Fania dje kaloi një pasdite gjithë ankth. Ndryshe nga sa kishte pritur, Kolegji nuk u mblodh ta shpallte menjëherë kryetar Lul Bashën. Fania u bë nervoz dhe hipi në makinë duke bërë xhiro rrugëve të Tiranës. Urdhëroi shoferin të bënte xhiro nga dera e kryeministrit tek Banka e Tanit Kreditit. Vetë filloi të merrej me telefonin.
-Ç’po bëhet kështu, s’po e japin vendimin këta, bëjnë sikur mendohen…, i tha Tanit.
-Nuk e di, është pak e vështirë, por sidoqoftë do gjejnë një modalitet. Unë mendoj se do ta japin.
-Tanoo, na morën më qafë vëlla se u futëm dhe në shpenzime të reja.
-Ça ke ti mor burrë, ti firmën ke vënë, unë që kam marrë 3 milionë për ty e tre milionë për vete si t’ia bëj? U bë lëmsh kjo punë. Ishallah e japin vendimin shpejt të nisim ato pallatet tek Kombinati i Autotraktorëve dhe t’i hipotekojmë t’i kemi si kolateral të paktën.
-Sa të marrim mandatin ecën puna vetë mos çaj kokë. E kam unë planin gati. Unë ja gjeta anën Doktorit, i mora Uzinën në mes të Tiranës pa lek, jo Lulit. E qaj unë atë punë. I nxjerrim ato lek pa frikë.
-I nxjerrim, i nxjerrim vëlla, po kam dy vjet që shes naftën e Taqit, me bidona t’i marr paratë. Tani të rri të shes dhe apartamentet tona. Se ky është vend leshi. Një shkëndijë do dhe merr flak. Unë arkë rrogash e kam bankën. Po m’i hoqi lekët ia Burri, vdes për tri ditë.
-Po jo o mos ça kokë. Ja e merr Luli Bashkinë dhe i fusim një lavazh dhe nga Bashkia.
-Ah Fane vëllai ta dish ti me sa kosto të lartë po i mbaj gjithë lekët e shtetit aty. Ka ca ministra shkërdhatë që po nuk ua leve rrotën ta heqin borderonë. E shikon atë Genc Pollon që duket si burrë i mirë ti? Ka dy muaj që do të heqë rrogat e Ministrisë së tij t’i çojë tek Raiffaisen, se gjoja është agjent austriak. Hë, po e ha unë këtë. I thashë dhe Vanës. Po të jetë për agjente austriake ti je vetë, pse ia lë Gencit këtë punë. Ua, po ç’të bëj unë, tha, ja do flas një herë me teta Lilin dhe ndoshta i tërheq vërejtje ajo. Janë të poshtër shumë.
-Vëlla, di gjë ti pse i kërkuan këto tabelat e rezultateve këta, se mos na bëjnë ndonjë lojë?
-Nuk e di, po kam besim se do ta gjejnë një zgjidhje, s’ka kuptim ta lënë për dhjetë vota. Nuk ka as llogjikë ekonomike. Unë i majtë jam, Ed Ramën mik e kam, por ai s’ka harxhuar asnjë lek në këtë fushatë. Ai tjetri ka harxhu 30 milionë euro. Nuk lihet për dhjetë vota. Dhe si plan biznesi nuk shkon.
-Ku pyet njeri këtu për planet e biznesit të tjetrit. Këtu secili shikon bythën e vet vëlla. Kam frikë se do na bëjnë ndonjë gjëmë.
-Jo mo mos ki frikë. Ku je ti tani, eja pimë një kafe.
-Ja, isha deri tek kryeministri, tani sa dola, do shkoj pak nga presidenti t’i them dy fjalë atij mos na bën ndonjë shaka, dhe pastaj po kaloj andej nga ty. Ti ku je?
Unë jam tek TV Scan-i, tek ATN si i thonë këta fshatarët e PD-së, po shikoj pak nga News, dhe Shqiptarja, pastaj do dal pak nga Banka.
-Mirë vëlla, po dil dhe nga Banka ndonjë herë se me këto mediet merrem dhe unë nga pak. Mos ki merak.
-E di vëlla, e di, po banka ime bie për 24 orë po ra ai Burri. Boll të vijë Familja të tërheqë paratë për të dërgu jashtë dhe shkova për lesh. Ndaj më mirë i japim fort në media t’i mbajmë në këmbë ndryshe shkuam për lesh.
-Pse kanë shumë lek ë vëlla? Si nuk tregon mo burrë njëherë, sa sekret i mban. Kanë lek ë? Po të bëj ndonjë aksioner mo vëlla tek Birra Korça, se ja lashë Monikës tre vjet ma nxori gjysëm për gjsyëm me humbje. Mos janë më të dhimbsur këta të Familjes.
-Nuk e di se nuk më japin shumë konfidencë mua. Duhet të marr Vanën me të mirë se ajo ua mban llogaritë. Po kanë, kanë. Unë jam i lodhuri shumë në fakt. Ndonjëherë dua të iki të pushoj dhe të shkruaj ndonjë libër.
-Libër…haha, pse mo, dhe ti shkruan libra?
-Shkruaj mo burrë bile dhe i botoj, por janë popull derr, as falas nuk t’i marrin kur ua jep. Le një herë që desha t’ia jap Zonjës atij Burrit një kopje në ato ankandet që bën ajo. Ju afrova dhe ja dhashë si dhuratë. Merre, thashë, ky është produkti im i fundit.
-I kam fletëpalosjet, i kam, më tha, m’i ka sjellë Vana. U preka shumë në fakt se nuk e kuptoi fare që ishte libër dhe që i kisha shkruar unë.
-Hahaha, qenka e fortë kjo vëlla. Nejse mos hap llaf që shkruan libra se dukemi grup jo serioz, se këta që shkruajnë libra janë të lajthitur. Duhet të jemi serioz dhe të përqendruar se tallin trapin njerëzit pastaj.
-Fane, shiko, unë jam qytetar, unë nuk kam këtë edukatë dhe me mua duhet të bësh kujdes të mos më fyesh librat po deshe. Kredi kërko sa të duash, sa të jetë ai Burri të jap unë dhe sikur të hipotekosh flamujt e LSI, nga falimenti të shpëtoj unë dhe sikur të kesh borxhe më shumë se sa mblodhi pare Lul Basha në Tiranë, po librat mos m’i shaj. Shiko se unë jam çun qyteti, kam edukatën time….
Biseda ndërpritet nga një telefonatë për Tanin e Kreditit.
-I kujt firme është autoboti… Shumë mirë.. sa tonë naftë ke… ok, lekët do m’i japësh mua se ai mashtruesi ka nja 30 milionë akoma pa na i shlyer. Menjëherë vij unë t’i marr aty ku je, mos luaj. Ndaj jemi në shërbim të klientit.
-Ika unë Fane, tha, se kapa një maune naftë që po shitet, të shkoj t’i marr lekët se ai s’ma paguan më kredinë.
-Po s’morëm vesh ç’u bë nga Kolegji, i tha Fania i hutuar.
-Hajt se mirë do bëhet, i ka modalitete të fitojë ai.
Qafsha ty moj Shege ,ngeli plonci vare.Ku jemi katandisur.Eshte vertete humor,por realiteti dhembshur,ndaj dhe smund ta ve buzen ne gaz ..