Fania, dyshime për Tanin e Kreditit

8 Qershor 2011, 20:20Antena TEMA
Fania, dyshime për Tanin e Kreditit

U bënë dy muaj që Fania ka blerë gjithë atë grup mediatik dhe  Doktori ende nuk e ka thirrur asnjëherë si Sandrin. U bë një muaj që Fania kalon çdo ditë poshtë zyrës së tij, por ai asnjëherë nuk i ka thënë ‘ngjitu lart’. Ëndrra e tij është të parkojë makinën mbi trotuar para kryeministrisë, t’i flasë rëndë rojes së Gardës, të bëjë sikur flet në telefon dhe të ngjitet lart. Sandri vazhdon ta bëjë këtë rregullisht. Për këtë mblodhi tre gazetarë të besuar tek News dhe i mori në kafe.

-A u merr Tani i Kreditit në telefon për ndonjë lajm, i pyeti.

-Na merr që më 7 të mëngjesit, i tha e para. Na pyet gjerë e gjatë çfarë kishte gazeta, çfarë ka titra të reja dhe e mbyll. Pastaj na merr prapë.

-Po ju nuk e pyesni çfarë të duhen këto që në 7 të mëngjesit, e pyeti Fania.

-E kemi pyetur, i tha e dyta. Thotë që ja kërkon Doktori se shkon në takim në orën 9 me të.

Fania u skuq dhe u bë spec nga inati.

-Ky Tani i Kreditit më është bërë si Prel Martini një herë e një kohë, tha. Prela merrte bukë e djathë e domate, futej në presidencë, zbriste poshtë tek klubi hante bukën me djathë dhe i linte gjithë takimet para presidencës duke u thënë njerëzve isha tek Presidenti. Dhe ky kështu bën më duket, shkon takon Vanën çdo mëngjes që i raporton për Bankën dhe u thotë isha tek Doktori.

-Meqë pyete, i tha e treta, kemi dhe një problem. Ky Tani i Kreditit tha do tu marr në test të gjithëve, dhe një nga pikat e testit është që duhet të kemi lexuar disa tregime të Tanit Kreditt. Di gjë ti, bën tregime ky?

-Po ç’tregime bën ai moj derëbardhë. Çdo rrëfejë ai, kush është pronar banke a kush ka borxhe në bankë? Do të marrë ndonjë para nga Banka dhe vërë njërin që i bën ca si tregime dhe vë emrin e vet. Me këtë rast merr dhe ndonjë lek, duket dhe si intelektual. Por po ju tha prapë, punojani dhe ju. Më falni, i thoni, se nuk i kemi lexuar, po ti i ke lexuar? Lesh, as ai s’i ka lexuar. Atë e zë libri deri tek faqja 4.

-D.m.th shef ne mos t’i raportojmë atij për lajmet që në mëngjes?

-Nëse iu thotë i dua për Doktorin, mos i raportoni se gënjen. Lidhjet me Doktorin këtu i mbaj vetëm unë. Ai është i punësuar i Doktorit. Familja e ka caktuar bankier t’u ruajë paratë dhe aq. Ai vajti ja dha të gjitha Taqit dhe tani shet natë me bidona t’i mbledhë lekët. Ai po të ndërrohet qeveria e çon Bankën për lesh për dy javë se vetëm rroga qeverie shpërndan dhe merr kredi për vete. Pastaj rrinë e flasin për mua që kam shumë kredi. Unë kam vërtet, po i kam marrë me guxim nga gjithë bankat, jo si ai që i merr gjithë lekët nga Banka e vet.

-Shef, dhe diçka tjetër, na ka thënë ça lajme që të ketë për naftën e Ballshit, të kalojnë nga ai. Ne i thamë që për këtë sektor ne i raportonim Baboos, por ai tha nuk dua lajme të tilla, duhet të më njoftoni menjëherë. I thonë 77 milionë, euro tha, pa i mbledhur ato s’më tret dheu.

-Po Baboo çfarë bën kur thotë ai kështu?

-Baboo kruan kokën me nervozizëm dhe na mbush tavolinën me zbokth, i tha e para.

-Ashtu ë? Do ta heq fare atë plehrën se po luan me dy porta, tha Fania. Mirë, tani shpërndahuni dhe bëni kujdes për sa u thashë. Atij mos i raportoni se me Doktorin lidhjet i mbaj vetë. Ai ju gënjen. Ai i raporton Vanës, ajo Lilit, kurse ajo vetëm gjëra pa rëndësi i thotë Doktorit se nuk do ta shqetësojë. Gjërat e rëndësishme i zgjidh vetë.

-Dakord, e kuptuam, thanë gazetaret dhe u larguan. Fania u lehtësua pak. Sapo dolën gazetaret, hyri Baboo.

-I madh, si do vejë kjo punë, tha. Kujdes mos i thirr këto çupëlinat më vete se janë të poshtra. Ma ka bërë mua njëra tek Vizioni. Më zuri rrugën s’më linte të kaloja, më mori duart, m’i vuri mbi gjoks të saj, më regjistroi dhe më bën presion akoma. Kujdes se ta bëjnë këto.

-Jo more, tha Fania. Jo, mua mu dukën goca të mira. Pse nuk thua ti që paske hall. Po ja more videon apo jo?

-Po jo mo i madh, si t’ia merrja. Ajo më kërkoi t’i blija një celular ndryshe nuk e prishte videon. Bëra llogari që mund t’i jepja celularin tim, por e donte të ri. Të ri s’ia blija dot se kisha hall mirë celularin që ja bleva, po sikur të ruante kopje të videos. Dhe e lashë fare.

Fania po dëgjonte i tronditur.

-Mirë që më lajmërove, tha. Se kam ca dyshime që ky Tani i Kreditit mund të më punojë ndonjë rreng se ka filluar u bën presion gazetarëve sikur ky është TV i Familjes dhe ai është përfaqësuesi i tyre këtu. Mirë që ma the të bëj kujdes. Po gabim ke bërë që s’i ke blerë celularin se do ta kish heqë qafe, i tha Fania.

-Nuk ja bleva nga inati, tha Baboo, se ajo kishte një, po e donte për të dytë.

7 komente në “Fania, dyshime për Tanin e Kreditit”

  1. shoku babos says:

    O mero po ku ja ke marre vesh historine e vizionit me ate sekretaren. I papare je. Po ti e di pasionin e babos per veren e kuqe dhe pikturat. Thote se kur shkon ne france viziton vetem muzete, luvrin por kush e ka pare thote se viziton vetem tregun e pleshtit te bleje me demek ndonje gje origjinale. Kohet e fundit sikur ndryshoi se beri leke te madh te news

  2. TAFA says:

    Mbreme e pashe Baboon prape pa kepuce ne kembe, ashtu zbathur dyke kaluar nga shtepia e Gites. Nuk e mora vesh, po hynte apo po dilte nga shtepia, por nje gje pashe qarte: e mbante doren pas bythe dhe renkonte si ato plakat e Manalatit. Iku Baboo thashe, iku nga fiqiri.

  3. emvi says:

    ju lutemi me shuani nje kuriozitet. Kush eshte Baboooo?

    1. Kalaja says:

      Babarama, gazetari i Nwes 24

      1. asllani says:

        po ti kalaja kush je!!!!

  4. emvi says:

    Me-ro, me-ro, me-ro,me-ro ooooooooooooooooooooooooooo ……………………….. je i madh………., e filloj diten duke lexuar shkrimet e tua, dhe jam gjithe humore e optimizem

  5. patrioti says:

    hahahah kjo eshte rubrika qe ma heq trurin fare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje