Situata për Flamurin u bë më e paqartë se kurrë. Nga një anë është raporti i ODIHR, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Kadareja dhe opinioni publik që e quajnë të paligjshëm atë që po bën KQZ-ja, nga ana tjetër është ai Burri, i cili bën sikur nuk i dëgjon dhe shikon gjithë këto dhe ecën para. Por befasia më e madhe për Flamurin ishte Jozi. Dje e thirri Flamurin në zyrë dhe Flamuri shkoi me një ndjenjë bezdie se ajo do t’i thoshte që Lul Basha duhet me u tërheqë. Por ndodhi e kundërta. Sapo Flamuri zuri vend në kolltuk, Jozi shpërtheu.
-Ai plehu s’ban me u tërhek në këtë moment. Na ka marr zvarrë deri i’ktu, ka me e çu deri në fund. Kam ndigju që don me u tërhek e me u duk i moderum. Don me na qit ne si radikalë dhe ai si qytetar. S’kena me e lanë. Deshti me i hy kësaj rruge, ta çojë deri në fund i’tash.
-Po kush të tha ty që don me u tërheq?
-I kam do sinjale prej të hujve dhe prej atyne që shkrun ai Kadareja. Unë nuk e di çfarë punet ban ky Kadare, po me sa di unë ky nuk ka asnjë post as këtu, as në Francë. Nuk di me çfarë funksioni ban letra ta hapuna ky. Kam frikë se asht lojë e tana me na e futë ne me na nxjerrë si radikalë dhe atë plehun si të moderum. Q’punë ka Kadareja me k’të xha?
-Nuk besoj se merret Kadareja me këto lojëra. Ai s’besoj as që e ka takuar Lulin ndonjë herë. Ndoshta e ka shkruajtë nga shqetësimi…
-Qfarë shqetësimit mor burr? Ai s’ka asnjë post, asnjë detyrë. Në emër të kujt shkrun ai? Unë s’e di ç’punë bën ai një herë.
-Këta shkrimtarët s’bëjnë punë më duket Jozi. S’e di mirë, po më duket nuk punojnë. Të pyes një herë, por ma do mendja që nuk punojnë.
-Nuk punojnë kurrkund dhe na japin mend. Qfaret janë këta mor burrë. Kam frikë se asht lojë. Më ndigjo mue, ashtë lojë. Dun me na qit ne jashtë lojet e me ba udhëheqës atë plehun. Ai ka vra, ai ka vjedhë, ai don me na udhëheqë. I’tash do me ba dhe sikur nuk ka humb, por sikur po tërhiqet. Kurrë s’kam me e lanë me u tërhek pa i shku deri në fund kësaj punet. Më ka kap marazi fort me i’ket Kadarenë. Kam pyet gjithandej, nuk ka as master, as doktoraturë, asgja prej gjajet. Unë kam mbaru tri universitete, më kanë ba doktoraturën ma të mirë në Shqipëri e s’po flas. Flet ai një njeri krejt i papunë.
-Nuk e di Jozi po këta shkrimtarët më duket nuk marrin grada shkencore, nuk i duan më duket. Nuk e di mirë, po të pyes në shtypshkronjë tek Visi se ata njohin shkrimtarë.
-Çfarë me pyet mo për ata parazitë. Rrijnë në kafene tan ditën e bajnë letra t’hapuna me shpëtu atë plehun. A e din ti mor ça ka dashtë me ba? E ka marrë ai Fahri Balliu dhe e ka çu tek prifti i Velipojës, i ka thanë du me u konvertu n’katolik, se më dun më shumë perëndimorët. Mirë, i ka thanë prifti. Duhet me plotësu dy kushte. E para s’duhesh me kenë synet, e dyta duhesh me u rrëfye. S’pranoi asnjë kusht plehra dhe iku. S’ban me pasë punë me ta. Po i kam frikë do lojna që po bajnë me na nxjerrë ne jashtë loje. Unë jam katolikja ma e randsishme në vend, jam gati me kanë dhe myslimania ma e devotshme veç me kanë ai burrë i pari dhe unë e dyta. Por me mu fut ky plehun në mes baj namin. Kjo që po don me u tërhek ashtë shumë e poshtër pasi ka me na e lanë ne krejt fajin dhe ka me na vënë përpara krejt.
-Unë po shkoj një herë ta testoj atë Burrin po ai s’më duket se po don me u tërheq.
-Ai jo, por po don Luli. Don me fitu pikë, me u duk u pavarur prej tij e me na kushtëzu pastaj me marrë kreun e partisë dhe më tej. Unë s’e kisha lanë kurrë. O ta çojë der në fund këtë luftë o s’ka. S’ja ka fajin kush pse nuk fitoi. Nuk lamë gja pa ba. Bli vota, sill vota, vidh vota, prish vota e prapë nuk fitoi. Kurrë s’kena ba kaq shumë për dikënd. Tash t‘i dalë zot kësaj pune ose të ikë. S’kena punë me të.
Comments are closed.
AHAHAHAHHAA sh e bukur.
Bukur.Ke perdore disa dialektizma te reja ne gojen e Jozit.
Ka mundsi te dialektizohet edhe me bukur.
Kisha per te te ndihmu me gjithe deshire…po deshe me testo:),por do te delte me bukur.
Letra e Kadares ësht loja Politike e Lulit sepse Luli e din shum mir qe ather kur Popullli te ngritet ne Këmb ky dhe A.Ristani me Saliun nuk munden të rrin më rahat ne Shqiperi , e kjo ësht loja e tyre e fundit , tash Luli do te tërhiqet kinse për hir te Shqiptarve dhe të Paqes e pastaj do del njeriu pa Mëkat dhe faji do i mbes Opozites.Mendoj qe Populli duhet të gritet në Këmb por jo duke Shkatruar apo Demoluar pasurin e Shtetit ton por duke kërkuar qe kta të njerz te japin llogari para Drejtësisi per gjith të kqijat qe po i ndodhin dhe qe i ka ndodh vendit ton, edhe nje duhet ta shtoj qe kush do qe te vjen më ne krye të Shtetit le te mendoj se Shqiperija dhe Shqiptaret nuk do te pranojn më nje Pozit apo Opozit të till të cilet tallën me Shqiperin dhe Shqiptarë,t për kët arsie kjo pun duhet të shkoj deri ne FUND.
Po te hyri ne mes Luli moj Jozi , mos ki frike se nuk te ben gje , keshtu qe mbetesh perseri ti me ate burrin .