Flamuri privatizon rrugën për në Kukës

26 Maj 2011, 21:00Antena TEMA

Flamuri bëri më në fund planin e tij të vjetër. Rrugën e Kukësit, që deri tani e kishte quajtur Rruga e Kombit, do ta privatizonte. Në një vend ku të gjitha gjërat janë private, s’ka kuptim që Kombi të ketë rrugën e tij. Thirri Grossruck-un për takim në Rogner për të diskutuar planin e blerjes.

-Do privatizojmë Rrugën e Kombit, i tha, kështu quhet rruga që shkon në katund tem.

Përkthyesi ja përktheu, por Grossruck nuk po kuptonte gjë.

-Më falni, tha, mos je duke thënë që Kombi quhet katundi juaj?

-Jo, jo, i tha Flamuri, Rruga e Kombit është rruga që të çon në katund tim, dhe do ta privatizojmë. Ti do na nxjerrësh ndonjë nga ata djemtë e tu që merr nga pas si biznesmenë dhe ne do t’ia japim atij, por do ta kemi ne.

-E kuptova, tha Grossruck. D.m.th ose Egim, ose Xamirr, ose Bechkim, ose… Chkelxen.

-Mos përmend emra, mos përmend emra, ta tregojmë ne emrin në fund, ti na bëj gati një emër kompanie dhe një djalë të pashëm që ta përfaqësojë në ankand. Të tjerat t’i themi ne. Të japim dhe një bakshish ty.

-Natyrlih, natyrlih, bënte Grossruck dhe tundte kokën i kënaqur. Po si do të quhet Rruga e Kombit kur të privatizohet, pyeti papritur.

-Do t’i vëmë emrin e kompanisë që do ta blejë tha Flamuri. Po tani për tani mirë e ka atë emër që ka.

-Po pse do ta privatizoni, derisa e bëtë me lekët tuaja, pyeti Grossruck. Po qe se do kishit plan të privatizonit, ia jepnit dikujt ta bënte vetë dhe ta përdorte?

-Nuk e bënte njeri, tha Flamuri. Ndaj nuk e dhamë. Pastaj na duheshin ca lek…

-Natyrlih, natyrlih, tundi kokën Grossruck. Ua gjej unë kompaninë, s’ka problem që nesër. Natyrlih. Dhoma ishte shumë e mirë në hotel me shërbim brenda. Shumë e mirë dhe shërbimi shumë i mirë dhe masazhet shumë të mira…

-S’ka problem për ato, tha Flamuri, po deshe ta ndërrojmë servisin. Na gjej kompaninë se ai Burri më tha duhet ta bëjmë shpejt.

-Po pse me kaq ngut, a keni fituar thellë, pyeti Grossruck-u me frymëmarrjen që i shtohej nga shëndeti i tepërt.

-Kemi fitu, tha Flamuri, por duhet të jemi të sigurt. Nuk mund tua lëmë Rrugën e Kombit atyre që nuk e duan. E bëmë vetë, do ta marrim vetë, nuk mund tua lëmë atyre. Pastaj na duhet të favorizojmë dhe njerëzit tanë. Makinat me targë Kukësi do kenë gjysëm çmimi. Kush kalon me gomar ose kalë në tunel me një të dhjetën. Ata që kanë për të shitur patate nga Shishtaveci, pa lek fare. Duhet t’i fiksojmë ca çmime se na persekutojnë më pas ata…

-Natyrlih, natyrlih, tha Grossruck. D.m.th keni fituar, por doni të jeni të sigurt. Natyrlih, natyrlih….

Ndërkohë që Grossruck fliste me vete, afrohet tek tavolina Gim Nesho.

-I madh je, i tha Flamurit. Si i the, kemi fituar thellë. I madh je. I thuaj që Edi Rama s’ka për të ardhë kurrë në pushtet, kurrë, asnjë herë. Ja sot filloi t’i shkatërrohet partia. Dy deputetë i ikën, shkuan me Doktorin. Do t’i marrë dhe tre të tjerë. Thuaja, thuaja…

-Thuaja vetë, i tha Flamuri. Bile shpjegoja mirë pse kemi fituar thellë.

-Ja them unë flori, por po deshe dërho njeri të më blejë një puro se ka më shumë lezet kur pimë dhe një puro.

-Po hë mo burrë se ky është nga katundi në Austri, nuk është nga Vjena. Është për arsye gjeografike në kuvend siç jam unë meqë jam nga Kukësi. Bën muhabet dhe pa puro ky.

-I madh je. Si the, për arsye gjeografike… i madh je. Mirë se porosis pastaj puro unë se 30 mijë lek bën.

-E kuptova, tha Flamuri, dhe futi dorën në xhep dhe nxori 30 mijë lek. Ja zgjati Gimes poshtë gazetave dhe u ngrit. Gimja i pa dhe vazhdoi bisedën me Grossruck-un.

-Edi Rama ka marrë fund. Është mundur thellë. Partia iu shkatërrua. Dy deputetë ia hoqa sot. Do t’i heq dhe tre të tjerë. Fola me Kantrrimenin dje dhe i thashë të thotë që janë zgjedhjet më të mira në historinë e Shqipërisë. E kemi shkatërruar fare. Do marrësh Rrugën e Kombit dëgjova. Po s’ke kompani, kam unë se kam miq në Austri. Kam shumë miq aty, atë që ka ekipin e futbollit, prit, ja të pyes  Ezgjanin se ai e di emrin, … i madh je… do ta marrësh d.m.th, po mund ta marrim dhe bashkë, u them unë atyre dhe e blejmë bashkë… se flas unë me ata… fola dje me Departamentin e Shtetit, më thanë na thuaj ca t’i bëjmë këtij Ramës, u thashë shkatërrojeni se po i vë dru nën rrota demokracisë në Shqipëri dhe vetëm Doktor Berisha do ta çojë para këtë vend…

Befas ngriti kokën.

Grossruck ishte mbështetur pas kolltukut dhe po dremiste. Gimja pa rrotull dhe nuk kishte njeri. Mori tridhjetëmijëshen e puros, u largua majë gishtave dhe pastaj me vrap tek dyqani i purove në Bllok.

 

 

6 komente në “Flamuri privatizon rrugën për në Kukës”

  1. MEMEDHETARI says:

    Para se te dilte nga dera,Gimes i ndodhi nje peripeci e cuditeshme…
    Po jua tregoj shkurtimisht:
    …Kur po i afrohej deres shtangu…
    Pam – pam – pam degjoi nje si te shtene me bresheri…nga brenda…
    “Mos”,tha me vete -” Me duket se e hengra per nje dreq puro !!!…
    Nuk e dija qe keta politikanet evropiane mbajtkan edhe arme me vete”
    Kontrolloi trupin se mos ishte plagosur…Dhimbje nuk ndjente por i kujtohej qe dikush i kish thene qe plaga kur eshte e ngrohte nuk te dhemb…Per t`u siguruar mire hoqi xhaketen,zbertheu kemishen,ngriti kanatjeren…
    Ashtu me fytyre nga barku i vet,duke e kontrolluar me dore per gjurme gjaku,veshet i buciten perseri.
    Kete here mister Grossruck “qelloi” aqe fort sa u zgjua …dhe …kur pa Gimen lakuriq,bertiti:
    “Jo,te lutem,jo,vishu te lutem,nuk jam nga ata une…po nuk besoni..pyesni Zhozefinen…”

  2. Marini Leytonstone says:

    Memedhetar e quan veten por une do te te quaja shkerdhatare, Turp per ty qe ben komente qe vetem pederastave te Edi rames ju ka hije. Xhozi eshte Ajka e kultures shqiptare por ku dreqin me marre kulturen nga ti fshatar tepelene. Dhe nje keshille shoku merre nje brisk dhe … xhozit pastaj shko tek tema dhe te njejten beja tullacit.

  3. MEMEDHETARI says:

    Marin,ti je dhe malesor,bre,do ta kesh degju ate fjalen e urte :”Kur nuk di me ligjerue – Ke dy veshe me degjue”…
    Ti,jo komente e replika qe nuk di te shkruash,por ti nuk di as per te …share!!!
    Keshtu,psh,…me degjo me vemendje,shkerdhate !!! E shikon si te them une??? Pra,mbaje mend,kur deshiron te shash ndokend,nuk i thuhet “shkerdhatar”…se ndryshon kuptimi…
    Por e mira e te mirave eshte qe te mos e felliqesh gojen,se behesh helaq,perfytyro te te kulloje nga goja ai lengu i pislleqeve qe thua ti…e qe perpiqesh me kot te sperkatesh te tjeret…
    Ne komentin tim nuk ka fyerje apo sharje,dhe kjo jo se une nuk di te shaj (shko ne Google,kerko “fjale te pista” dhe i ke gati,edhe ne qofte se nuk di ),por nuk e kam zakon…
    Ah,Marin,ti nuk di as per te lavderuar,dhe kjo eshte shume shqetesuese…
    Ti thua qe “Xhozi eshte Ajka e kultures shqiptare”,por ne kete rast kjo fjali shruhet keshtu:
    “Xhozi ( “kape mor per zhelesh” ) eshte Ajka e kultures shqiptare” ?
    E shikon sa poshte je me dijenite,Marini???????

  4. ilir111 says:

    Ku jeton ti ne hene e ke pare si flet Jozi gjithe “kulture” kape per zhelesh etjj, ajo as gramatiken e gjuhes shqipe nuk njeh.

  5. xhozi te fiksi says:

    Pardje ne parlamant Xhozi tha qe ishte fitore egzotike 1 here ne 100 vjet.Te jete kaq idiote apo ka qene e dehur?

  6. tironci says:

    xhozi fytyra me e shemtut e pd ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje