Nga Arben Duka
Me kujë dhe me lot,
Po qan dhe lamuri
Shqipëria ime,
Ç’e keqe të zuri
Këngët e mjerimit
Në buzë të mbetën
Ata që të vodhën
Të morën dhe jetën
Në goglën e fundit
Ta shtrënguan lakun
Ata që të vodhën
Të derdhën dhe gjakun
Dëshmorët dhe varret
Liri po thërrasin
Kusarët e shtetit
Popullin e vrasin
Janë zhytur kaq thellë
Në llumë e batak
Kolltuqet e zeza
Po kullojnë gjak
Vampirët me gjak
S’janë ngopur akoma
Qeveria hedh
Valle mbi kufoma
Të gjithë morëm plagë
Nga ai tërmet
Qeveria vrau
Popullin e vet
Popullin e mbyti
Në gjak dhe në lot
Dhe në jetë të jetëve
Duart s’i lan dot
Populli plagoset
Nga çdo diktaturë
Po popull vigani
S’mund të mposhtet kurrë
Krejt përkohësisht
E keqja sundon
Po në fund të fundit
Populli fiton
Ai veç me frymë
E mposht çdo rrebesh
S’e mban dot as Zoti
Po doli në shesh
Ai është tani
Luan i plagosur
Ndaj lufta e tij
Nuk do ketë të sosur
S’ka forcë që të shuajë
Fuçinë e barotit
Veç populli ka
Të drejtën e Zotit
Gjer në frymë të fundit
Jam me ty o popull
Le të lehin qentë
Që na vijnë rrotull
Jam me ty o popull
Bisha dot s’të ndal
Për ty dhe Lirinë
Gjakun unë e fal
Kush të më kërkojë
Di ku të më gjejë
Gjer në frymë të fundit
Do jem në betejë
Të thyejmë pa frikë
Pranga e zinxhira
Gjersa këtu mbret
Të shpallet e mira
Comments are closed.
Pershendetje dhe urime te sinqerta per penen e arte dhe shpirtin liridashes z.Arben Duka !
Për ty dhe Lirinë
Gjakun unë e fal
Kush të më kërkojë
Di ku të më gjejë
Gjer në frymë të fundit
Do jem në betejë
Të thyejmë pa frikë
Pranga e zinxhira
Gjersa këtu mbret
Të shpallet e mira
Lotet me rrjedhin nga pamjet qe pashe , zemra mu thye nga njerezit qe binin po fryme ne bulevard , dora bastarde e vrasesit te Azemit u hodh kete rradhe mbi njerezit e pa mrojtur , te pa fajshem , hallexhinj deri ne pike te hallit. Le te hapin syte te majmurit e pushtetit per te gjithe ata qe vrane , le te shikojne se ne cfare mjerimi familjet e ketyre te vrareve te mjere jetojne , Ata ishin ne kete demostrate per buken e gojes , per te ardhmen e femijve te tyre , per ti dhene fund emigrimit shtypes qe ne vendet e botes , Keta njeres deshnin lirine me shume se cdo gje , prandaj dhe ishin aty , dhe ashtu sic thote dhe pena e arte e ketij poeti : TE Thyejme pa frike pranga dhe zinxhira , gjersa ketu mbret te shpallet e mira….
—-Shume te bukur e paske bere o Arben ———-Zemren ne vargje paske derdhur ——–
–Tipike si Elegji Noliane—–Te lumte !
MURGU.
Ahhhhhh…
Falem,dhe falem,dhe falem,
Lutem,dhe lutem,dhe lutem,
Nxjerr jashte trupit shpirtin,
Qe brenda trupit te futem.
Ahhhhhhh…
Dita me pergjume,
Nata me le pa gjum:
-Kaq pak paskemi qene
Qe vriteme dhe vetevritemi kaq shume?!…
Kaq pak pershendetie,rruge e prag?!
Qarie,qeshie,lote dhe gjak?!
Priteie,perciellie,prush edhe flake?!
Ninull.iso,muzg dhe ag?!
Femijeri dhe pleqeri…Enderr…kaq pak??!!…
Qofte larg.
Qofte larg.
Qofte larg.
Ahhhhhh:
Falem,dhe falem,dhe falem,
Lutem,dhe lutem,dhe lutem,
Nxjerr jasht shpirtit trupin,
Qe brenda shpirtit te futem.
Ahhhhhhhhhhhh…..
Ne prag te zgjedhjeve te 28 Qershorit me ra ne dore nje fletushke “komuniste” mbushur me poezi dhe me titull:”VOTO ILIR METEN EDHE LSI-NE!”
Ne te majte shkruhej:Nga ARBEN DUKA.
Po citoj strofat e fundit:
“Qe te shpetosh veten
Edhe Shqiperine
Voto Ilir Meten
Edhe LSI-ne!
Gjithnje prane jetes
Ata do t`i kini
Dhe po ju genjeva
Ecni me peshtyni!”…
Une e mirepres kthesen qe ka bere z.Arben Duka dhe e pershendes per poezine e mesiperme por gjithashtu e keshilloj qe here tjeter te mos e vere “doren ne zjarr” per te tjeret pa i njohur mire…
Sepse po te zbatohej “amaneti”i poetit tek strofa e fundit…nuk do ta lante as lume e as perrua…
Sidoqofte shpresoj qe ky zhgenjim ta beje me luftarak ne kauzen tone te perbashket per shpetimin e Shqiperise nga nje diktature e re dhe per vendosjen e demokracise se vertete…
Miqesisht.