur. Ndaj të them a ke folë me ATË ti, se ai s’më ka thënë gjë?
Comments are closed.
….sa mire do te jemi kur te na hiqen sysh Sandri&Co….ose me sakte kur te mos kene mundesi te zoterojne gjithcka. Sandri, Cili e ndjejne vehten prodhues te lidersh…Basha i sotem eshte produkt i tyre..degjova Cilin te thote qe Basha eshte lider i shkelqyer ?!…Ta mbajne me shendet krijesen e tyre ..jua kemi falur…Ah harrova SB qe eshte zotido i Bashes ?!….c’do bejne me te…?? kush te doje mund ti japi fantazise…
kjo eshte fatkeqesi qe drejtojne klanet qe kane drejtuar por me fytyra te reja