Lajmet se Fania nuk po gjente dot elb për birrën e tij në Korçë u bë problem i madh. Bankat u shqetësuan seriozisht se nuk u dilte llogaria nga do t’i gjente paret Fania t’ua kthente. Duhej bërë diçka e zgjuar që bankat të qetësoheshin. Kishte dy ditë që vriste mendjen çdo mëngjes tek kafja e tij, kur pa që po kalonte i gëzuar Gim Nesho para vilës së Enverit.
-Gimi, eja pi një kafe, i tha, se dua një mendje nga ty!
-Patjetër zoti President, i tha Gimi dhe futi dorën me urgjencë brenda xhaketës mos i dukej puroja rezervë që mbante.
-Na sill dhe një cigare që ta shtyjmë muhabetin, i tha. Ja dërgo këtë djalin se këtu afër është ai dyqani, dhjetë metra më lart.
-Shko merr dy puro, i tha Fania kamerierit. I thuaj vjen t’i paguan Fania pastaj.
Djali s’po lëvizte nga vendi.
-Shko pra të them, i tha Fania.
-Nuk më jep pa pare në dorë, i tha. Po s’ka gjë se po i them më dërgoi pronari i kafes se jep për këtë.
-Ik tani ç’na lodh kokën, i tha Fania, se kemi muhabet. Kamerieri vrapo tek purot dhe Fania nisi t’i qajë hallin që kish me bankat e shqetësuara që nuk kish gjetur elb.
-Ta rregulloj unë, i tha Nesho. Flas unë me atë mikun tim në Uashington, t’i bëjë një telefon këtij që është kryeministër në Danimarkë se kanë pasur një lidhje ata, janë takuar një herë në një takim që isha dhe unë, ky danezi ka dikë mik që ka pasur një të dashur, që e njihte këtë ambasadorin e OSBE këtu në Tiranë. E vë unë në lëvizje këtë punë dhe merr ambasadorin një ditë dhe tregoi birrën që ke në Korçë.
-Ah flori të kam, i thoshte Gimit dhe i binte shpatullave. Ja se po vjen puroja ta pimë bashkë. Po kështu thua ti flori, ë, vjen ai? Vjen ai mo vjen, sikur ka ndonjë punë ai këtu. Zgjedhjet që kishin ata ja kanë besuar Doktorit, tani me nxitjen e prodhimit duhet të merret OSBE-ja, mirë të ka shkuar në mendje.
Ke dhe një favor se këto vendet gjermanike kanë teknikë shumë të mirë për birrë me kulpër, i tha Neshoja. Kështu që ti mund t’ia paraqesësh vizitën si një rast kur ke ndërru teknologjinë.
-Le flori se më shpëtove, e zgjidh unë këtë punë.
Të nesërmen ambasadori i OSBE ishte në dispozicion të Fanes. Shkuan në fabrikën e tij në Korçë dhe Fania zuri t’i tregonte gjithë mjediset.
-E shikon këtë, i thoshte, këtë mermer e kemi blerë në Gjermani. Shumë i shtrenjtë, më i miri… I shikon këto dritaret dhe dyert, të gjitha në Gjermani i kemi marrë, shumë të shtrenjta. I shikon këto pajisjet, të gjitha gjermane, janë shumë të shtrenjta… Ambasadori tundte kokën pas çdo shpjegimi të Fanes.
-Po birra, birra ku bëhet, i tha ambasadori, se godina qenka e bukur.
-Birrë nuk prodhojmë sot, i tha Fania, se ne shesim brenda ditës dhe kemi vendosur të bëjmë ca ditë pushim.
-Gut, gut, bënte ambasadori dhe vazhdonte dëgjonte shpjegimin për ndërtimin e fabrikës. Sa hekur, sa çimento, sa mermer, sa dru dhe duralumin ishte harxhuar.
-Gut, gut, tha ambasadori, po magazina e elbit ku është ta shikoj si e ruani lëndën e parë?
Fania u përtyp disa herë dhe filloi t’i shpjegojë.
-Elbi është një lëndë e parë e vjetër, që ka dal nga moda. Ajo që duhet të bëjmë ne është një linjë e re prodhimi i birrës nga kulpra.
-Gut, gut, dhe Paulaner nga kulpra me elb e përzierë bëhet, i tha.
-A bravo, ja flori je, i tha Fania. Tani ne duhet të bëjmë thirrje që bankat ta mbështesin këtë ndryshim të teknologjisë dhe të zhvillojnë biznesin.
-Gut, gut, bënte ambasadori duke vazhduar të provonte birrën e Fanes.
Kur mbaroi vizita, një tufë reporterësh e prisnin tek porta ta pyesnin ambasadorin për Kolegjin Zgjedhor.
Fania i revoltuar me reporterët nisi rojën e tij dhe i zboi. Kur ikën, ju kthye ambasadorit.
-Sa të jem unë miku yt, askush nuk ka për të kërkuar llogari për zgjedhjet dhe rolin e OSBE këtu. Keni ardhë për biznes këtu, për të zhvilluar Shqipërinë. Më ke mik mua.
-Gut, gut, bënte ambasadori i OSBE.
-Unë mendoj se ju si OSBE duhet të merreni me diplomaci ekonomike, i tha Fania. Mos u merrni më me këto zgjedhje e liri shtypi çfarë ka. Merruni me gjëra serioze, bëjuni presion bankave të na japin kredi, vetëm kështu ecën Shqipëria.
-Gut, gut, i tha ambasadori i OSBE. Gabim e ka Baboo që nuk e pi. Birra mirë. Do shkruajmë në raportin e OSBE që përveç zgjedhjeve ka arritje dhe në birrë.
ate roland qafokun e pashe ne nje tv. tjeter ka ikur nga ora news
Gut, Gut Fane, por kujdes se birra e ke bishtin mbrapa
Fania kishte nderruar perseri drejtorin… Me emerimet e stafit qe ka tek Birra Korca, Fania duhet te nxjerre para dhe nga kompanite e basteve pasi kam degjuar se kane filluar ti kuotojne drejtoret se sa gjate do i mbaje Fania ne detyre. Iku danezi, iku kosovari, iku belgu, erdhi ky i riu, keto brenda nje viti e pak.
Oh sa kam qesh kur e pashe tek lajmet Fanen,nuk e njihja dhe e cova kastile tv te News 24,se me thene te drejten qe kur e blene keto palacot nuk e shoh me…Tamam surrat Zorraxhiu,hahaha…Te mendosh qe ka biznes ,tv,gazete ,radio,ajo lloj fytyre…Si ka mundesi qe te gjithe servilat kane te njejta tipare???
me qiri i kerkon evropa keta ambasadore??????????
sic kemi kryeministrin na dergojne edhe ambasadoret….ishte pikerisht ky palo ambasador qe i quajti zgjedhjet e 2009 te rregiulta. protestst ne fillim duhet te drejtohen per te nxjere te padeshirushem keto plehra….pa mbeshtetjan e ketyre berisha sdo te qendronte as 24 ore ne ate vend.
Vizita e ardheshme e Amb. te OSBE do te jete ne Fany University ku ai do te thote :
ky eshte “inkubatori” i administratoreve te ardhshem “te pavarur” te prceseve zgjedhore.
Z.Amasador paska pire shume birreprandaj dha ate interviste.
AMBASADORI I OSBE RREKELLEU EDHE KRIKLLEN E FUNDIT TE BIRRES DHE PASTAJ TERHEQ FANEN MENJANE DHE ME LEZET E PYET: O FANE, A KE NDONJE PALLAT NE NDERTIM ANDEJ NGA SARANDA APO POGRADECI? JO I THOTE FANIA, SE ATA JANE NEN KONTROLLIN E SOCIALISTAVE DHE MEGJITHESE UNE E KAM PASE BABEN KOMUNIST, VETE JAM KAPITALIST I DJATHTE. PO TI SI E KE PUNEN, ME THUAJ? SE E FLAS ME LALIN UNE, ME SALEN.
JO MO I THOTE KY, POR AI PARA MEJE, QE TANI ESHTE NE KOSOVE, IKU NGA SHQIPERIA ME DY VILA: NJE NE SARANDE E NJE NE POGRADEC, TE DYJA I BLEU ME PARA NE DORE – PAGOI ME DUKET NJA 10 MIJE EURO PER TE DYJA VILAT. PO TI SI TA KESH- MENDOJE KETE PUNE, SE OSBE PRET, KEMI KOHE DERI SA TE VENDOSE KOLEGJI ZGJEDHOR. ME THUAJ PO TU DESH NDONJE CIKE ELB, SE KEMI NE DISA TONE STOK ANDEJ NGA AUSTRIA.
mos harroni se ambasadori beri nje takim me dyer te mbyllura me prokurorine e Korces. c’te donte valle?… mos e ka me ate gjyqin per priftin e greqise qe u denua per boboshticen? jepi Antena, nxirrja kallajin kesaj. mundesh?