Flamurit ju desh të rrinte dje gjithë ditën i lidhur me Ristanin për atë që ndodhte. Problemi që ka Ristani me atë Burrin është shumë i rëndë. Qysh kurse e ka emëruar kryetar të KQZ, ai nuk i flet kurrë dhe nuk e merr në telefon. Meqë garant për emërimin e tij është bërë Flamuri, çdo porosi për të kalon nga Flamuri. Kështu që Flamuri mban përgjegjësi për çdo çoroditje të Ristanit. Për këtë shkak ju desh që dje ta mbante online nën kontroll. Një ditë më parë kishin vendosur gjithçka. Kishin zgjedhur kutitë, kishin futur fletët që duheshin, dhe pasi të numëroheshin Basha do të shpallej fitues. Problemi më i madh ishte se Ristani një ditë më parë u kishte premtuar tre ambasadorëve se do të shpallte rezultatin paraprak. Pastaj kishte hëngër drekë me Lulin dhe e kishte kthyer. Ambasadorët ishin hutuar nga e gjithë kjo, dhe tani Ristani e kishte të nevojshme të rrinte online me Flamurin për tu justifikuar.
Bashkë me njerëzit e mbledhur para KQZ u afrua dhe Ristani, i cili filloi shkëmbimin e sms me Flamurin.
– Muli, ç’do bëjmë, qenkan mbledh shumë njerëz?
– Mos ça kokë, futu nga pas dhe fillo mbledhjen. Kemi marrë masat. Kemi sjellë gjithë policat e Shqipërisë.
-Ç’do bëjmë sot, ta shpallim një herë Edin apo Bashën?
-Fut kutitë si e lamë dje dhe shpall Bashën. Por e duam me 80 vota para.
-Si tua bëj këtyre ambasadorëve se më çanë kokën ngaqë u dhashë fjalën se do shpall rezultatin paraprak?
-Mos ua hap telefonin.
-Mirë vëlla që po bëj gjithë këto sakrifica, po të paktën më kini kujdes kur të vij puna.
-Mos ça kokë. Ti je heroi ynë tani. Do të bëj një surprizë që s’do ta harrosh gjithë jetën.
-Aman të keqen, ma thuaj tani pa fillu mbledhja.
-Jo, jo, fillo të shikoj si do shkojë, pastaj të them.
Tre orë më vonë…
-Muli, ka folë ambasadori amerikan prapë, çfarë të bëj?
-Mos ça kokë. Ka fol Luli me të. I ka thënë unë do bëj sikur flas, ju bëni sikur nuk dëgjoni.
-Po mua s’më tha ashtu?
-Po s’ka konfidencë me ty ai. Rri i qetë.
-Atë muhabetin e surprizës nuk ma the?
-Vazhdo kështu se je shumë afër….
Dy orë më pas.
-Muli, e kalova Bashën para, do ma thuash apo jo?
-Vazhdo se je shumë afër. Po të shikoj në kamera ku e ke mendjen.
-Qenkan nja dy gazetare të mira këtej nga fundi, se mos më bën ndonjë surprizë me këto se ti e di që i kam qejf.
-Jo, jo, është surprizë serioze. Çfarë ishte ai sherri?
-Lali qëlloi këtë juristin e PS, por pa zarar. Pajtohen prapë se janë nga një anë.
-Shiko se kam atë kuksianin e tenderimit aty se mos bën sherr ai.
-Jo, jo, pa merak, do ma thuash surprizën apo jo?
-Je shumë afër, por ki mendjen tek kutia se dukesh i hutuar nga kamera.
-Po pra dreqin, më hutoi se kaloi gazetare e re, s’e kisha parë ndonjëherë këtë.
-Përqendrohu, lëri ato tani. Se mos është dhe e Top Channel-it dhe ta kanë dërgu kastile.
-Mirë, mirë, po ma thuaj surprizën.
-Ta them se shumë afër je. Më jep fjalën që nesër e çon 80 vota para Lulin.
-80 the, sa të duash mo burrë, në dorë e kemi.
-Atëherë po ta them. Më ka thënë ai Burri që po qe se Ristani e nxjerr me 80 vota para Lulin, do ta marr për herë të parë në jetë në telefon dhe do ta falenderoj. Bile mund ta ftoj dhe për kafe.
…Pauzë në anën tjetër. Flamuri u përqendrua në ekran dhe shikonte Ristanin e hutuar mbi celular duke kafshuar buzën. Mbërriti më në fund sms.
-Po qe e vërtetë kjo, unë ta sjell që tani rezultatin. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e jetës sime. Po qe se nuk tallesh ta bie pastaj procesverbalin dhe nesër i gjejmë ato vota që na duhen.
-E ke të sigurt, i tha Flamuri. Ma konfirmoi dy herë sot. Do ta pres atë djalë, tha, se kam gjithë jetën që nuk i flas me gojë me qëllim që të ndreqet. Po duket së më në fund e ka gjetur rrugën e duhur.
Comments are closed.
Shkrimi si gjithmone shume i bukur, kur lexoj antenen pregatitem shpirterisht qe do kenaqem dhe do qesh, po sot me dogji shume kur lexova-(Mos ça kokë. Ka fol Luli me të. I ka thënë unë do bëj sikur flas, ju bëni sikur nuk dëgjoni).
Mbase jam ne enderr tha zebra kur po e hante luani………….mbase eshte shaka them une.
RISTANI LA GRUN 5 VJET PARA E U MARTU ME NJE KURVE QE I BEN NAMIN DHE E LUN SI TE DOJE.
mendoj se ka ik koha e shakave, kjo pune eshte per te vene kujen
Me cudisin e sigurisht nuk mund te mos me japin kenaqesine e te qeshurit ne kete dite te vranet,dy transformimet e Ristani.Se pari shitja e tij si qefli,kur gruaja e pare e la se nuk dinte te punonte aren.Dhe me e bukura ,njeherazi me e neveritshmja eshte shitja e tij si trim i cartun.Ketij mjerani po ti flasesh me ze te larte pshurret ne poture e jo me ta kercenosh.Keni per te pare humor me kete njeri pa shtylle kurrizore sapo ti hiqen bodiguardet….
ristani po i shet zgjedhjet tek lulashi,dashnori i hershem i argites qysh kur punonin ne kosove,sepse i jane premtuar dhembe te reja pasi ato qe i duken perpara ja ka honger krymi.po ska problem se do ja thyjme nje dite kurv.s