Sandri, debat me Bashën dhe Bejten për lajmet e Klan-it

31 Mars 2011, 20:25Antena TEMA

Qysh kur ka nisur fushata elektorale, Basha ka ngritur një shtab të medies që kontrollon lajmet në çdo stacion. I vetmi që refuzoi këtë shtab ishte Sandri dhe kishte të drejtë në arsyetimin e tij.

-Shkoni mo k…, do më tregoni ju ua si mbrohet PD-ja, u tha. Shikoni lajmet e mia dhe mësoni ndonjë gjë, lëreni këto idiotësi.

Me kaq presioni ndaj Sandrit ra, por nuk është se Luli u tërhoq plotësisht. Ai ngriti një strukturë informuese dhe konsultuese për idetë që duhen hedhur ditën e nesërme në treg. Kështu ndodhi dhe dje. Siç është bërë zakon, Zamoja që po torturohet se nuk di kush do fitojë, rri gjithë ditën me Bashën dhe në darkë i dërgon SMS Ramës që ky e ka të humbur se nuk beson as vetë që do fitojë. Por dje dhe Zamoja u trondit. Bejtja i dërgoi një këshilltari mediatik të Bashës titujt e pritshëm të temave që do transmetohen nesër në TV Klan. Zamoja e humbi fare dhe nisi t’i bëjë sms Ramës.

-E fitove më duket. Sandri u dorëzua që sot. Ka filluar u thotë të gjithëve nuk fiton ai b..q… Mbaroi gara pa nisur.

Por e vazhdoi më tej zakonin e tij duke ia çuar dhe Bashës.

-Shiko se mos të bëjnë ndonjë pisllëk andej nga Klani. Ti e di që Sandrin e kam ortak, po s’kam lidhje me TV. Mos më ngatërroni mua vëlla po doli ndonjë gjë e keqe.

Basha e humbi fare. U nis një dërgatë e tërë tek Bejtja, po ai nuk jepte shpjegime. Temat e pritshme ishin të rënda.

Lajmet hapeshin me titullin:

“-Sondazh i Lëvizjes Zgjohu: Rama fiton mbi 20 për qind kundrejt Bashës.

-Reagojnë qytetarët në Kombinat: Basha na ka prerë ujin se jemi zonë e majtë.

-Ambasada Pink: Do t’i gjejmë Bashës një grua për të votuar krah tij.

-Rama: Bashës i kam falur një nga ish- gratë e mia ta marrë për votime.

-Aleanca Kuq e Zi: Basha të zgjedhë o gruan, o Shqipërinë.

-Vehbi Alimuça: Mos më prekni mbesën (gruan e Lul Bashës). Më ka ruajtur paret e VEFA-s në Hollandë.

-Reagon PD-ja: Humbja e Bashës nuk është humbja jonë.

-Topalli: Kena zgjedh me ba parlamentin transparent, në vend të transparencës së parlamentit.

-Durrës: Dako përshëndet Xhaferin me këngën “Po vjen Qemali nga deti, po vjen i vdekur i shkreti”.

-Vlorë: Gjika thotë se Llozi i Saliut do ta mbajë mbyllur derën e fitores për PD.

-Tiranë: Taqi Oil, tollona fallco për fushatën e PD. Në pikat e naftës vetëm naftë virgine.

-Gjykata e Tiranës: Bushati dhe Çani të paguajnë garderobën e Eni Vasilit, se kanë fyer Taqin.

-Berisha lek për kombëtaren. Diskriminon futbollistët nga jugu. Lek vetëm për tropojanë dhe kosovarë”.

Titujt e lajmeve vazhdonin akoma duke politizuar dhe lajmet nga bota.

Bejtja lexonte SMS-në e Bashës dhe kënaqej. -Hë, legenat, thoshte me vete. Mendoni ju se s’di të bëj lajme unë. Po hajt se ua tregoj unë. Filloi t’i binte pa pushim telefoni dhe nga Sandri. As atij nuk ia hapte. Pastaj me radhë gjithë stafi i Bashës. Bejtja ishte në qiell të shtatë.

-Legenat, thoshte. Sidomos ai Fevziu që ka hapë llafe se s’di të bëj lajme. Ti shofë nesër t’i shofë. Se vetë u mallëngjye nga kolltuqet e Pacollit dhe tani e bëri hasha. Legeni. Hajt t’i shohë lajmet.

Ndërkohë mbërrin një sms e gjatë me disa update.

“Bejte, jam Zamiri. Hape telefonin o burrë. Nuk është se i ke keq ato titujt dhe unë po të isha të bëja zanatin tim, ato do bëja, por bë kujdes vëlla se s’të mbroj dot tek Sandri se ti e di që jemi ortakë, po jo në TV. Pastaj fola dhe me Ramën dhe ai legeni nuk është se ta di për nder. Unë në fakt e kam mik dhe Ramën dhe i kam thënë që në Klan asnjë nuk beson që fiton Basha, po s’kanë ç’të bëjnë. Por dhe Basha ka të drejtë të shqetësohet mo burrë se ai e ka betejë për jetë e vdekje. Ata brenda PD-së duan ta hanë të gjallë dhe atij i duhen ca vota mbi Olldashin. Tani unë e di mirë këtë se isha dje me Olldashin dhe më tha që do ta ndihmoj Bashën, por ai e ka me të futur. Në fakt thoshte ashtu se dyshonte se unë i tregoj Bashës. Fola dhe me Bashën dhe më tha kam bërë pazar me Olldashin po në fakt thoshte ashtu se mendon se unë i them Olldashit. Në fakt unë i thashë që Bejten e ke me vete, dhe po shkel mbi profesionin për ty, dhe ai tundi kokën duke qeshur po kisha idenë që nuk e hante se ka frikë se unë të tregoj ty. Fola dhe me Ramën, i thashë që Bejtja i shkretë s’ka ça të bëjë dhe ma pranoi po në fakt kishte një inat me ty po nuk ma tha se ka frikë se ta them ty. Tani ti bëj si të duash vëlla, po këta janë çmendur fare. Zamiri”

Bejtja e lexonte dhe qeshte me lot. Çfarë legeni, thoshte dhe qeshte. Ndërkohë sms-të e Sandrit e mbytën. Vendosi t’i kthejë përgjigje. “Jam në një pritje vëllai. Ta shpjegoj më 12 e 1 minutë se lirohem. Bejtja.”

-Ç’është mo ky k.. që s’më hap telefonin ky. Ç’do më shpjegojë ky më 12 e 1 minuta mua…dhe vazhdoi ulëriste.

Bejtja u rezistoi deri në orë 12 e 1 minutë. Pastaj u nisi një sms të gjithëve të shqetësuarve. “Çuna, është 1 Prilli. Mos e merrni seriozisht.”

3 komente në “Sandri, debat me Bashën dhe Bejten për lajmet e Klan-it”

  1. LORA says:

    Fantastike,skaner i vertete ne nahijen e kusareve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje