Sapo u mor vesh se historia e Griseldës ishte një sajim traumatik i saj, Fania mori situatën në dorë. -Tani është radha ime, tha, t’i tregoj Doktorit ç’mund të bëj. Vendosi ta merrte në telefon menjëherë, por u kujtua që ishte vetëm në zyrë dhe nuk e dëgjonte njeri. Mori makinën shpejt e shkoi në Rogner, zgjodhi një vend me shumë njerëz dhe i ra telefonit. Për dreq Doktori s’e hapi. Fania u ul dhe i shkruajti mesazh. Priti dhe pak, përsëri nuk e hapi.
-Ah dreqin, thoshte me vete. Sa të arrij që për mua të vërë një zile të veçantë, pastaj s’kam më problem. Sa të arrij të jem si Sandri….
Në makth duke pritur telefonin nga Doktori filloi të sillej nëpër kafen e Hotelit. Befas ju shfaq para Gim Neshoja.
-Ku je zoti President, i tha. Tani je presidenti më i madh i medies shqiptare, ke tre gazeta, një televizion dhe një faqe në internet të shkëlqyera. Je numri Një zoti President. I madh je, i madh.
Fanes ju ndriçua fytyra nga buzëqeshja.
-Hë ç’kemi ndonjë të re, i tha.
-Po hiç mo ç’të kemi. E pe ç’bëri ai plehra. E sajoi komplet vetë gjithë këtë të Kavajës. E di unë shumë mirë nga shërbimet e huaja. Kam njeriun tim në Uashington, që ka punuar në CIA, dhe ka një shok të vjetër akoma aty dhe ai i kishte thënë që dje se ka për t’i dalë tymi këtij rasti. Ma thanë që dje mua, ja dërgova kryeministrit njoftimin, i thashë ruaj qetësinë se do ta shkatërrojmë.
-Po si s’ma the mua mor burrë po shkon e shqetëson kryeministrin direkt. M’i jep mua kur ke lajme për kryeministrin se ai me mua kontakton tani gjithë ditën. Ja pak para se të vije ti fola me ta, ja shiko telefonin, i tha dhe i tregoi si kish thirr Doktorin.
-I madh je, po patjetër zoti president, ty do t’i jap tani. Se m’i kërkojnë dhe këta të Klanit ndonjë herë këto…
-Ata s’i dëgjon më. Kanë abuzuar pak ata dhe s’i ka fort qejf. Tani ne jemi media e Familjes, ata janë media e partisë. I kemi ndarë rolet. Ne jemi për gjëra të ngushta fare, për gjëra konfidenciale. Ata janë për propagandë. Unë me Tanin kemi lekët e Familjes në lojë. Ti e di kush ka paguar apo jo?
-Po si jo mo i madh. Zoti president më kënaqe. Ulemi jashtë të pimë një puro. Ah dreqin i kam harruar. I paskam harruar në shtëpi. Ja si i themi këtij kamarierit të na sjellë dy copë.
-Silli dy copë, tha Fania, futi tek llogaria ime se i paguaj në fund të muajit.
-Më fal i tha kamerieri, por kemi një urdhër nga shefi që ti duhet të paguash cash se ke 70 fatura pa paguar.
-Kush është ky shefi jot mo që më kërkon paret mua? E di ai kush jam unë apo jo? E di ai me kë kam fol qëparë unë apo jo. Shikoje pak telefonin… Dhe i tregoi thirrjen që i kish bërë Doktorit.
-OK, i tha kamerieri. Atëherë po i fus tek llogaria e Doktorit se vjen e pi ndonjë kafe me Kaç Islamin ai.
-Bjer mor dy purot këtu lëri llafet, do t’i futësh në llogari të Doktorit ti. Na merr këtë, Golden Card e ke.
Sapo kamarieri zgjati dorën, Fania ja mori.
-Jo këtë jo se s’keni siguri ju të vidhni kodet. Hajt se t’i paguaj cash në fund.
-Hë vazhdo vëlla, si është kjo punë e këtij Ramës me Kavajën?
-Po të thashë zoti president se më njoftuan nga Uashingtoni që ishte sajesë e Ramës e gjithë kjo. Donte të dëmtonte zotin kryeministër. Unë e njoftova dhe zoti kryeministër njoftoi medien e tij të heshte. Siç e pe nuk folën fare.
-Jo, jo, prit se kryeministri për medien merret me mua. Nuk është se na dha ndonjë udhëzim…
-Ah, i madh je, se lë fjalën të bjerë në tokë. Po ka thënë në parim mo, medieve të partisë jo medieve të Familjes. I madh je si e kape. E more vesh ca ka thënë Fahri Balliu apo jo? I madh është dhe ai. Kam filluar ta kem qejf. Ka thënë që Fania t’i ndërrojë emrin News 24, se medie me numra kam vetëm unë. Unë do hap TV 55 tha dhe s’ka lezet të ketë dhe TV News 24 dhe TV News 55.
-Lëre mo do bëjë Fariu TV. TV kam vet. Jemi të Familjes ne, s’kemi punë me partinë. Tani si thua ti se do më marr Doktori për pak, çfarë t’i them unë.
-Thuaj që foli prapë Gimi me ata në Uashington. E ka saju komplet Rama. Tani duhet t’i kërkojmë dorëheqjen. Do ketë dhe një deklaratë nga Uashingtoni për këtë. Kam folë unë me ca miq aty.
Ra telefoni. Polici i kishte vënë gjobë makinës së Fanes para Rognerit dhe shoferi po kërkonte ndihmën e Fanes.
-Po zoti kryeministër, i tha Fania.
-Jam shoferi, i tha tjetri në telefon. E di, e di, hajt se vij aty e të sqaroj. Mos bë asnjë veprim pa ardhur unë. As mos i dëgjo ata që ke rrotull fare. Si…, mirë, u thuaj që po vij unë tani dhe s’ua mban atyre..
Gimçja po dëgjonte i lebetitur.
-I madh zoti President, i madh, tha. Ja paske arrit kësaj dite. S’kam dëgjuar asnjë të flasë kështu me zotin Kryeministër. I madh je, i madh. E shkatërruam, i thuaj. Nuk i ndahem unë sa të jem gjallë. I madh je….
Fania u largua ndërkohë që Gimçja po merrje me puron. Kamerieri vrapoi ta arrinte t’i merrte lekët, por ai ndërkohë kish hipur në makinë. I dëshpëruar u kthye tek Gimçja dhe i la faturat mbi tavolinë.
-I madh je, i tha Gimcja. Pse mua mi lë faturat e milionerëve ti. Ai po shkon tek kryeministri, kur të vijë paguan.
-Shefo, e di ti sa kryeministra ka përcjellë pa paguar ai apo jo? Më jep lekët ndryshe njoftova policinë.
Shume i bukur. Me ngjan se keta personazhet po zvendesojne njeri tjetrin. Te gjithe me ngjajne me Blendi Fevziun. Duket sikur Fevziun ta kene hequr nga priza? Cudi ky djale si perfundoj ne nje kapak per tenxheren Sonile Meco?
O Gime o kopan shiko or se duke u marr me politike te marrin grate sic ti kane mare deri me sot