Fatos Nano, letër kundër Edi Ramës

24 Janar 2011, 20:11Antena TEMA

Zoti Kryetar në detyrë i Partisë Socialiste!

Më lejo të të drejtohem me këtë shprehje formale, për shkak të detyrës që kryeni aktualisht dhe për të cilën unë kam dhënë kontributin tim, i cili siç dihet ka krijuar hipotekën e vet tek fryma progresiste e socialistëve shqiptarë.

I kam ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit dhe sidomos protestën tuaj të dështuar para kryeministrisë.  Edhe pse këtë radhë nuk të paralajmërova, isha i bindur në dështimin tënd.

Zoti kryetar në detyrë.

Sikurse ju e dini shumë mirë, unë jam i pari kryeministër që kam krijuar traditën e viktimës në atë ndërtesë. Për shkak të asaj ndërtese jam arrestuar, për shkak të asaj ndërtese jam larguar dhe për shkak të asaj ndërtese jam kështu siç jam sot rrugëve të Vjenës. Dua të sjell në vëmendjen tuaj ngjarjen e 14 Shtatorit 1998, kur i nderuari miku im i politikësn Sali Berisha, i detyruar nga një sërë rrethanash, u gjend pa dashje përballë zyrave të mia dhe njerëzit i sulmuan ato.

Ajo ditë do të mbetet e paharruar për mua kur krahasoj njerëzit që pashë atë ditë dhe njerëzit e tu. Si ka mundësi mor zotëri që gjithë atë parti që të lashë unë ta katandisësh në një grusht protestuesish me çadra dhe gurë bulevardi? Si nuk arrite një herë të mësosh si bëhen demonstratat dhe çfarë mjetesh duhet të kenë në duar njerëzit. Si nuk e pe një herë me kujdes biografinë e Partisë Socialiste për të kuptuar nga e kemi pësuar dhe çfarë s’kemi bërë mirë? Si nuk i pe një herë fotot e 14 Shtatorit për të mësuar se si merret kryeministria?

Kur shikoja njerëzit e mjerë më 21 janar me bishta çadrash që u turreshin policëve, dhe gratë që ngjiteshin pa asgjë bë duar shkallëve të asaj ndërtese, rrëqethesha. Ti e di që pavarësisht raporteve të këqija që kemi bashkë dhe raporteve shumë të mira që kam me mikun tim Sali Berisha, unë prapë i dua socialistët. Si mund t’i katandisje ata ashtu pa asnjë armë në dorë? A i ke parë pamjet e 14 Shtatorit kur u sulën kundër meje? Arma më e lehtë ishte kallashnikovi. Të tjerët ishin me mitraloz anti-tank dhe në fund dhe me tanke. Nuk lanë gjë pa thyer dhe mur pa shpuar me plumba. Unë nuk vrava askënd se i kam frikë vrasjet. Ti mor zotëri, jo vetëm që nuk more dot kryeministrinë, por humbe tre jetë njerëzish kot më kot. Unë kam folur dhe me mikun tim, Sali Berisha për këtë çështje dhe ai më ka shpjeguar qartë se nuk mund të të lejonte të hyje në zyrë. Kam gjetur mirëkuptim tek ai dhe kur i kam shpjeguar qëndrimin tim të ndryshëm me të rreth përdorimit të policisë.  Ai ma ka shpjeguar qartë. Ti nuk kishe çfarë humbisje, tha, se një vit kishe në atë zyrë. Unë kam 6 vjet dhe i kam gjithë letrat hapur mbi tavolinë. Përfytyro, më tha, të kishin hyrë demonstruesit në zyrën time dhe të gjenin dosjet mbi sirtarë. Të kishin hapë dollapin ku kam porositë e vajzës që fillojnë me hidrocentrale nga Devolli e mbarojnë me hidrocentrale të vegjël maleve, fillojnë me tokat në Ksamil, Kalanë e Borshit, Gjipenë, Orikumin, Nartën e mbarojnë në Velipojë. Përfytyro sikur të kishin gjetur dosjet e porosive të djalit që fillojnë me kthime pronash fallco tek pronarë që falin 60 për qind dhe përfundojnë me tendera rrugësh në emër të Bashkimit. Përfytyro të më kishin gjetur dosjet e Sandrit, Zamirit, Gimes, Fullanit e gjithë klientëve të Familjes. E mirëkuptova se i bëhej dëm i madh ndaj dhe ka ndenjur vetë në zyrë. Por më zbuloi dhe një sekret. Më tha që unë kisha bërë gabim të madh më 14 Shtator që kisha përdorur Policinë e Shtetit. Unë e bëra ndryshe, tha. Më gjeti djali me ata djemtë e gardës një bandë me nja dhjetë vetë, i veshëm me uniformë dhe ata qëlluan mbi njerëzit. Tani duan të më arrestojnë gardistët, por unë nuk i lejoj. Janë të pafajshëm zotëri. Nuk kanë qëlluar. Nuk kanë faj. Ata që kanë qëlluar, unë nuk i njoh. Dhe mu duk se kishte plotësisht të drejtë. Unë e pranoj se kam gabuar rëndë më 14 Shtator 1998 kur nuk përdora banditë dhe vrasës profesionistë për të ndalur turmën, edhe pse ajo që e mirë-armatosur. Por ti ke gabuar dyfish që shkon para zyrave të Sali Berishës me duar në xhepa. Për këtë ti nuk meriton të jesh më udhëheqës i socialistëve progresistë, të cilët besojnë realisht se mund ta zbythin Sali Berishën. Edhe pse nuk më takon të flas me këtë gjuhë për mikun tim në politikë, sërish nuk mund të rri pa të kujtuar se ti ke dështuar dhe duhet të ikësh. Kam folur ditët e fundit dhe me Islamin dhe Blushin, dhe ata ndajnë të njëjtin mendim. Ti zotëri nuk qenke as për luftë, as për paqe. Ndaj në emër tim dhe miqve të mi në politikë të bëj thirrje të japësh dorëheqje dhe të më dorëzosh mua partinë. Mua ose ndonjë miku tim. Të siguroj se ne do të përmirësojmë brenda javës raportet e Partisë Socialiste me Doktorin dhe Shqipëria do shpëtojë nga lufta civile. Ndryshe ti do të jesh përgjegjës.

Pa respekt për Ju!

Fatos Nano

14 komente në “Fatos Nano, letër kundër Edi Ramës”

  1. labi says:

    na u zgjua nga gjumi ky llumi apo tani doli na ndonje salle bixhozi

    1. eddy says:

      ooo fatos kurva sic duket e detyroje kriminel berrisha te shkruaj nje leter po ik ore i degjeneruar se nuk ka nevoje njeri per ty

      1. eddy says:

        nano eshte kurva e berrishes ik ta vuri trapin edi tani e ka radhen krimineli berrisha dhe me vone gjyqi prape ne burge do vesh per vjedhje dhe krime

    2. eddy says:

      kjo eshte leter humori s eshte e vertet tallin bythen gazetaret me nano leshin

  2. TOSKE GEGA says:

    M.Baze te pergezoj per sarkazemen tende shume therse! Nje sarkazem Fishtjane e shekullit te 21!

  3. muco says:

    ky plera e ka fajin qe berisha eshte gjalle sot

    1. lori tirane says:

      te lumte ajo dore

  4. raimondi says:

    ———Kete palaco kur te vije ne pushtet PS-ja ta rrasi ne burg per korupsion me pemrasa kriminale ne dem te interesave te kombit shqiptar—-
    ———Kjo ne lidhje me shitjen qe Nano i beri AMC-se tek firmat greke qe ua shiti per 93 milinon dollare——Kur Maqedonia shiti 1/3 e telefonise se saj celulare per 600 milion dollare
    —Mendoni tani se cfare demi ekonomik ka shkaktuar ky Andarti i koheve moderne

  5. Falcon says:

    ja paskan fut prap fatos nanos ..kete radhe ja paskan shkartis te rrushit me kocimare dhe ja kane dhene per safi rrush..ashtu sic ndodhi me xhoanen….kurtizanen e lagjes 8…hahahaha e bukur kjo z.Mero!

    1. dino chicago says:

      Thirrje televizionit dhe mediave shqiptare.Boll pame skena kalamajsh te demostrates te organizuar nga Edi Rama,qe me thene te drejten Edi eshte per ballo dhe jo per lufte.Nga sot e tutje na jepni retrospektive bemat e Saliut,nga 1990 deri ne vitin 2005.Keshtu do te mesojme dhe artin e luftes dhe ndoshta do ta kemi me te lehte ne te ardhmen!!!

  6. lori tirane says:

    po si ke kurajon dhe dergon letra o njeri i pafytyre kur ti jo vetem qe si do socialistet por as nuk ke qene ndonjehere socialiste
    dhe une qe jam femer do kisha dashur shume te isha pjese e atyre qe ti dhe plehra Sali i quani “kriminele”se u lodhem me ate fashiste qe kemi ne krye te qeverise
    une sjam sociliste i nderuar “zoteri” por jam nje e re qe po perjetoj ate kohe qe se kam perjetuar ne kohen e xhaxhit Enver sepse po shoh se si nje klonim i tij po qeveris kete vend
    bolllll z.Nano u more me politike shko se ke shume pune te tjera…

  7. saimir says:

    Z.Ish kryeminister;z.Pianec,z.Amoral,z.Halabak me lejo te te beje nje rezyme te jetes tende te gjate ndoshta ne prostitucionin politik te ShQIPERISE si nje nga figurat me te pista te politikes shqipetare.Nuk e di a je ne dijeni apo jo te asaj ç’ka ka deklaruar planprishesi i juaj D.Prifti apo ke qene i pire kur e ke shkruar kete pusulle e cila bie ere vetem ere kerme.Arestimi yt eshte bere si hajdut i “Levante Kompanis” apo memorja nga pija te ka lene.Z.pianec Ti je larguar nga kryeminister nga lufta e klaneve e sot nga ajao lufte gjendesh atje jo rrugeve te Vjenes siç thekson por kazinove te vjenes me pazaret e pista qe bene here pas here me po nje kryeminister ne largim per aresye qe edhe ky i fundit si ty ka mbytur jeten e institucioneve ne kete vend.Z.Pianec me kete leter kerkoje te dije nga Ju sa eshte kesti qe i keni kerkuar kryehajdutit te shqipetrise!Z.Edi Rama ndryshon shume nga halabakeria Juaj se pari sepse i ka vene shpatullat kesa levizje per te shporur nje here e mire nga skena politike halabaket,hajdutet e kriminelet e ketij vendi,se dyti Atdhedashuria e tij per kete vend,qytetarie e civilizimi e detyrojne qe te marri rrugen e kundert me Halabakun e cinikun Nano,me fshatarin e egoistin Meta dhe me kriminelin Sali.A thua se nuk dihet sot nga te gjithe se z.Edi e kishte shume te lehte jeten politike po te hidhej nga krahu i juaj ku per boshte te karieres se tij mjafton te kishte hajduterine ,kusarine e te ishte”mik perjete sikurse jeni edhe Ju “i nje krimineli ku ne bashkepunim me te mund te qendroje sa te doje ne pushtet pa e v rare fare mendjen e ne kuriz te ketij populli.Z Amoral ka ikur koha kur populli shqipetar Ju e sojit tuaj ju konsideronte si shpetimtare te ketij vendi,ka ikur koha kur ju e soji juaj luante me ndjenjat e ketij populli.Z.Pianec ka ikur koha kur kerkush mund te besoje se nje kriminel mund te zevendesohet me nje halabak rrugesh te Vjenes siç e pohon edhe vete .tanime ti mund ti sherbesh vetem sahilisteve,metisteve,e nanoisteve te cilet nuk perbejne as 15%te popullit shqipetar,ndaj rembei sa te mundesh satrapit,Metes e pjestareve te tjere te familjes qe te rrethon.Pa me te vogelin respekt per Ju si felliqesira me e madhe e ketij vendi Sajmo.Poshte cinizmi i pianeceve,halabakeria e fshatareve dhe mosqyteterimi dhe bajraktarizmi i Salhive.Ktheu ne atdhe e mos shkruaj pertej kufijeve qe te shikosh realisht vleren tende si plehre qe je.

  8. elena marko says:

    Ndoshta Nanoja mer mundimin dhe e lexon kete leter per te pare fytyren e tij prej matrapazi, qe shiti PS per interesat e tij . Po kur do kjo monster te behet President . Le qe sa per Presidentat i kemi kot fare . Ky Bamiri para Sales nuk do guxonte as syte te ngrinte.

  9. brace1 says:

    fatos nano,ti je flliqsire,frikacak,te gjithe e njojten karakterin tende,ti meriton ate qe ne kohen e dulles tuaj kushtonte 80 leke te vjetra (PLUMBIN).Prokororise ti po i jepe 1 avantazhe,per vrasesit e vertete. Qenkeni 2 persona qe e dini kete pune, njeri hajduti e vrasesi i shqiptarve,djali i sekretarit,qe ai qenka organizatori i bandes vresese tjetri,jeni ju,qenie e gjadhe e ndyre,mos harro se ktije Z.EDI RAMA qe ju i thoni i pa afte ky do ju fuse bernda ne burge,sekretarin,ftyren tende te salduar,e dordolecin,ju jeni shkaktaret e c/do te keqe ne kete vende.Ju keni hake cdo te keqe,e meritoni,vrases.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje