?Fania dje si zakonisht i zuri pritë Tanit Kreditit para bankës për të qarë hallin për ndonjë kredi që mund të jetë në shitje nga ata që nuk paguajnë dot. Por Tani po vononte. Shkoi dhe tek vendi ku ha petulla me mjaltë dhe nuk pa as rojen e tij jashtë. Mori Baboon në telefon për ta pyetur a ishte tek puna a jo.
-Këtu është Fane, tha. Ka ardhur që më 7 të mëngjesit. Do gjithë fjalimin e Fyles dhe debatin që është mbajtur brenda në sallë.
-Po më thuaj dhe mua ndonjë gjë çfarë thuhet të nxjerrim ndonjë gjë me titra t’i bëjmë qejfin këtij Lukes. Ja kanë njohur mandatin besoj?
-Më duket se akoma, i tha Babooo me gjysëm zëri. Po Tani i Kreditit e di më mirë se lajmet në fillim kalojën nga ai dhe ai ua shpjegon gazetarëve.
-Po çfarë u ka shpjeguar deri tani?
-Në fillim ishte i gëzuar se Fyle kishte thënë që Shqipëria ka bërë progres ekonomik… Duhet të japim me titra të mëdha këtë, tha. Ka shumë rëndësi. Rritet prestigji i Bankës, japim më shumë kredi, kemi shanse të marrim dhe lekët që kemi dhënë…
-Shumë mirë, shumë mirë, tha Fania. Po tjetër?
-Pastaj na dërgoi dikush të zbardhur debatin e Albana Vokshit me Fylen…
-Ç’i ka thënë ajo… ajo është e madhe. Ajo është burrë tamam, i kap për koqe ata…
-Ajo i kishte thënë që a e di Brukseli se Edi Rama do të rrëzojë qeverinë?
-E ç’i kish thënë ai?
-E di, i kish thënë. Në çdo vend opozita këtë punë bën.
-T’i marrë të keqen qeverisë ai, tha Fania… Po tjetër, tjetër?
Pastaj ishte ngritë Mesila Doda, dhe i kishte thënë Tania Fajonit. A e di ti që Griselda nuk ishte shtatzanë?
-Më falni, ndërhyri Fyle që dëgjoi vetëm fjalinë që nuk ishte shtatzanë. Kush ka abortuar?
-Askush, ky është problemi, thotë Mesila. Deshën të na akuzojnë politikisht sikur kemi ushtruar dhunë mbi një grua shtatzanë që ishte e fejuar e një kandidati socialist, por e vërteta ishte se ajo nuk ishte shtatzanë.
Fajon që ishte hutuar nga e gjithë kjo, rrudhi vetullat dhe tha vërtet?
-Vërtet, i tha Mesila. Dhe t’i vijë zor Edi Ramës që nuk pyeti burrin e saj a i vinin në rregull menstruacionet apo jo? Si mund të mos e dinte ai këtë. Ju e dini zoti Fyle se kur ngelesh shtatzanë ato ndërpriten….
Fajon dhe Fyle kishin ulur kokën dhe nuk dëgjonin më.
I revoltuar ngrihet Damiani nga opozita.
-Këto janë shpifje, tha. Nuk është e vërtetë që ajo ka thënë para 9 muajsh që jam shtatzënë, por vetëm muajin e fundit dhe ajo nuk kish mbush akoma muajin që t’i vinin ato. Por ju tu vijë turp se nuse e Lul Bashës ka 3 muaj që ka thënë që jam 7 muajshe dhe akoma nuk ka lindur. Bile kryeministri çeli fushatën duke treguar që është shtatzanë dhe s’ka lindur akoma. Ju gënjeni për afatet, ju nuk e mbani fjalën, jo ne, ajo nuk qe nusja jonë, e fejuar ishte…
Fajon dhe Fyle kishin zënë veshët.
Ndërhyn Albana Vokshi.
-Ik mor ti plehër, do na tregosh ne ti kur do mbarsemi e kur do pjellim sikur do na mbash qiririn ti.
Gjakrat u nxehën dhe Fyle dhe Fajon kërkuan përkthim të debatit. Në mikrofon interpretja tha se po diskutojnë probleme gjinekologjike.
-Qartë, tha Fyle. Po çohemi. Na njoftoni kur të lindë gruaja e Lul Bashës dhe kur të ngelet shtatzanë Griselda. Ne po largohemi të bëjmë deklaratë të njëanshme.
Të gjitha këto Fania i dëgjonte gojëhapur.
-Po i di Doktori të gjitha këto o Baboo, i tha.
-I di, i di, ja ka thënë Tani i Kreditit që në mëngjes sa i mori vesh, i tha Babooo.
-Po pse mo burrë i digjni këto gjëra. Po m’i thoshit, t’ia thosha unë se ngela duke paguar pare dhe s’i kam thanë një gjë në telefon. Bleva katër media vetëm për një telefon dhe akoma s’ma ka bërë. Bleva dhe Universitetin e parë juridik më të mirë dhe prapë s’më ka marrë në telefon. Ai Henri Çili merr një Universitet dhe një gazetë shko ha drekë me Argitën. Po pse o, budalla jam unë të harxhoj lekët kot. Ju duhet të më jepni informacion. Jo të gjitha Tanit Kreditit. Ai flet me të se ka dhe Vanën, kanë dhe lekët aty ata. Unë për këtë po i blej gjithë këto gjëra. Mos ma bëni këtë.
-Do mundohem, do mundohem, i tha Babooo, po ti e di që jam në pozitë të vështirë se më ka marrë inat për atë gjobën atëherë ai dhe akoma më rri ftohtë. Po do mundohem, do mundohem. Unë ju e dini që jam në dispozicion.
Nuk i keni thene te gjitha ju te Temes :
Fule duke u larguar nga mbledhja pat mermerritur ; heren tjeter takimin nuk do ta bejme ne PE, por ne Maternitet.
O Mero i madh je . Sa kom qesh. Me iku dhimbja e kokes.
Prandaj qenka semure sala qeni. I ben “nder vetes” te mbaje bushtra dhe monstra te tilla.
FLM MERO
haaaaa hhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
I forte o 21 Janari
hahahahahahahaha e madhe Kjo
Or mos i ka bere gje edhe Tanja Fajonit Fylja pas kesaj se keto bucet ta ngrefin e s;ta shkrefin
Thone se Fania e ka kusheri te larger Fajonin
O Mero, i gjigand!