Flamuri e ka marrë seriozisht rrezikun prej trangullit. Jo vetëm për shkak të profesionit të tij si mjek, por mbi të gjitha për të mbrojtur Shëndetësinë, të cilën realisht e ka nën kontroll gruaja e atij Burrit. Bëri gati një plan pune dhe thirri Petrit Vasilin për ta konsultuar.
Petriti erdhi i shqetësuar më shumë se Flamuri. Sapo zuri vend, nxori dhe ai një letër nga xhepi për t’i treguar planin e masave.
-Tani duhet të vendosim një plan pune, i tha Flamuri. Kam hedhë disa pika këtu…
-Edhe unë shef kam disa pika, tha Petriti, por po marr këto të tuat një herë.
Pasi mori planin e Flamurit, tundi kokën dhe buzëqeshi.
-Çfarë koincidence, tha, dhe unë të njëjtat pika kam, s’po t’i jap fare, tha, dhe e zhyti letrën thellë në xhep nga frika mos i binte në shesh dhe kuptohej që nuk ishin njësoj.
Tani t’i diskutojmë pak, tha Petriti. Pika e parë, ndalohen shtetas nga Gjermania të vijnë në Shqipëri këto kohët e fundit… ose të vijnë nën kontroll të fortë mjekësor.
-Po, tha, Flamuri. Kjo është një masë që e kanë marrë gjithë vendet e Lindjes dhe disa vende perëndimore.
-Dakord, tha Petriti. Bile unë them të zbojmë dhe këtë ambasadoren gjermane, se kjo do ketë hëngër ndonjë kastravec që flet kaq hidhur për zgjedhjet. Më kanë thënë që ata të ambasadës e marrin furnizimin nga Gjermania dhe ajo duhet vizituar.
-Lëre se ajo e ka me mua, tha Flamuri. Ka zgjedhur Kukësin për të thënë atë fjali të tmerrshme. 200 vende nuk e kanë këtë rregull, thotë. Po gjithë bota 100 vende ka që bëjnë zgjedhje, të tjerët vetëm votime bëjnë. Por e marr me mend që e ka me mua. Nejse, mos e vër një herë në listë atë.
-Mirë atëherë, po ndalojmë shtetasit gjermanë të vijnë në Shqipëri. Tek këto përjashtimet çfarë të vëmë…?
-E aty do të them unë, se do vijnë ca gjermanë që duhet të bëjnë sikur blejnë hidrocentralet e Shkopetit.
-Po pse duhen doemos gjermanë, pyeti Petriti, se mua më ka thënë Iliri që mund të gjejmë dhe anglezë ose danezë…
-Jo, kam fol me atë Burrin, duhen gjermanë. A e di pse? Shiko ta them unë ty. Nëqoftëse ti e mban mend ato dy hidrocentrale kanë pasë qenë quajtur Hidrocentrali Karl Marks dhe Hidrocentrali Frederik Engels. Ata kanë qenë të dy gjermanë. Kaq respekt duhet tua bëjmë atyre. Do t’i gjejmë gjermanë ata që do firmosin…
-Po kam frikë mos rrinë gjatë këtu dhe na ngjisin virusin, tha Petriti.
-Jo mo burrë sa të firmosin dhe ikin se pastaj është Zeni pronar. Ata kot janë. S’ka rrezik për një ditë.
-Ashtu po. Ashtu jemi në rregull.
-Po këtë të Bistricës kush do ta marri shef se ai e ka pasë emrin Stalin.
-Do gjejmë një rus. Ai Fahriu gjen rus, po e ka zënë frika nga kaseta e Priftit që ka ndërhyrë për atë kompaninë ruse dhe nuk po na sjell më. Po do ta zgjidhim, nuk është më gjerman ai.
-Epo mirë, tha Petriti, se na prishi muhabetin kjo punë e hidrocentraleve. Kalojmë tek pika 2.
-Çfarë është pika 2, pyeti Flamuri.
-Pika 2 ka të bëjë me mua shef. Ti e ke shënuar këtu që të shmangim fjalën trangull nga opinioni publik se ngjall panik.
-Po, e ç’ka të bëjë me ty?
-Aty tek LSI mua më kanë ngjitur nofkën ‘trangulli’ prej vitesh. Sa herë hyj unë në seli, thonë erdhi ky trangulli. Si t’ia bëjmë që me këtë rast të mos më thonë më trangull?
-S’ka problem, për këtë bëj unë një urdhër të brendshëm, e siglon Meta dhe e shkruam tek dera e LSI, Ndalohet përdorimi i fjalës trangull.
Petriti u lehtësua.
-Kalojmë tek pika, 3 tha. Kjo është e lehtë. Të ndalet importi i trangujve nga BE. Për këtë të jemi të qetë se s’kemi marrë asnjë trangull nga BE.
-OK, kalo tek pika 4, tha Flamuri. Ma lexo pak.
-Pika 4 është më e rëndësishme, tha Petriti. Duhet të nxisim prodhimin vendas të trangullit, duke hequr panikun për sëmundjen e trangullit vendas. Duhet një spot në Tv që të promovohet trangulli vendas si i parrezikshëm. Këtu duhet një ide dhe e zgjidhim, tha Petriti.
-Ja prit të marr Gim Neshon, tha Flamuri se ai se ç’ka një kompani që merret me fushata publicitare.
Mori Gimin.
-Si i bëhet për një reklamë që të promovojnë se trangulli vendas është i parrezikshëm, e pyeti Flamuri. A na ndihmon dot?
-Ah, i madh je zoti deputet. Po kush ta prish ty mo burrë. Që tani. Bëjmë një foto të një figure të njohur duke ngrënë trangull…
-Le le se e gjeta, tha Flamuri. Do ta bëjmë më thjeshtë. Po të marrim ty dhe një njeri që të ofron një puro dhe një trangull. Ti refuzon trangullin dhe merr përsëri puron dhe poshtë dalin titrat. Trangulli këtu është i shëndetshëm. Nuk e helmon pas puroja.
-I madh je zoti deputet, i madh. Shumë mirë është, i madh je, e shkatërruam fare Edi Ramën.
Mero! Te lutem me hiq nje kuriozitet. Kush eshte me pak fjale ky Gim Neshua, pervec se di qe ka qene me Nanon dhe kaq?
Faleminderit dhe respekte
Ky ka qene nje zagar kafenesh,dhe e beri Tos Nano ambasador ne misionin shqiptar prane OKB ne New York.Eshte i biri i nje komunisti Gaqo Nesho,u ka pas quajtur,Gimi po vdes qe te shkoje me ndonje ambasade perseri .Ka dy veti,komunist dhe palluqe.Sigurisht si komunist tani i takon partise PD.+LSI.
Rrofsh Beno! Ngaqe po e ze shume here ne goje Merua mendova se do ishte ndonje nga keta spitullaqet qe me ndonje njohje nga jashte po joshet me nga nje puro nga Sala per te lobuar per Salibanin.
Gim Nesho eshte djali i Gaqo Neshos, sekretar i pare i P.P.Sh,ne rrethe te ndryshme te Shqiperise madje dhe ne Tirane. Ka qene ambasador ne Sh. B.A ne vitet e demokracise Gimi i biri i sekretarit te pare. Kjo eshte meseleja.
Gim Nesho eshte nje nga ata djemte e bllokut, ku here pas here i frekuentonte dhe Dr. Berisha, me shume per promovim sesa per pune.
mero te lutem me thuaj kush eshte ky flamuri i pd jam lexues i rregullt i temes gimin e njoh sandrin e njoh jozin e di po vetem flamurin dua tme shpjegosh
Flamuri eshte nga fshatrat e Kukesit .Vendasit i quajne gorane dmth maloke nga sllavishtja gore dmth mal.Keta goranet ne familje flasin nje gjuhe si maqedonasit jane sllave por jo te krishtere.Kur maloket ju thone gorane/dmth maloke/ i bie te jene dopio maloke.
ti more djal nuk e njef Flamurin,se ai nuk flet maqedonisht e nuk eshte goran me malokete goranet rri urt se nuk i njef mire.
E sakte, ne rinine e tij e quanin pinjolli Nesho. Eshte martuar tre here dhe ka tre femije me tre gra te ndryshme. Ajo qe i pelqen me shume eshte “ambasadorlleku” ne Austri, ku ka qene qe i vogel ne kohen qe Gaqo Nesho (i ati) ka qene ambasador atje. Eshte kallup komplet dhe shume e therasin Gim Koqja, por Mero ben mire qe e le me kaq, Gimi i Leshit.
Duhet te shtoje dhe dicka tjeter. Iku koha e preshit. Po afrohet koha e trangullit. Eshte me i shkurter por me i qendrueshem. Mbase duhet ndaluar per kete fakt!!!
Or sa per gimin e Vasilin e kan honger trangullin me kohe , tash po e ha ki voci prej goraneve dhe e ka pak bithen e ngushte se e run virgjerine tja prishi lale Sala,Nuk e din se Saliu ka 15 vjet qe nuk bon seks e Liria kaverdiset ku ti dali, sidomos me nje shofer, qe s’po e identifikojme se vret maloku.