Dyshimet për Pekën u vërtetuan. Dje ai kishte marrë në emision Edi Ramën. Dyshimet e para që lindën gjatë emisionit ku kishte të ftuar Ilir Metën dhe që ja humbi seriozitetin duke pjerdhur, tani u vërtetuan. Ai e kishte dje të ftuar Edi Ramën për më shumë se një ore dhe as nuk teshtiu dhe as nuk pordhi. Ky ishte fakt i mjaftueshëm që gjithçka ishte bërë qëllimisht në emisionin e Ilir Metës. Aq shumë e nervozoi Flamurin ky emision, saqë e harroi fare mërzitjen e të dielës dhe telashet me njerëzit që nuk i shkuan në miting sipas listës së ndërmarrjeve.
I nervozuar e mbajti frymën si zakonisht tek zyra e Jozit.
– Ai pisi e ka bërë kastile, tha. Sot kishte Edi Ramën dhe vetëm i buzëqeshte pa pushim. As nuk teshtiu, as nuk pordhi.
– Përnimend e ka thirrë atë? Po ai keka pis mar Flamur. I kam pas thanë Doktorit mos me e afru atë pis, por më ka thënë se na duhet. Ja e shef ti çfarë ban ai pis.
– Jo vetëm që e ka thirrur, por nuk i ka bërë asnjë pyetje provokuese. Unë prisja ta pyeste, pse i vrave katër demonstruesit me pistoletë stilolaps, ai e pyeste si e komentoni ju akuzën për grusht shteti. I ngrinte topin të shante atë burrin.
– Përnjimen a? Dhe as ka teshti as ka bë kurrgja deri në fund?
– Deri në fund asgjë të betohem, qetësi e plotë në sallë. Dhe kur fuste reklamat, kishte qetësi të plotë. Kurse Metës së shkretë ja nxiu jetën. Ai shante Ramën, ai teshtinte, pirdhte, e bëri emisionin si koncert xhazi.
– Përnjimend mar Flamur? Çfarë plehne që është ai djalë. Kuku nane, ku na mblidhen ne të këtillët. E çfarë e pyeti tjetër, çfarë?
– E pyeti dhe për ty me takt dhe ai të fyeu. Prit se harrova çfarë të tha, ah, po, tha që hingëllije si pelë pas Saliut.
– Çfarë është oelë mor Flamur?
– Pela, pela, është nëna e kalit.
– Aha pelë, aha, ai fytyrë me ma thanë mu pelë? E çfarë ka të keqe Pela një herë…?
– Jo Jozi, ishte alogjikë, se për atë burrin la të kuptohej që ishte gomar, kurse për ty tha hingëllin si pelë. Po pela nuk është gruaja e gomarit. Ja ka fut kot.
– Çfarë po thu mar Flamur se s’po të marr vesht hiç…
– Për ty la të kuptohej që hingëllije si pelë, për atë burrin që ishte gomar, po e ka gabim se ose atë do ta quante kalë dhe ty pelë, ose atë gomar dhe ty gomaricë… Më fal po unë jam nga fshati dhe i di mirë këto…
– Ti keke i marum krejt m’duket. A s’po të vjen keq që po thotë për mu që hingëllij si pelë, por të vjen keq që na ka fut në familje të ndryshme…?
– Jo, desha të them që nuk kishte logjikë në ato që tha, me aq sa kuptova unë. Se unë këto punët e kafshëve shtëpiake i njoh mirë…
– Lene mor Flamur këtë muhabet se e qelbe krejt. Po shifma pak këtë punën e Pekës. A e ka sabotu vërtet a jo? Se Doktori ka thanë që ka qenë video e montuar ajo që është shpërnda. E kanë montu, tha. Kanë dasht me fut në sherr Metën me Pekën.
– Po jo mi Jozi se nuk i fut njeri në sherr ata se nuk zihen për gjëra të tilla. Por tani unë po e kuptoj arsyen përse e ka bërë…
– E përse e ka ba?
– E ka ba me i ba qejfin Ramës. D.m.th Rama nuk i ka dhënë siguri që shkon në emision dhe ai i ka thënë, unë po ja pjerdh emisionin Metës, mjafton që të më vish ti. Dhe ja ka mbajtë fjalën.
– A thu deri këtu ka shku poshtërsia mar Flamur?
– Për mu, po! Nuk ka si shpjegohet që dje mbi një orë me Edi Ramën dhe asnjë teshtimë, asnjë pordhë..
– Po më çudit ai djalë. Se kam ditë që asht kaq plehën. Po boll mirë na e bëjnë vallahi kur i mbajmë afër. Paska thirrë dhe Edi Ramën. Dhe ai pronari i UFO-s më ftoi me u fol studentave dhe më bënte si servil. I tash shkon fton Edi Ramën dhe ai e respekton. I’tu s’duhet toleru. Jo, kam qenë koshiente kur kam shku se këta universitetet private të përdorin. Po me më përdor mua si karrem ai që të më balancojë duke fut Edi Ramën më pas s’e lejoj. E ka ftu dhe siç thu ti ndryshe nga Meta s’ka bë zë hiç, as lart dhe as poshtë…
– Ashtu është Jozi, skandal është. S’di ça të të them. Por duhet mbajtur qëndrim. Ai ose duhet të pozicionohet, ose duhet të shikojë punën e vet.
Comments are closed.
Ha ha ha ……
pordhi Qim_Peka ne emision hahaahah ja dhjeu emisionin mikut te tij Metes… po he se i rregullon Bamiri keta bashke prape, i fusin ndonje orgji lart e poshte dhe ne rregull jane. se keshtu mburret Qim_Peka, cudi si nuk i percjell Antena keto levdata te ketij mikut nga Hasi per aktivitetet “kulturore” qe zhvillojne me njeri-tjetrin.