Më në fund Sandri po zëvendësohet. Fania ja ka arritur të bëhet i rëndësishëm. Prej dje ai Burri nuk merr më në telefon vetëm Sandrin, por dhe Fanen. Kjo ishte një ditë e madhe për Fanen. Telefonata i parë i ra në mëngjes sapo kishte dalë në punë. E shikonte numrin dhe nuk i besonte syve. Ishte tek dera e Tirana Bank. Nxitoi të futej brenda dhe hapi telefonin.
-Po zoti kryeministër, si jeni, i tha.
Njerëzit e bankës kthyen të gjithë kokën.
-Po ja, ç’të them, ti e di si shkon kjo punë. Unë them që Kolegji të mos tërhiqet. S’ka si tërhiqet tani. Fola pak dhe me Metën dhe ai kështu mendon. Nuk lihet kjo punë për 10 vota. Tani i kemi të gjitha, mediet i kemi, atë plehrën tek Gazeta Shqiptare që më the e hoqa, tani i kam të gjitha nën kontroll. As mos ki merak fare. Jo, s’kam gjë me Sandrin jo, flas dhe me të, por mendoj se nuk të duhet. Fola dhe me Tanin dhe ai kështu mendon. Tani e përballojmë vetë. S’ka asnjë problem. Babara… jo mo burrë ku jam mban Babos të bëjë nga këto gjëra. Harroje ti, aty rri sust. Më merr tre herë në ditë në telefon më thotë a të pëlqeu lajmi. Jo, jo, s’ka problem. E ka pak problem me Tanin, s’po i pajtoj dot. Po nxitohen këta dreqër dhe paska shku dy vjet më parë dhe i ka vënë gjobë, i ka thënë po nuk më dhe ca pare ta tregoj unë ç’të bëj. Tani shkoi i kërkoi falje po sa para bën… Dhe me presidentin e kishte djallosur. Nuk i kishte hapur telefonin… Mirë ja ka bërë? Po mo po, mirë ja ka bërë, po thashë d.m.th doja të thoja që ai bën ç’i themi ne. I ka krijuar Kasëmi një problem, por do ta kalojë. I ka thënë mos parko më i pari në oborr. Ka lënë Kasëmi dy vende bosh për mua dhe Tanin, një për vete dhe Baboja e parkon në cep. I ka ngelë pak qejfi. Jo mo s’ka gjë. Nejse, gazetat i kisha mirë sot, i pe pak apo jo. Dhe Shqiptarja dhe Panorama ishin shumë mirë. Kanë rënë pak në treg, por kanë rritur shumë rëndësinë… Po, po, dakord. Ja jam këtu tek Tirana Bank se më kanë thirrur këta, duan të më japin një kredi, por nuk besoj ta marr se nuk ja vlen. Mirupafshim, dëgjohemi…
Ndërkohë pa mbaruar fjalimin Irfani, bie zilja. Njerëzit filluan të qeshnin se e kuptuan se gjysmën e bisedës Fania po e bënte kot.
U drejtua nga sporteli.
-A është lart drejtori, pyeti.
-Është po nuk ka pritje, i tha zonja.
-I thuaj që kam ardhur unë.
-S’ka problem, na ka lënë porosi, tha zonja, që sa herë të vini ju të mos ngjiteni lart, por të lajmërojmë Përmbarimin që ke ardhur dhe të të kapin për këstet e papaguara.
-Moj zonjë, e di ti kush jam unë apo jo? E dëgjova me kë po flisja në telefon apo jo? E di ç’i bëj unë drejtorit tuaj apo jo?
-Drejtorit e di, tha zonja. Njërin na e more më qafë, është duke shkuar në burg prej teje. Por ky i dyti mund të të çojë ty në burg.
-Ashtu ë…ashtu ëë…më njeh mua ti apo jo? E di ti me kë po flisja unë apo jo? Shikoje pak në telefon shikoje….
Gruaja nuk lëvizi vendit.
-S’ka nevojë zotëri, tha. Të komunikova thjeshtë një urdhër. Fania u prish në fytyrë. I ra prapë telefoni. Ishte një femër. Një biznesmene që bënte këpucë. Fania e humbi një moment. Pastaj doli tek dera.
-Si është puna, tha.
-Më ka marr Baboja. Është trembur shumë, i thoshte ajo.
-Po çfarë ka, pse është trembur?
-Kam frikë se do më heqë Fania, thotë.
-Po jo moj zonjë nuk e heq njeri, ç’e ka kapë kjo frikë kot. Ai po sillet shumë mirë. Po ti pse bëhesh kaq merak?
-Aman të keqen se ashtu e kam një punë me të. Sa herë vjen tek shtëpia ime natën vjen pa këpucë dhe unë mendoj se e ka ngaqë nuk do ta dëgjojnë komshinjtë nëpër shkallë. Sa herë vinte ashtu zbathur, i jepja nga një palë kur ikte. U bënë dhjetëra herë dhe një ditë mendova ç’i bën këpucët ky. Dola në ballkon dhe po e shihja. Kur doli jashtë pallatit, shkoi tek një rrëzë, mori dhe këpucët e vjetra dhe iku. Në mendoja si vinte për qejf tek unë, dhe kishte frikë të vinte me këpucë, ai vinte i binte qylit me nga një palë këpucë. Aman të keqen se e kam të mirë, se ti e di që gjirokastritët vdesin nga frika kur vjen puna tek lekët. Ka dy orë që më qan në telefon. Merr Fanen thotë. Më la rrugëve. Ngela pa bukë, pa veshur, pa mbathur. I thashë për të mbathur të kam dhënë qindra palë këpucë, shit ato dhe të dalin dhe për të ngrënë, por s’i ikën frika. Aman të keqen motra se të jap unë një garanci për kredi se kam nja dy kaponone pa hipotekuar.
-Mirë zonjë, mirë, të fala kryeministrit, i tha Fania.
-Ua po ç’kryeministër mo ditëzi, i tha ajo, ku kam burrë unë?
Fania mbylli telefonin. Pa një herë rrotull kush e kish dëgjuar. Njerëzit po rrinin prapë të hutuar.
-Ah kjo Lili, të çmend, tha. Merr orë e pa orë do mendje për çdo gjë. Ku ja kam ngenë unë kësaj tani, tha, dhe nuk dinte ku të shkonte tek banaku apo të dilte jashtë.
Ky eshte teatri real i politikes shipe. hahahahahaha!!!!! Urime autorit te fejtonit qe mesa duket e njeh mire skenen e kesaj komedie te shemtuar me protagoniste kaq bajate e per ne burg!
O Fane mire ai Baboja se i mer kepuce kesaj motres po me qe si marrim qe sat shoqeje do i thuash mos na marri me ne tel se i shkojme kur te kemi kohe.meru pak me grun o tyc se na mbeti duke na i kerku perdit.
Bukur
Po Gim Neshoja ku qenka futur keshtu qe nuk e paska kapur antena?
Jemi te interesuar te dime edhe qendrimin e tij “parimor” ne lidhje me çeshtjen.
PS. Zerat e ligj thone se ka filluar ti largohet njerezve nga frika e virusit te kastarvecit.
ku i gjejne keto fytyra si puna e Fanes….IRFAN BYTHES, skraparlli muti..mjer politika ku ka rene ke Fane Kuqi..fytyre e palare
Per mjerimin e politikes jemi thuajse dakort te gjithe si te majte e te djathte,pos gdheve ,interesaxhinjve e injoranteve qe nuk jane te pakte.Sa per fyerjen Skraparlli muti nuk ta pranoj pasi te dish dhe vendi nga je ti duhet ta kete nje kapul me mut nga pas.Nuk ka qytet te mos etiketohet ne keto menyra kur humbet llogjika.
po kush fania mor burr se nuk po e di
Mero, e ke shume gabim. Une e njof Babon dhe nuk eshte aspak sic thua ti. Ai eshte gazetar qe nuk korruptohet, nuk ve gjoba. nuk ka probleme me moralin, eshte i ndergjegjshem, ndryshe nga koleget e tu qe kane vila ne plazh, dashnore me leke apo pa leke, makina te reja dhe e kane gati batuten, 1 milionshin e kam kaluar me kohe une. Gjera te tilla nuk ven kurre Babo