Shpërthen lufta mes Fanes dhe Sandrit për çështje të bankave

7 Qershor 2011, 22:03Antena TEMA

?Fania mësoi se Doktori do fliste dje në një takim për bankat. U çudit shumë se si do shkonte aty pa u konsultuar një herë me të. I vetmi njeri që i njeh bankat me rrënjë e dhëmballë në Shqipëri është ai. Ai njeh drejtorët, sekretaret e tyre, drejtorët e kredive, dhe di gjithë hallet e tyre. Kjo e fundit ia rrit shumë shanset për kredi, se në vend të hipotekojë diçka, i zgjidh ndonjë hall ndonjë drejtori dhe merr kredinë. U bë pak xheloz kur mendoi se në vend të tij do kishte thirrur Tanin e Kreditit. Me siguri që e ka thirrur atë, tha me vete, se ai e mban veten për bankier, por në fakt është thjesht shitës nafte Ballshi dhe sportelist rrogash i qeverisë.

Për një moment vendosi të shkonte vetë tek takimi, por u kujtua se aty mund të ishin gjithë drejtorët e bankave, të cilët sa ta shikonin do ta harronin konferencën dhe do t’i turreshin atij. Foli me Baboon për këtë çështje. Ai i dha një sugjerim interesant. Ne çojmë furgonin për transmetim direkt, i tha, dhe ti e ndjek live, por nuk je aty, d.m.th ti i shikon po ata nuk të shikojnë.

-Perfekte, tha Fania i gëzuar. Kështu kishte mundësi dhe të kuptonte si do shkonin punët e bankave dhe nuk ishte i shqetësuar nga borxhlinjtë.

Doktori foli gjatë dhe pa letër. Fania u mahnit kur tha që gjithë bankat shqiptare janë banka të huaja dhe asnjë nga ato nuk ka falimentuar.

-Po Banke e Tanit, tha, po atë pse s’e zuri në gojë. Mos i ka ngelë qejfi me Tanin e Kreditit, tha me vete. Apo s’e përmend për modesti se e ka bankën e familjes??

Shumë pikëpyetje kishte në kokë.

-Si thua ti, e pyeti Baboon, pse nuk e përmend bankën e Tanit të Kreditit, por vetëm bankat e huaja?

-Po ç’të të them unë o Fane, nga ato ka frikë se mos i ikin dhe i bien, se Tanin e Kreditit e ka të punësuar të Familjes, e di gjendjen. Pastaj Tani i Kreditit s’ka si të falimentojë se rroga ndan, është bërë si sportel rrogash. Kur ka lek qeveria ndan rroga, kur s’ka, nuk ndan.

Pastaj u shfaq Fullani. Ky ja hiqte trurin fare Fanes. Edhe pse e ka ndihmuar në shumë kredi, pasi Fania ka qenë i detyruar t’i çojë disa arka me verë të shtrenjtë në shtëpi, dhe disa arka me karkaleca të freskët, Fullani prapë ishte skeptik me të. Sa herë mbledh në konsultë drejtorët e Bankave të nivelit të dytë, fjalia e parë që pyet është: Ky Fania u ka paguar ndonjë lek, apo pret të fitojë Lul Basha?

-Akoma pret, i thotë greku i Tirana Bank. Nuk dimë se ku do t’i gjejë lekët ky Lul Basha që do t’i japë, por ne na ka çuar buzë falimentit. Ka vetëm një apartament në bllok dhe atë e ka hipotekuar në 7 banka.

Të gjitha këto fjalë i shkojnë Fanes dhe ai ishte bërë keq me Fullanin. Akoma më keq është bërë kur ka mësuar se Sandri po paguan shumë që ai të mbetet prapë guvernator. Fullani ja ka shpërblyer se i ka dhënë 12 milionë euro për rikonstruksionin e Bankës dhe ca të tjera për Hotel Dajtin, por Fania nuk dorëzohet. Jam gati të bëj dhe Tan Hoxhën guvernator, tha një ditë, vetëm ai Sandri të mos shfaqet para syve më.

Ashtu nervoz siç ishte, ndërron kanalin dhe sytë i mbetën tek ABC. Ç’të shihte. Kishin marrë kronikën e Fanes tri ditë më parë për Birrën Norga kundër Bankës Raiffaisen dhe e kishin kthyer mbrapsht, d.m.th mbronin bankën Raiffaisen dhe sulmonin birrën Norga.

-Pisi, tha Fania. Është bërë xheloz se mbrojta unë biznesin dhe sulmova bankën. Mendon se ai e bën ligjin këtu. E dija që do ta bënte këtë. Do t’i ketë thënë ai Fullani. Baboo, duhet sulmuar patjetër. Nuk mund të më bëjë karshillëk Sandër mafishja mua.

-E bëj unë patjetër, tha Baboo. Kam shumë respekt për këta të birrës. E kanë pas traditë na sillnin dy koli me birra çdo vit që bënin reklamë. Kam shumë respekt.

-Lere mo respektin ti po puna është parimore. Po na i morën gjithë bankat pronat kështu, na merr lumi. Mua s’kanë ç’më më marrin këtu, se këtu vetëm arkiv lajmesh ka, por kam ca kredi të tjera. Dhe me ato s’kanë ç’të më marrin se një apartament kam hipotekuar shtatë herë, por sidoqoftë s’kanë pse ma marrin, ta kem dhe atë. Ore Baboo, si thua ti, ta ketë parë Doktori këtë kronikën e Sandrit apo jo?

-Po ta shikojë, të jesh i sigurt që do ta bëjë copë, se Doktori e ka zët shumë kur dikush bën diçka pa leje në emër të tij.

-Ashtu thua ti ë? Mirë vëlla, ma hoqe pak merakun. Unë do flas vetë me të do t’ia them të gjitha. S’mund të durojmë tani të bëjë ligjin Sandri dhe në banka. O i njoh unë bankat, o nuk i njeh njeri. S’mund të na e kalojë Sandri dhe këtu. Sandri e ka shtyrë jetën me gjoba, unë e kam shtyrë me kredi. Nuk jemi njësoj në këtë pikë.

-Të drejtë ke vëlla, i tha Baboo. E ka thënë një miku jonë, njësoj është si të mbytesh në një pellg ujë, si të mbytesh në oqean. Të paktën vdes i ngopur.

-Jo, nuk e lë Sandrin unë të bëj këto pisllëqe. Sot Doktori mbledh gjitha bankat dhe i falenderon, del dhe Sandri sikur mbron bankat që të duket me Doktorin. Jo, këtë s’e lejoj më. Hera e fundit që e tolerojmë meqë është punë banke dhe duete sikur e ka porositur sulmin Tani i Kreditit. Po herë tjetër nuk e lëmë më. Se ky i ABC bën sikur është një familje dhe me Lul Bashën. Po nuk erdhi fare për atë punë. Ja tregoj unë qejfin këtyre.

 

 

 

 

 

4 komente në “Shpërthen lufta mes Fanes dhe Sandrit për çështje të bankave”

  1. jashari says:

    keto fejtone ketu jane gjeja me e bukur ??????? hahahahaahah

  2. 21Janari says:

    Personazh interesant ky Baboo.
    Megjithate Gim Neshoja ja kalon si “karakter “.

  3. 21Janari says:

    http://www.tvklan.al/ eshte bllokuar sot.
    A thua te jete veper e Fanes?

    Nje episod i ri lindi:
    “Shperthen lufta e Fanes edhe ne Internet. Sandri bombardohet me “kalin i trojes” me emrin “no more chanses”.

  4. toma says:

    Kur u be fane hunda per biznes, qe akoma mbledh me gishta….leqe keta kapteret e kohes se xhaxhit kane dale te forte, blejne nje kostum e kollare e ju duket vetja kryeqytetas…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje