Flamuri, peripeci me pritjen e Grossruck-ut

25 Maj 2011, 19:23Antena TEMA

Flamuri mori detyrë dje të merrej me pritjen e Grossruck-ut. Deputeti austriak erdhi në Shqipëri me një grup biznesmenësh të tij për të parë mundësinë e blerjes së disa kompanive shtetërore apo pronave të dala në shitje. Por atij do t’i rezervohej një pritje zyrtare pasi Doktori nuk kishte marrë deri më sot asnjë urim për Lul Bashën. Grossruck premtoi që do ta uronte, bile po të donte Doktori dhe në emër të Asamblesë së OSBE, dhe në emër të parlamentit austriak dhe në emër të popullit austriak. Por Doktori u tregua i kujdesshëm. Donte vetëm një urim në përgjithësi, pa përmendur institucionet. I trembur se do ta përgënjeshtronin, u mjaftua vetëm me një deklaratë për shtyp. Pastaj gjithçka e mori nën kontroll Flamuri.

Flamuri i priti në Hotel Rogner. Grossruck u vonua pak, pastaj u shfaq i skuqur deri tek veshët në hyrje të kafenesë dhe shoqëruesi i tregonte me dorë nga Flamuri duke i theksuar disa herë se ky është numri dy i Berishës.

Grossruck i dha dorën, tundi kokën dhe i kërkoi ndjesë se duhet të shkonte deri në tualet.

Flamuri tundi kokën dhe i dha leje. Ekipi i biznesmenëve që kishte ardhur me të u ulën me Flamurin. Meqë në banjë nuk kishte nevojë për përkthyes, përkthyesi i Grossruck filloi të prezantojë Flamurin me biznesmenët. Flamuri dëgjonte emrat e tyre pa kuptim dhe tundte kokën.

Njëri donte të blinte katër reparte ushtarake buzë detit.

-I kam studiuar dhe kam shumë interes për to, tha biznesmeni. Do të bëjmë resorte të bukura turistike.

-Po shiko se mos ka ndonjë biznesmen vendas që do t’i blejë, tha Flamuri. Ke pyetur?

-Unë në emër të një biznesmeni vendas po vij, tha “biznesmeni” austriak. Shefi na ka dhënë të gjithëve nga një copë letër të dimë se kë përfaqësojmë, se këtu duhet të dalim në televizione, tha. Por ne nuk jemi biznesmenë, jemi miq të Grorsruck-ut.

-Ou, po kë përfaqëson ti për shembull, pyeti Flamuri.

Biznesmeni futi dorën në xhep dhe lexoi emrin me vështirësi… Xamirr, tha.

-Xamirr nuk ka, tha Flamuri…nuk njoh ndonjë.

-Ka, ka, tha shoqëruesi. Është Zamiri.

-Aha, e kuptova, tha Flamuri. OK, je në rregull, ka mbaruar, do t’i marrësh ato të katërta.

-Po ti, pyeti tjetrin, si e ke emrin në Shqipëri.

Biznesmeni tjetër nxori letrën dhe Egim Xeko…

-Nuk njoh ndonjë të tillë, tha Flamuri.

-Është fjala për Gimen, ndërhyri përkthyesi…

-Aha, në rregull, i tha Flamuri dhe ti je në rregull.

-Po ti, iu drejtua tjetrit?

-Unë quhem Baçkim, tha me zor tjetri.

-Kush është ky, pyeti Flamuri përkthyesin.

Përkthyesi bëri me kokë nga kulla e madhe përballë Rognerit.

Flamuri këtu u shkri i tëri.

-A, ti qenke dora ime, tha. Ça të dojë trapi do marrësh, mos çaj kokë. Hajt se do t’ia kalojmë mirë, dhe i ra pas krahëve.

Biznesmeni u tërhoq pak i hutuar nga rrahja e shpatullave derisa përkthyesi e sqaroi se ishte shenjë e mirë.

Ndërkohë arriti Grossruck-u, duke rregulluar ende pantallonat, por i relaksuar në fytyrë.

-Urime zoti Basha, i tha Flamurit.

-Faleminderit për urimin, i tha Flamuri. Në fakt unë jam Flamuri. Jo zoti Basha.

-Ou, tha Grossruck. Po mua më thanë që do takoj numrin 2 pas Berishës. Nuk qenka Basha nr.2?

Flamuri u skuq i gjithi.

-Akoma nuk janë bërë zgjedhjet në PD, i tha, por nuk besoj se do jetë nr. 2 Basha. Na e ka ulur rezultatin e PD krahasuar me 2007. Ka marrë më pak vota. Nuk besoj se zgjidhet nr. 2.

Grossruck tundi kokën i hutuar.

-Desha t’iu prezantoj biznesmenët që kam me vete, tha Grossruck…

-S’ka problem, u prezantuam, i tha Flamuri. Gjithçka në rregull. Kjo na duhej, se do t’i nxjerrim të gjitha gjërat në shitje se si po shkon puna mund të kemi zgjedhje brenda vitit dhe s’i dihet.

-Ja, ja, tha Grossruck duke tund kokën. Besoj ta shpjeguan se kë përfaqësojnë?

-Po, po, i tha Flamuri. Po ju vetë do blini ndonjë gjë?

-Ja, ja, natyrlih, i tha Grossruck. Berisha tha se i ka bërë letrat gati, duhet thjesht t’i firmos. Vetëm se unë dua të bëj prova për emrin Shshkëlxen… shumë i vështirë është, nuk di pse ma gjeti këtë emër mua për të transferuar pronat.

-Çështje besimi, i tha Flamuri, mos u mërzit. Tani unë kam marrë detyrë tu rregulloj. Do flini të gjithë këtu, gjithçka e keni të paguar. Për ju zoti Grossruck kam porosi të veçantë nga Kuvendi, pasi kanë dëgjuar se ju adhuroni Dominik Shtraus Kahn, ish shefin e FMN, dhe do kujdesemi që ta keni dhomën me shërbim brenda… Dhe mos kini frikë se këtu s’ka raste me sidë.

-Ja, ja, natyrlih, i tha Grossruck, të cilit akoma nuk i kishte ikur e skuqura nga fytyra.

 

 

 

 

 

6 komente në “Flamuri, peripeci me pritjen e Grossruck-ut”

  1. anonimi says:

    po pati mundesi, ndonjeri a me thote se kush eshte “flamuri” se me ka rastitur ti lexoj shpesh keto kohet e fundit shkrimet e antenes dhe nuk e kam idene se kush mund te jete…po zamiri???????????

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Sipas Meros kuksiani Flamur Noka eshte pergjegjes per “punet e partise”.

  2. Toni says:

    Flamur Noka dhe Zamir Shtylla mor burre sa injoranta jeni.

  3. anonimi says:

    rrofsh albino me altinin.

  4. anonimi says:

    dhe sa per dijeni o toni, zamir shtylla eshte nje ish prokuror te cilit berisha i beri shume presione deri sa e largoi nga prokuroria.sa shpejt e jepni ate epitetin “injorant”…ska lidhje me zamirin qe permend meroja

  5. dymi says:

    Kot trembet Flamuri se mos merr AIDS-in Grosruk, ai siden e ka ne tru bashke me Sal-iun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje