?Një blerje e re e madhe e Fanes ka tronditur tregun e arsimit privat në Shqipëri. Universiteti i parë i ligjit në Shqipëri tani do të ketë pronar Fanen. Themeluesi i tij u largua se doli në pension, dhe meqë këstet e kredive ishin të larta, ja besoi ato Tanit të Kreditit. Këtij të fundit meqë i ngeli në dorë si në shumë raste të tjera, gjeti Fanen për ta transferuar kredinë. Ky paska qenë dhe fati më i ri i Fanes. Deri më sot ishte lodhur kot duke gjetur objekte t’i vendoste kolateral për të marrë kredi. Tani Tani i Kreditit i ka sugjeruar një formë tjetër skede, kredi të gatshme. Dështon një njeri për shembull që ka marrë 7 milionë kredi, nuk e paguan dot, i kalon kredia Fanes. Kështu dhe Tani i Kreditit është në rregull me pronarët e Bankës dhe Fania zgjeron bizneset e tij edhe pse të falimentuara.
Dje Fania u takua me sekretarin e Universitetit që ka blerë. Fillimisht biseduan për pasuritë e patundshme të Universitetit dhe pastaj për biznesin e tij. Pastaj filluan të bënin llogari.
-Sa studentë kemi gjithsej, i tha Fania.
-Po vjet na ra 40 për qind numri, i tha sekretari, por me pak reklamë sivjet në mediat e tua, mund ta rrisim.
-Patjetër, tha Fania. Këtë e kemi në dorë, s’ka problem.
-Ma thuaj pak, nëse marrim 300 studentë, sa para mbledhim?
-Po shkon tek 600 mijë shef.
-Ashtu… Sa para duhen për pedagogët në vit?
-Po duhen nja 300 mijë shef…
-300 mijë… ashtu. Po tjetër çfarë shpenzime kemi?
-Po nja 120 mijë janë taksat shef…
-120 mijë…. ashtuuu. Sa mbetën dhe 180 ë… ashtu. Tjetër, çfarë shpenzime ka?
-Po janë ca kosto administrative që shkojnë tek 80 mijë në vit.
-Ashtu ë… dhe 100 mbeten… ashtu.
-Kemi gjë tjetër për të paguar?
-Po duhet ndonjë gjë nën dorë nga qeveria shef të marrim ca mastera se na grinë këta të tjerët. Duhet të paguajmë ndonjë gjë…
-Ata i ndihmon ai Genc Pollo. Me atë s’kemi punë, do ta bëjmë copë. Di unë si marr hak ndaj atij. Tani ti më nxorre si rruar qethur se unë nja 300 mijë euro në vit i kam këste kredie për këtë Universitet. Pse nuk thua ti që unë dal me humbje… më shkurto pak këtë listën e pedagogëve, bëje gjysëm, d.m.th 150 mijë euro në vit.
-Po jo shef se janë lëndë që duhen dhënë dhe kanë rëndësi ato…
-Ule mo po të them sikur çfarë do mësojnë ata. Unë që s’kam mbaruar Universitet dhe i di gjërat në majë të gishtave. Sikur çfarë u mësojnë ata. Një mut u mësojnë.
-Nuk e di shef, s’e ul dot numrin, fol me rektoren që të dimë çfarë të shkurtojmë.
-Rektor jam vetë, ç’më duhet rektori.
-Ju jeni pronar shef, por rektori duhet me grada. Gjej një kot, po me grada ama.
-Ashtu ë… mirë. Atëherë mbaj shënim: Pedagogët përgjysmohen, studentët dyfishohen. Një pjesë do të jenë të rregullt, një pjesë do të jenë part time…
-Po nuk na lejohet part time ne shefo…
-S’ka gjë, e shkruajmë student dite. Dhe e bëjnë part time. Vijnë një herë në vit dhe paguajnë 4 mijë euro vitin. Bëji dhe një herë llogarit sa lek fitojmë?
Sekretari nisi nga llogaritë. 150 mijë i fitojmë nga shkurtimi i pedagogëve, 800 mijë i fitojmë nga dyfishimi i studentëve që nuk vijnë fare… po mirë dalim shef, shkojmë tek një milion euro me këto dy lëvizje.
-Ja pra si nxirret leku. Me kaq jemi në rregull. Pastaj me të parë, me të bërë, duke ecur, duke shkurtuar akoma pedagogët, duke rritur akoma studentët. Qëllimi është të arrijmë një pikë që të kemi vetëm studentë dhe një listë kot pedagogësh. Pastaj i firmos vetë diplomat se këta pedagogët të çajnë trapin, bëjnë si profesionistë, nuk vënë dot një 5.
-Mirë shef po Universitetit do t’ia ndërrojmë emrin apo do t’i lëmë këtë që është?
-Leri atë një herë se është emër i dëgjuar dhe janë familje patriote. Pastaj duhet menduar për ndonjë emër…
-S’ka problem shef, po vazhdoi kështu si thua ti do bëjë shumë bujë dhe do quhet Universiteti i Fanes, ose Fani University, në anglisht.
-E si përkthehet kjo në shqip?
-Universitet i lezetshëm, si për të qeshur d.m.th..si të ta them.
Fania e pa vëngër dhe nxitoi të ngrihej pasi në derë u shfaq më vërtik të madhe Gim Neshoja, i cili sapo pa Fanen, fshehu puron e vet në xhep të xhaketës me shpresë se do i kërkonte Fanes një të ri. Fania bëri sikur nuk e pa dhe vrapoi jashtë derës me planin e ri të biznesit në kokë për Fani University.
Gimi i Gaqos se Neshajve nuk ndaloi me kaq. Puron ne xhep e vrap pas Fanes duke i thene me nje fryme: Fane xhan, po prit bre burre se ke nevoje per nje rektor e me ke mua nje yll drite qe do ta beje shollen e dites me te mire se ate te nates. Se kam eksperience une, se kam qene akademik, se kam qene shef i madh une, drejtor instituti kam qene. Fania ikte edhe ai me vrap e i thoshte: Gimo ik, ik or se po vjen Babo dhe Babo akoma nuk ta ka harruar gishtin qe i luajte, prandaj ti beri bythet cope. Fane o Fane, i lutej Gimi, me bej rektor aman se une jam elektronist me profesion por tere jeten avokat kam punuar, sa tek Nano, aq edhe tek Sala, se me pelqen te rreshkas si ngjala. Babos do ja fus edhe une, do e shohe punen e bythes Baboja, po nuk ja bera edhe une me vrime, naaaaa. Se jam fis nga Kapot une, jam cun blloku, e di edhe Sala punen time.
Funny personazhe,thene me popullorce:Zorraxhinj…
Akoma me popullorce: Fani University ?
Rrofsh,Mero qe na heq pak stresin…
E mire dhe fantazia e Zhulsit…
Mero ndonje barsalete me Herni Cilin edhe Artu Perto Zhejin ke apo nuk ta mban me keta edhe e ke zene me kete skraparlliun qe eshte me nje kembe ne varr?
Fania takon rruges Ngjelen dhe i qan hallin. O Taku, i thote, kam kete Gimin e Gaqos qe me eshte qepur: do rektor me 6 mije Euro ne muaj rroge. Kaq e ka edhe ajo zusha qe ka vene Cili ne universitetin e Argites. Taku, ndalon, ngre gishtin lart dhe i thote: kush more, Gim llapushi do rektor? Po, po une e kam kusho more, se mamaja e tij dhe babai im kane qene femije tezesh. Ik ore pirdhu thuaji, se ai edhe shkollen e ka marre me emrin e Gaqos. Tape topi ka qene. Rektor bej une, po jo pinjolli Nesho, se eshte bythec.
Vazhdoni se na knaqet! Cdo dite nje histori antistres! Jane te shkruara me humor, por jo se s’jan te verteta. Perderi sa ka njerez qe quhen lege……………, pse te mos kemi shkrime si kto? Ashtu si te gjitha gjerat qe ka fut hundet ky tipi, pse te mos kete dhe universitet, qe te shkoj per lesh, ashtu sic kan shku per lesh te gjitha, ku ka shkel kemb e tij. TV-is ka ndryshu faqja, s’shifet me.
Edhe sa te ardhme do kene keta? E veshtire, une s’pergjigjem dot, te puesim Salushin.
Beni universitete dhe sillni studente nga kozmosi pastaj.Me pas keni per tu bere nje mut mu tek emri.Me vjen keq qe mund te prdorni dhe emra patriotesh te ndershem.Te pakten perdorni nga ata pickaret e demokracise se Sales.