Flamuri merr në mbrojtje gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

24 Maj 2011, 18:46Antena TEMA

Flamuri u ngarkua dje të zbatonte planin e marrjes në mbrojtje të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Mori listën e tyre dhe i hodhi një sy. Kishte nga të gjitha anët, nga Vlora, Durrësi, Shkodra, Korça, Tirana. Ishte fat që ishin të gjithë në Tiranë. Mori adresat e tyre dhe filloi të ndajë policët.

Tre policët e parë i takonin gjyqtarit nr. 1. Kjo ishte femër.

-Nga jeni ju, i pyeti Flamuri policët?

-Nga Tirona, thanë në një zë policët.

-Ou, tha Flamuri dhe ngriti kokën duke i parë në sy të tre policët. Kush ju ka zgjedhur ju?

-Shefi or taj, na ka thanë me ardhë tek taj, s’dim qa ka ba vaki!

Flamuri u qetësua.

-Shumë mirë, tha. E kuptova tani. A keni përvojë në ndjekje personi dhe raportim?

-Po or taj, në SHAJK kena punu krejt dikur.

-OK, shumë mirë. Do shkoni të takoni gjyqtaren nr. 1. Do t’i prezantoni detyrën që keni marrë. Do ta njoftoni se është shumë e rrezikuar nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t’i thoni që ju do të jeni pas saj 24 orë. Detyrat konkrete janë: Ta shikoni ku shkon, me kë takohet, me kë flet në telefon, kush i shkon tek shtëpia, ku shkon burri i saj, kë takon dhe çfarë bisedohet. Duam tri herë në ditë informacion. Për çdo ngjarje do të bëni zile tek telefoni im.

-Dakord shef. Deshtëm me të pyet, a ti bim dikujt nëse tenton ta takojë këtë grun?

-Jo, vetëm mbani shënim kush është, pastaj do merrni udhëzime.

-Mirë or taj, veç na keni turpnu me rujt gratë. A s’pat ndonj’ burrë për ne?

-S’ka problem, njësoj janë të rrezikshëm, mos e nënvleftësoni. Po u pyeti ajo gruaaj të kujt komisariat jeni, mos tregoni. Dhe përpiquni mos të bëni muhabet në sy të saj se u kuptohet dialekti.

Iku patrulla e parë, erdhi e dyta.

Flamuri rinisi të jap udhëzimet për gjyqtarin nr. 2. U përsëriti kujdesin të mos flisnin në sy të tyre se kuptoheshin nga dialekti, dhe po t’i pyesnin a ishin policë, të thoshin po.

-Or shef, e kam një hall, e pyeti njëri prej tyre. A do na merrni në punë policë pas kësaj pune or taj se keni dy vjet që na gënjeni se do na vishni policë. Ca s’kena ba, kena rrahë njerëz, kena vjedh vota, dhe na keni premtu e s’po na e mbani fjalën. Është hera e fundit që po shkoj me rrafë dikë veresie.

-Jo, mos e rrif, i tha Flamuri. Nuk e  keni detyre me i rraf, por me i përgju dhe me na raportu ne.

-A dhe spiuna na batë a? Mirë vallahi po e bëjmë dhe këtë punë, por pas kësaj duhet me na vesh policë se po na gënjeni.

-Patjetër, i tha Flamuri, fjalë burrash.

Pas tyre erdhën dhe skuadrat e tjera me radhë. Flamuri u përsëriti udhëzimet dhe kujdesin me fjalorin. Disa prej tyre përsëritën kërkesat që pas kësaj të visheshin policë pasi ua kishte premtuar dhe Luli në fushatë. Në fund vjen një katërshe që u prezantuan si koordinatorët.

-Po ju nga jeni, pyeti Flamuri.

-Nga janë krejt policët mor burrë, i tha hijerëndë koordinatori i madh. Ne kena një hall dhe dojna me shkëmby dy llafe me ty.

-Flisni, u tha Flamuri, pa merak.

-A bën me ditë a janë tanët këta gjyqtarë or taj, a po i ruejna kot? Veç na e thuj si burrat se dijna ne ca bëjmë me ta.

-Akoma nuk kemi të dhëna të sakta, tha Flamuri. U kemi dërguar njerëz, pare, çfarë të duan, do ta shikojmë të premten kur të japin vendimin e parë. Pastaj do tu udhëzojmë çfarë do bëni.

-Veç një llaf dum mor burrë se dimë ne ça bëjmë. Dhe diçka tjetër kishim. Po me i kapë tu folë në telefon kundër Doktorit në flagrancë, a tu bim, a duhet me marrë leje?

-Jo, jo, duhet të na pyesni, tha Flamuri, mos bëni asgjë pa leje.

-Na e ba hallall shefo se jena pak të mërzitun. Ne jena ata që do evakuonim Ristanin me helikopter nga KQZ po të sulmohej. Jena pak të mërzitun se s’kena hipë ndonjë herë në helikopter dhe nuk patëm fat.

-S’ka problem, i tha Flamuri. Po dolën mirë zgjedhjet, po ua jap një ditë helikopterin dhe shkoni deri në Tropojë me pa njerëzit tuaj dhe kthehuni.

-Jo mo burrë, njerëzit i kena krejt këtu, po me pa njëherë vendin se na ka  marrë malli. Ta shofin dhe ata që kanë mbet aty si i kena punët mirë në Tiranë.

-Patjetër, këtë u premtoj unë, tha Flamuri. Vetëm kujdes me gjyqtarët, të gjitha shënim, ku shkojnë, kë takojnë, me kë flasin, çfarë makinash kanë, ku shkojnë të afërmit. I do ai burri gjithë të dhënat.

-Mos ki merak mo burrë, veç na vishni policë pas kësaj se kena ngelë rrugëve vallahi.

 

 

 

 

 

8 komente në “Flamuri merr në mbrojtje gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor”

  1. rezi says:

    edhe per te qare edhe per te qeshur, si barsaletat per policet e Zogut edhe tani ne 2011……..

  2. ku jo o edi says:

    Baze, kot lodhesh se Edi s’ka sy jo me heq kete qeveri po as me ardh ndonjeher ne pushtet.
    Ngeli tu rrejt votuesit: as voten s’ua ruajti dot, as fjalen qe dha kete jave s’e mbajti. Tha qe s’do njihte qeverine po te merrte vendimin kqz-ja, ja ku jemi, kqz-ja vendosi, tani Edi e harroi car tha dhe flet per kolegjin.
    Edi mban fjalen vec kur ia jep saliut. Te lodhej Edi sa gjysma jote o Baze, do kish ardh ne pushtet njezet here.
    S’e di si e ka hallin, por boll rrejti njerezit; sala vjedh e tere te ligat, por fjalen me ata qe e mbeshtesin e mban.
    Edi ngeli pes vjet tu ndrru genjeshtra. Dhe tani filloi prap ta dredhi. Kur s’ka fuqi te rauje votat e njerezve, te hapi krahun se s’ben per lider.

  3. ivani says:

    politika pervec se fjales qe i shkon per shtat eshte kurve po tjeter si mund ta quajme….po politikaneve cfare emri ti veme ….prandaj o popullveri gishtin kokesdhe beja vete fora mos prit ndihme nga maskarenjte se gomarin i zoti e nxjer nga balta ose prit gomar te mbije bar…..se keta te keqen e kane kur i pritet ajo qerata rroge pastaj thone lepe peqe

  4. Sulo says:

    Nuk me pelqen ndarja krahinore qe tentohet te ironizohet

    1. +10 says:

      OK, suck it up..

  5. Cakalli7 says:

    -Pi ka je ti or tij
    -Pi dajbre
    -Ku puno
    -N’shajk
    orgjinal keshtu eshte tropojanet kane qene gariste selefi te vetet i merrte nga fshati i vet po ti nuk e di kete mero se gazeten ahere e shkruaje ne gjirokster

  6. Doni says:

    ku je o EDI
    Nuk eshte e vertete qe EDI nuk ka mbajtur fjalen e tij !!!!!! Mesa duket ju nuk e dini qe gjat kohes qe KQZ bente “punen” , PS beri padi per ristanin dhe 3 pd-istat e tjere. Ndaj eshte i detyruar te respektoje veten dhe institucionet. Kur them veten dua te them te gjitha vendimet e mara nga ps dhe aleanca per te ardhmen ne pergjithesi

  7. Tapa says:

    ku je o EDI

    E ngaterron me naltmadhnine e tij, or mik, tjeter kush perdor edhe arkivol per te hapur(mbrojtur votat) dyert e kryeministrise, S’ke ci ben eshte ceshtje mentaliteti dhe kulture ti kerkosh llogari “ke faj o like, hajduti JO”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje