Flamuri, i trembur nga Aleanca Kuq e Zi

30 Mars 2011, 18:48Antena TEMA

Flamuri e pa me dyshim që ën fillim Aleancën Kuq e Zi. Në fillim bile e mori si provokim ndaj tij ngaqë vjen nga një fshat minoritar. Fshati i Flamurit është i populluar nga pakica gorane, por Flamuri ndryshe nga sa predikon Aleanca Kuq e Zi është vetëdeklaruar shqiptar. Kështu që nisma e Aleancës Kuq e Zi i dukej qesharake.

-Në vend të marrin shembull ne goranëve që jemi bërë shqiptarë, duan të frikësojnë popullin dhe të thonë që shqiptarët duhan të bëhen grekë apo serbë. Ky është turp, thoshte gjithandej Flamuri.

Por kjo propagandë nuk po i ngjiste. Atëherë i propozoi Doktorit që t’i merrnin emrin e Koalicionit dhe ta përdorin dhe ata. Kështu që u vendos për herë të parë që Koalicioni të quhej Aleanca për Qytetarët. Deri më sot PD gjithmonë i ka quajtur koalicionet Bashkim. Për ta dëmtuar Aleancën Kuq e Zi Flamuri vendosi ta quante Aleanca dhe koalicionin e ri të PD-së. Por as kjo nuk funksionoi. E konsultoi me atë Burrin se si mund t’i bënin që t’ia ulnin popullaritetin. Dhe zgjidhja u gjet. Në këtë rast ndihmoi Sandri. Meqë ai merret me punimet tek stadiumi dhe përreth tij, ai propozoi që stadiumit t’ia vinin emrin Kuq e Zi. Doktori u bë shumë entuziast. E gjetët, tha. Tani s’kanë ku shkojnë.

– S’i dihet Doktor, duhet parë, tha Flamuri. Se u teket dhe marrin selinë e tyre në stadium dhe na nxijnë jetën pastaj.

– S’i lë unë aty, tha Sandri. As mos e çaj kokën. Merru emrin dhe pas ca vitesh do mbahet mend stadiumi jonë, jo Aleanca Kuq e Zi. Ka thënë dhe Fevzoja që i duhet hequr ky emri Qemal Stafa stadiumit. Ja me këtë rast jemi në rregull.

– Shiko, duhet bërë kujdes, tha Doktori. Se mund të marrin zyrat ata. Shkon dhe ai Bamiri në stadium dhe i duket si shtëpia e vet pastaj. Na bëjnë ndonjë parti tjetër aty.

– S’ka problem doktor, jam unë aty, nuk lëmë njeri të marrë zyra aty. Jo aty, por as rrotull.

Flamuri më në fund u qetësua. I gëzuar shkoi tek Jozi t’i raportonte për situatën.

– E shkatërruam këtë Kreshnikun, tha. Ja morëm dhe emrin e koalicionit dhe mbiemrin. Emrin ia vumë koalicionit tonë, mbiemrin ia vumë stadiumit.

– Duhet me e sulmu fort atë, tha Jozi, duhet me e sulmu prapë.

– Po çfarë t’i themi tjetër, s’kemi çfarë t’i themi.

– Ke ça me i thanë, ke. Se ai plehën sulmon fshatarët e Jugut dhe katunarët e Mbishkodrës që mund të bëhen serbë, por s’ka thanë asgjë për grunë e Lul Bashës që është ba holandeze. Ku gjen ti mar Flamur grun e Ministrit me u bë holandeze, me e lanë shtetësinë pa pikën e turpit.

– Po ke të drejtë, i tha Flamuri, po nuk ja themi dot publikisht këtë. Duhet t’i themi dikujt tjetër t’ia thotë.

– Jo, duhet me ja thanë se s’ban. Duhet me u thanë njerëzve që kta kuqezinjtë s’janë kurrgja, se këta s’e kanë përmend asnjiherë nusen e Lul Bashës. Lul Basha për 20 vjet ka jetu 7 vjet ministër dhe 13 vjet në kurbet. Nusen e vajzën i mban në Hollandë dhe do me u bë kryeqytetar i Tiranës. Kjo ashtë skandal mar Flamur. Kena akuzu Ed Ramën që shkon e flen në Pezë, e ky yni shkon rri në Hollandë dhe ka heqë dhe shtetësinë.

– Ke të drejtë, po kush me e thanë publikisht se?

– Jepua mor këtyne gazetave të shkrujnë pse Kreshnik Spahiu s’e sulmon Lul Bashën. Jepnua mar krejtve. S’kena punë me Kreshnikun, po me ktë plehun tonë. A e ke pa mar Flamur çfarë turpit që ashtë. Do shkoj tjetri me votu me shoqëruese fallco. Ma mirë mos me e marrë grun me vete hiç. Mirë i ka do reportere të televizioneve që i mban mas, le të votojë me to se ato të paktën kanë të drejtë vote.

– Mirë e ke ti po si t’ia bëj unë, kujt t’i them ta shkruajë këtë. Se është hapë llafi sikur i kujtova unë ata që e botuan, po kjo dihet nga të gjithë se është botu dhe herë tjetër. Unë s’kam dorë këtu.

– Po mirë mar ke ba dhe sikur t’i kesh kujtu. Pse mar ne ç’ka jena që mbajmë shtetësi shqiptare. Ai don me mbajt shtetësi holandeze se mendon se nuk e ekstradojnë në Shqipni mor burrë po u arrestu. Dhe paret krejt i ka çu në Hollandë dhe i mban gruaja si qytetare holandeze. S’ke ç’ka me i ba.

– E di, e di, e kemi diskutuar këtë punë. Po mirë është mos me ua kujtu këtyre kuqezinjve këtë, se ndoshta e sulmojnë dhe Lul Bashën dhe u rriten pikët.

– Po le ta sulmojnë mar Flamur se kudo që ka kenë veç poshtërsina ka ba. Ishte Ministër Transporti, ua dha paret e rrugës fazliçëve e turqve duke i nda për vedi. Ishte Ministër i Jashtëm, ua dha ujin grekëve. U ba ministër i Brendshëm dhe nuk solli dot gruan e vet në Tiranë. Po kjo ashtë turp mar burrë, kjo ashtë marre. Po le ta sulmojnë mar, pse na do t’i ndalim ata. Le të fitojë mar pikë dhe ai Kreshniku. Unë s’e duroj dot, po kjo s’ka ku me shku me keq. Me pasë tjetri karriken në Tiranë dhe krevatin në Hollandë.

2 komente në “Flamuri, i trembur nga Aleanca Kuq e Zi”

  1. Dino USA says:

    Jepi Xhosi.Kur hyn te antena je e jona.Kur behesh me ne behesh e lezeteshme.Ndofta duhet ta shikosh variantinte behesh me ne se do ndrishosh profilin.

  2. gnt75 says:

    Te dashur miq bashkohuni dhe ju ne grupin ne mbeshtetje te Edi Rames dhe fushates se PS.

    Beni “Like” dhe tregoni mbeshtetjen tuaj.

    http://www.facebook.com/pages/Per-Tiranen-rivotoj-Edi-Ramen/203843726301282

    P.S Basha momentalisht ka me shume se ne,le t’ja kalojme!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje