Flamuri në hall me deklaratën e Jozit për rezultat ekzotik

27 Maj 2011, 21:20Antena TEMA

Edhe Jozin kishte tepër Flamuri. Nuk mund të rrinte dhe ajo pa folur. Kishte folur për rezultatin e Tiranës dhe e kishte quajtur ekzotik. Flamurin e çmenden gazetarët duke i kërkuar sms pse Jozi e quante rezultatin ekzotik. Ç’tu thoshte Flamuri? Dhe pak i paqartë ishte për këtë fjalë edhe pse e kishte dëgjuar shpesh. Herë i ngjante turqisht, e herë anglisht. Nuk dinte si të bënte. Ju kujtua Gim Neshoja. I hipi makinës, shkoi në Bllok, bleu një puro dhe i la takim në Rogner.

-Ku je i madh, i tha. Eja në Rogner se do të jap një puro.

-Erdha zoti deputet, i tha Gimja. Aty më ke për 5 minuta. Dhe arriti rrëmbyer, me hapa të shpejtë dhe kravatë të liruar nga vapa.

-Hë, e pe ç’i bëra apo jo, e shkatërrova, i tha sa u ul.

-Kë mo burrë, i tha Flamuri.

-Edi Ramën pra. Ja çova Kaçin dhe Harasanin në Kuvend. Eshtë bërë për të vrarë veten. U kishte thënë të gjithëve, ai Gimja ma ka bërë. Do ta shkatërroj, hajt i madh je, i madh. Po ç’kemi… E dëgjove Kantrimenin apo jo? Ja kisha shkrujtë unë intervistën. Ja dërgova një mikut tim në Uashington, ai ja çoi një mikut të tij në Shtëpi të Bardhë, pasta ai ia çoi një miku të tij në Departament të Shtetit, ai kishte një mik tek desk officer për Shqipërinë, ajo ja kishte çuar Kantrimenit. Kur e kishte lexuar ishte mahnitur. Ja speech-e të tilla më duhen mua, kishte thënë…

Flamuri po e dëgjonte i hutuar gjithë zbrazjen e  Gimit.

-Më duhesh për një shpjegim të vogël, i tha. Ekzotik, ç’do të thotë?

-Ekzotik…haha, i madh je. Mos bë sikur nuk e di tani. Haha, mirë, mirë, e kuptova, ashtu e ke planin… ta kanë kërkuar. Dëgjo, thuaji ekzotic do të thotë për shembull një udhëtim në Azinë e largët, ose në Rrugën e Mëndafshit, hipur mbi deve, me një puro të mirë, ja si kjo që më ke blerë dhe duke lexuar ndonjë libër…

-Jo, jo, nuk më duhet në këtë prizëm, i tha Flamuri… s’ka kuptim tjetër kjo?

-Po ka mo i madh sa të duash… Aha e kuptova. Ti e do nga ana shkencore… Të pyes zëvendëskryeministrin se ai e di!

-Kë zëvendëskryeministër mo, ai s’ka shkollë fare…

-Kaçin, Kaçin se unë i njoh për postet që kanë pasë. Ka qenë një herë zëvendëskryeministër, ashtu e quaj..

-Aha, e mo lere fare se na kërkon ndonjë post ministri për një pyetje ai, tha Flamuri.

-Po jo mo i madh se pyes unë dikë tjetër, apo s’e do nga ana shkencore. Aha, e do nga ana politike. Shiko, nga ana politike ekzotik e di ç’do të thotë apo jo? Kur situata është në krizë dhe bëhet rrëmujë dhe ti nuk ke qejf të jesh pjesë e rrëmujës dhe ikën në botën tënde, rri mënjanë dhe të duket interesante kacafytja….

Flamuri u përmend befas.

-Kjo është, tha.

-I madh je, i tha Gimja. Nga e kuptove që kjo është?

-Ka thënë Jozi që rezultati ën Tiranë është ekzotik dhe nuk po e gjej dot ç’kuptim ka, tani e kuptova. Jozi është kënaqur shumë që Luli ka humbur me dhjetë vota dhe i duket ekzotike gjithë kjo përleshje, pasi ajo kënaqet. Mirë e ke gjetur.

-Aha, i madh je zoti deputet, i madh. Po patjetër këto janë gjëra të thjeshta, e kemi për detyrë. E di sa punë i kam bërë unë atij plehrës apo jo dhe nuk ma diti. Po unë e bëra njeri mo. E kam pritur në New York, kam dalë në aeroport, kam marrë taksi me paret e mia, kam porosit taksi të madhe, Cadillac se nuk e nxënë të voglat, e kam çu në hotel, e kam pritur të zbresë në holl, pastaj kam marr taksi prapë, e kam çu në restorant, kemi ngrënë darkë, kam gjetë taksi prapë, e kam çu në hotel dhe kam ikë duke qarë nga ngashërimi që isha me të gjithë mbasditen dhe ai nuk ma diti kurrë gjithë jetën.

Flamuri po e shikonte i habitur.

-Me kë, me Lul Bashën ke qenë, i tha.

-Jo mo burrë, me Edi Ramën. Për atë plehrë e kam fjalën, S’i t’i them zotit Ministër plehrë unë. Unë kam edukatën time. Por e kisha fjalën për atë plehrën. Sa ndere kemi bërë ne dhe s’na e di njeri.

-Rrofsh Gime se më ndihmove shumë me këtë sot. Po më çmendin gazetarët se duan të kuptojnë pse e ka thënë Jozi këtë. Tani që ma shpjegove ti, e kam të qartë. Jozi është e qëzuar që Luli ka humb ngushtë dhe po i duket ekzotike kjo. Po ua shpjegoj dhe gazetarëve, por ta konfirmoj njëherë.

Mori Jozin dhe i shpjegoi situatën.

-Jo mar Flamur, ja kam fut kot. S’mu kujtu ndonjë fjalë e hajrit dhe e thashë ekzotike, i’tash po më thonë që keka fjalë turke, jo latine. Po mirë e boll thashë, pse duhet me përmend veç fjalë latine, pse jam katolike a? Mirë e boll e kam thënë. Kam dashtë me thanë në fakt që rezultati është egoist, por kam thanë ekzotik.

-Mos moj ç’më bëre. Kam dy orë që sqarohem me Gim Neshon për kuptimin e fjalës dhe menduam se e ke thënë kastile, ti e paske thënë kot. Si me ja bë tani, çfarë tu themi gazetarëve.

-Thuj mar çfarë të dush, a për këtë keke merakos a? Thuju e ka prej matametikës se në matematikë ku unë kam mbaru shkollën kena pas një formulë R4, e cila quhej ekzotik dhe që kish të bante me mungesën e një vazhdimësie në një strukturë të caktime, si me ta thanë Flamur d.m.th, gja e huaj. Ky Luli është pak gjë e huj me thanë të drejtën.

-Ç’ma komplikove më shumë Jozi. Si tu them gazetarëve, e ka ngatërru apo e ka thanë me qëllim se këtë punën e matematikës s’e shpjegoj dot?

-Thuj mor e ka thanë për qejf, pse dhe për gjana qejfi duhet me dhanë llogari a?

 

3 komente në “Flamuri në hall me deklaratën e Jozit për rezultat ekzotik”

  1. Andi /gjirokaster says:

    Ja fute kot Mero.Ajo donte te thoshte qe fitorja ishte si ne vendet ekzotike ,te lindjes se largme dmth si ne Korene e Veriut apo Tajlande

  2. vani says:

    Shkurt,shqip-shqip,shprehja “Ekzotike”e madmuazeles,parlamentare,ne kontekst te shkrimit eshte:-“Fshati digjet,Plaka krihet”,ose emri i saj,”jozefina alias Xhozefina”,eshte ne vetvete emer ekzotik,qofte ne librat e rilindjes evropiane,qofte ne filmat e pas luftes se II-te boterore,qofte ne oborret ekzotike te aristrokacive mbreterore evropiane.Kjo shprehje,eshte gjithashtu,kontekst edhe i ndjesise masturbuese ose safiste te autores,kur eshte larg vemendjes e vendimarrjes,partiake apo parlamentare,eshte gjithashtu kontekst edhe i vetkenaqsise mazokiste e sadiste,pas 21-janarit,eshte…

  3. Pellazgu says:

    eh… halle halle kjo bote…. Kjo e siperpermandura enderron te behet nje Josephine de Bouharnet, por i mungon Bonaparti….. Si tja bejme dermanin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje